Author: Hamdi Kumanova

Nga ndërmarrja publike “Hekurudhat” njoftojnë se komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 në relacionin Shkup-Kumanovë (Tabanoc) në të dyja drejtimet është normalizuar. “Ekipet e ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas heqjes së vagonëve u mobilizuan në mënyrë maksimale dhe punuan deri në orët e hershme që të rregullojnë binare dhe të sigurojnë lëvizjen normale të komunikacionit hekurudhor”, thuhet në njoftimi e kësaj ndërmarrje publike. Ata shtojnë me këtë është mundësuar lëvizja e komunikacioni në korridorin 10, përkatësisht Shkup-Kumanovë (Tabanoc) në të dyja drejtimet. Komunikacioni hekurudhor në këtë pjesë u ndalua për shkak të aksidentit që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Prof. Dr. Uğur Ünal duke vënë në dukje se brenda kufijve të Maqedonisë Veriore janë zbuluar 133.000 dokumente në gjuhën osmane, tha se tashmë Turqia ka arritur në një fuqi që mbron arkivat e saj në Ballkan. Ünal qëndroi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, në kuadër të protokollit të bashkëpunimit mes arkivave shtetërore të të dyja vendeve. Në një bisedë për Anadolu Agency (AA) Ünal vlerësoi bashkëpunimin bilateral mes arkivave, dokumentet osmane në rajon si dhe digjitalizimin e këtyre dokumenteve. Ai rikujtoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në sferën…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Gjorgje Ivanov gjatë mandatit të tij ka harxhuar shuma marramendëse të parave vetëm për lëngje dhe kafe. Për vetëm katër muaj janë harxhuar mbi 8 mijë euro, shkruan FOKUS. Më tej nënvizohet se nuk është ditur se kush ka pirë e kush ka pagur në Vilën Vodno gjatë mandatit të presidentit Ivanov. Fokus ka publikuar shpenzimet e presidentit Ivanov në katër muajt e fundit të mandatit të tij si president shteti. Fillimisht vërehet mungesa e kontrollit që do të bënte dallimin midis shpenzimeve private dhe shtetërore. Nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë në informata publike mësohet se vetëm në…

Lexo më Shumë

Deri në fund të korrikut, do të vendoset Оne stop shop në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, respektivisht në Tabanoc. Me këtë, udhëtarët gjatë kalimit të kufirit do të ndalen vetëm në një pikë kufitare. Ky vendim u potencua sot gjatë takimit dypalësh midis kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministres serbe, Ana Brnaviç në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Me këtë projekt do të shkurtohet koha e doganimit dhe të kontrolleve. Kalimtarët me makina dhe transportuesit do të ndalohen vetëm një herë për kontroll dhe në këtë mënyrë do të përgjysmohen pritjet në kufi.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i brendshëm Mitko Çavkov është transferuar mbrëmë nga burgu i Shkupit në ate të Shtipit. Transferimi është kryer për shkaqe sigurie. Edhe drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov ka konfirmuar këtë. Çavkov është dënuar me 18 vite burg për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku Çavkov ishte akuzuar si njëri nga organizatorët.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në Samitin e djeshëm për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Poznanj në kuadër të Procesit të Berlinit, porositi se po kthehet me garanca më të mëdha lidhur me marrjen e datës për negociata, si dhe me grant 43 milionësh për tre projekte të rëndësishme infrastrukturore. Zaev, i cili dje realizoi takim bilateral me kryeministrin francez, Eduar Filip, tha se është i bindur se të gjitha përpjekjet të cilat Maqedonia e Veriut i ka bërë deri më tani për marrjen e datës, si Marrëveshjen me Greqinë, reformat në sferat kyçe dhe angazhimet për një shoqëri të barabartë…

Lexo më Shumë

Në Strugë filloi Edicioni i 28-të i Festivalit Ndërkombëtar të këngëve dhevalleve të stilizuara të popullit shqiptar „Këngë jeho“. Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e vetpara mysafirëve të pranishëm theksoi se zhvillimi i një kombi matet me ngjarjet kulturoredhe se pikërisht ky festival, i cili me vite të tëra i bart vlerat tradicionale dhe kulturore,është njëri nga festivalet më të rëndësishme për qytetin e Strugës. Ky është viti i 28-të me rrallë se si Struga është organizatore e festivalit të artitfolklorik shqiptar „Këngë jeho”. Kjo i bie se ky festival tashmë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila ka qenë për vizitë pune në Komunën e Kërçovës, u takua me kryetarin e komunës Fatmir Dehari, me të cilin biseduan për disa çështje në sferën e mbrojtjes sociale në nivel lokal. Qëndrimin në Kërçovë, ministrja e ka shfrytëzuar që ta vizitojë edhe kopshtin e sapondërtuar për fëmijë dhe të takohet me të punësuarit në Qendrën për punë Sociale. “Me reformën sociale mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë më të prekur. Të punësuarit në qendrën e Kërçovës janë profesionistë dhe të motivuar dhe me përgjegjësi e zbatojnë reformën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot pati takim me drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës, He Jiting Siç bëri të ditur Kabineti i Xhaferit, në takim janë përshëndetur marrëdhëniet miqësore të cilat po zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit reciprok të sovranitetit, integritetit territorial dhe barazisë të të dyja vendeve. Drejtori He informoi për punën e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore, si një nga dhjetë komisionet të Kongresit Popullor të Kinës, i cili merret me çështjet e punësimit, mbrojtjes sociale, sigurisë në punë, mbrojtjes së…

Lexo më Shumë

Pas bekatonizimit të tërësishëm të rrugës së “UÇK”-së vazhduam me rregullimin e tërësishëm e trotoareve, ndërtimit të kanalit të ujit, mbjelljen e pemëve, vendosjen e pajisjeve urbane, shtypjen e sinjalizimit horizontal dhe vizëbardhave, vendosjen e anësoreve dhe asfaltimin e tërësishëm të rrugës. Kjo rrugë ishte shkatruar tërësisht nga vërshimet e vitit 2015. Me asfaltimin e rrugës në pjesën e poshtme, përfundohet cikli i asfaltimit të tërërësishëm të dy Reçicave bashkë me rrugën “172”. Vendosja e ndriçimit publik gjithashtu do të kontribojë në rrumbullaksimin e gjithë investimit infrastrukturorë, në këtë vendbanim mjaftë të rëndësishëm të bashkësisë sonë. Bashkë na presin edhe…

Lexo më Shumë