Në stacionin policor në Prilep sot në orën 00:45, 22 vjeçarja ka paraqitur dhunim nga ana e personit E.A nga fshati Debreshte, me të cilin më herët ka qenë në lidhje dashurie. Nga MPB njoftojnë se E.A është privuar nga liria për shkak të denoncimin. Stacioni policor në Prilep po ndërmerr të masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Partnerët e koalicionit do të dakordohen rreth drejtorëve të rinj dhe udhëheqësit e njësive rajonale nga ditë e hënë. Partitë më të vogla shpresojnë se ashtuquajtura ‘fshesa’ nuk do të përfshijë kuadrot e tyre. Sipas paralajmërimeve pas ndërrimit të ministrave, ‘fshesa’ do të vazhdojë të martën më 9 korrik kur do të merren vendimet e para për ndërrimin e funksionarëve të tjerë. Ndryshimi i ministrave dhe ndryshimi i paralajmëruar i drejtorëve, sipas qytetarëve nuk do të sjell diçka të re. Është paraparë që të ndërrohen 20 drejtorë./Telegrafi/
Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Sipas mediave italiane, policia kishte nisur hetimet për grupin rreth tre muaj më parë, ndërsa gjatë arrestimit, të dy shqiptarëve dhe dy italianëve të arrestuar, u gjet 4 kilogramë kokainë e pastër si dhe disa mijëra euro. Të arrestuarit janë të moshës 30-35-vjecc, ndërsa vepronin në Massa Carrara. Policët u shtirën si çiklistë për të mësuar se ku e fshihnin drogën trafikantët, e cila vinte nga Lombardia. Katër personat e merrnin më pas me makinë dhe e dërgonin në…
Kryeministri i vendit vendosi që pasi të dëgjojë incizimet dhe t’i shqyrtojë dokumentet pas publikimit të dytë të bisedës nëse do të shkarkojë sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. “Më lejoni t’i shoh argumentet, t’i shoh incizimet. Unë me vëmendje e ndjek opinionin për të gjitha këto veprime”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit në komunën e Shtipi me ministrin e Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe kryetarit të komunës Bllagoj Boçvarivski. Zaev potencoi se nëse Rashkovski ka gabuar, ka ligji në të cilat do të përgjigjet, por se ka edhe etikë dhe se duhet të…
Përdorimi i bisedave të përgjuara telefonike si dëshmi në proceset gjyqësore dhe ato të ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017, janë dallimet kryesore mes partive në pushtet dhe opozitë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me propozim-ligjin e Prokurorisë Speciale, që po heton të gjitha shpërdorimet që dyshohen të jenë bërë nga pushteti i kaluar, e që kanë si bazë atë që njihet si ‘aferë e përgjimeve’, shkruan Radio Evropa e Lirë. VMRO-DPMNE-ja në opozitë kërkon që propozimi të mos parashohë përdorimin e përgjimeve si dëshmi kundër zyrtarëve të saj, por gjithashtu të anulohet edhe të gjitha akuzat e ngritura…
Samiti i mbajtur në Poznan të Polonisë konfirmoi edhe një herë mbështetjen financiare të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi, i cili është në vazhdën e nismës së Berlinit miratoi rreth 180 milionë euro grante për vendet e rajonit. Por jo të gjithë përfituan nga këto para. Sipas dokumenteve zyrtare të publikuar nga Komisioni Europian, për vitin 2019, Brukseli ka përzgjedhur të financojë 8 projekte investimesh në rajon. Përfituesit më të mëdhenj nga fondet falas të Bashkimit Europian janë Bosnja dhe Maqedonia. Për Bosnjën, Bashkimi Europian miratoi 94.7 milionë euro grante, për tre projekte të mëdha investimesh në…
Nëpërmjet një konference për shtyp, Ivanka Vasilevska nga OBRM-PDUKM tha se “sipas publikimit Dragi Rashkovski përsëri është kapur në skandal të madh. Rashkovski edhe pse e din se nuk duhet të bisedohet me Leonardon para se të jepet oferta aj bisedon me firmën në kundërshtim me ligji, që mund të shihet te materialet e publikuara”. Ajo tha se në audio-incizimin e ri Rashkovski i thotë Çepunjovskit do të bisedosh për çmimin dhe jo për konceptin. “Çfarë është në koncept është e fiksuar, që nuk duhet të bisedohet? A është dakorduar më herët Dragi Rashkovski”, pyeti Ivanka Vasilevska, njofton Telegrafi Maqedoni.…
Autostrada Milladinovc -Shtip sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim me ceremoni në Shën Nikollë në prani të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Koço Angjushev, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen. Në seksionin e autostradës, e gjatë 47 kilometra janë investuar 177 milionë euro, dhe gjatë saj vozitet që prej para një muaji, me sinjalizim adekuat. Autostrada është e gjerë 27,4 metra, ka katër korsi prej 3,75 metra dhe dy korsi për ndalim prej 2,5 metra. Shpejtësia e projektuar…
Gabim të madh e konsideron Federica Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim. “Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh”, ka thënë Mogherini për REL. Mogherini ka theksuar se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE. “Vendet e rajonit duhet të…
Siguria e aviacionit në raport me aktivitetet të cilat M-NAV i kryen, është në nivelin më të lartë. M-NAV SHA Shkup i ndjekë procedurat e caktuara lidhur me të gjitha ngjarjet dhe ato pas hulumtimit adekuat nga ana e shërbimeve të brendshme dhe komisioneve të jashtme, i implementon, ceket në kumtesën nga Këshilli mbikqëyrës dhe drejtues i M-NAV SHA Shkup lidhur me shkrimet e fundit dhe audio xhirimet e publikuara në mediumet publike. Lidhur me ngjarjen nga muaji shtator i vitit 2018, humbja e pasqyrës së radarit, nga M-NAV SHA Shkup informojnë se ka ndodhë për shkak të mosveprimit në…
“Rezultatet e maturës shtetërore edhe një herë kanë vërtetuar cilësinë e dobët të arsimit në vend. Nota mesatare 3.47 është shenjë e mjaftueshme se nevojiten reforma të brendshme në arsim”, thotë profesori Avzi Mustafa. Ai shton se reformat duhet të përfshijnë drejtimet profesionale të cikleve më të ulëta, përmirësimin e teksteve dhe metodave të arsimit. “Byrja për zhvillimin e arsimit duhet t’i kthejë këshilltarët që dikur ishin në shkolla, kur tregonin dobësitë që shfaqeshin. Kjo tani nuk është, dhe kjo është më e rëndësishmja”, thotë Avzi Mustafa. Nga sindikata e arsimit thonë se suksesi i dobët i maturës shtetërore në…
Gjyqësori vazhdon të jetë i ndikuar nga politika, me gjithë premtimet e Qeverisë për reforma në drejtim të ngritjes së pavarësisë, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar rastet e fundit për lënien në liri të personaliteteve të ndryshme të akuzuar për shpërdorim të detyrës apo keqpërdorime tjera, shkruan Radio Evropa e Lirë. Reagimet vijnë pasi Gjykata Penale e Shkupit hodhi poshtë padinë ndaj një gazetari të afërt me pushtetin e kaluar, Dragan Pavlloviq Llatas, që kishte ndërtuar vikend-shtëpiza për veten dhe familjarët e tij, por edhe për rastin me sekretarin e Qeverisë Dragi Rashkovski, i akuzuar për përfshirje në…

