Në “Verën e Shkupit” sonte në orën 20:30 në sallën e artit të Qendrës Kulturore-Informative në Shkup do të hapet ekspozitë e fotografive “Përkujtim nga Manastiri 2019”, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit dhe shoqatën “Acta Non Verba”. Ekspozita përfaqëson 27 fotografi fituese nga juria e garës internacionale “Përkujtim nga Manastiri 2019”. Në mars të këtij vitit, në ngjarjet e komemoracionet në Manastir, Shtip dhe Shkup për 76 vjetorin nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në Treblinka, pjesëmarrësit u stimuluan të fotografojnë dhe marrin pjesë në garën. Prej qindra fotografive, juria tetë anëtarëshe nën kryesimin e Jizhak Adijas i zgjodhi…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-ja vlerëson se prokurorja në dorëheqje Katica Janeva është vetëm një pjesë e “oktapodit kriminal”, pa të cilën “Boki 13″ nuk ka mundur të zhvatë miliona euro dhe të kërcënojë biznesmenë, politikanë dhe qytetarët. Sipas partisë opozitare, Janeva duhet të përgjigjet nëse ajo ishte në kontakt me Zoran Zaevin, me Kikin dhe Frikin famëkeq, dhe për çka kanë biseduar në telefonin “e humbur”. “Ajo duhet të tregoj se a është vendimi i saj personal për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Jordan Kamçev. I gjithë opinioni i Maqedonisë është i vetëdijshëm se ‘Boki 13’ nuk është banditi më i madh në…
Qeveria në seancën e djeshme e miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike dhe solli vendim që të dërgohet për miratim në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë propozoi ndërsa Qeveria e pranoi që në procedurë kuvendore të dërgohet edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të harmonizimit terminologjik me Propozim ligjin për Prokurorinë Publike. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje deklaroi se nëse Propozim-ligji i Prokurorisë Publike arrin sot në Kuvend, seanca kuvendore do të mund…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dje ka kryer kontroll të komunikacionit në Tetovë dhe Gostivar ku janë konstatuar 33 shkelje të ligjit në komunikacion, njoftojnë nga MPB. “Më 23.07.2019 SPB Tetovë ka kryer kontroll të forcuar në komunikacion në Tetovë dhe Gostivar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 33 shkelje në komunikacion prej të cilave 12 për parkim jo të rregullt, pesë për tejkalim të shpejtësisë, katër shoferë si fillestar dhe tre janë sanksionuar për shkak se nuk kanë pasur patentë shoferi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për Drejtat e Fëmijëve, në mënyrë që të harmonizohet me Ligjin për Ndihmën Ligjore të Lirë në pjesën që rregullon procedurën për aprovimin ose mosmiratimin e aplikimit për ndihmë juridike falas pranë Qendrës për Punë Sociale. Ligji i ri për ndihmë juridike falas, siç deklarojnë nga Ministria, përcakton se dispozitat e kësaj zgjidhjeje ligjore nuk do të zbatohen në ofrimin e ndihmës ligjore për një fëmijë, por do të zbatohen dispozitat e Ligjit për Drejtat e Fëmijëve. Njëkohësisht, përcaktohet se Ministria e Drejtësisë kryen vetëm pagesën e shpenzimeve të dorëzuar dhe dokumentet…
Nga Komuna e Ohrit nëpërmes një deklarate thonë se do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet në përputhje me rregulloret ligjore, për të përmbushur detyrimet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ka shpërndarë komunave, për zbatimin më të mirë dhe më efikas të rekomandimeve nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, i cili synon ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit si një trashëgimi botërore. “Autoritetet komunale do të shqyrtojnë mundësitë ligjore lidhur me këtë rekomandim të qeverisë për të deklaruar moratorium mbi aktivitetet e ndërtimit deri në miratimi i planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore”,…
Profesorja e njohur universitare dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Mirjana Najçevska ka kritikuar veprimet e Qeverisë dhe Kuvendit me miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar, pa debate dhe dëgjimin e palëve të tjera jashtë institucion legjislativ, përcjellë INA. “Një nga punët për të cilën ankoheshim dhe që e identifikonim si manifestim të pushtetit autoritativ ishte sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar. Procedura e shkurtuar është përjashtim dhe jo rregull. Ajo nënkupton se diçka po ndryshon shpejt, pa participimin e qytetarëve, pa debat të vërtetë në Kuvend…Kjo i ngjaj sikur të jetë kthyer Nikolla Gruevski”, ka shkruar…
Për 3,01% është rritur numri i bujtjeve në Selanik nga vizitorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjysmën e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Lidhja e hotelierëve nga Selaniku. Vendi ynë ndodhet në mesin e 20 shteteve të para me numër më të madh të bujtjeve, në vitin 2019 nga vendi i 16-të kaloi në vendin e 17-të, por megjithatë numri është rritur, nga 8.404 bujtje vitin e kaluar në 8.657 këtë vit në gjashtë muajt e parë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Turistët nga Republika e Maqedonisë së veriut…
Hamdi Nuhiju Në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale Publike, në sekcionin Kush jemi ne?, shkruan : ” Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, që njihet edhe si Prokuroria Speciale Publike, u themelua më 15 shtator të vitit 2015 me Ligjin për Prokurorinë speciale publike i cili u miratua në Kuvendin e RM-së. Të njëjtën ditë Kuvendi zgjodhi Katica Janeva për Prokuror publik që do të udhëheqë me këtë prokurori.” Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të gjitha përgjimet që i kishte në dispozicion ia dorëzoi…
Edhe përkundër premtimeve se ELEM Tursit do t’i merret menaxhimi i pikës turistike Kodra e Diellit për shkak të keqmenaxhimit, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tani pohon të kundërtën. Sipas tij, Kodra e Diellit edhe sivjet do menaxhohet nga ELEM Turs, ndërkohë që premton sërish investime të shumta në këtë pikë turistike. “Ne si Qeveri, pas përfundimit të rrugës kryesore që lidh Tetovën me Kodrën e Diellit, do fillojmë edhe realizimin në brendi të rrugëve lokale në kodrën e Diellit por jo vetëm. Lifti apo gjashtë ulësja është në përfundim e sipër, të punësuarit në ELEM Turs tanimë janë në…
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në deklaratë për shtyp deklaroi se “Boki 13” nuk ka mund të marrë “haraç” miliona euro nga biznesmenët pa Janevën. “Katica Janeva është një nga oktapodët princip. Pa ndihmën e saj dhe ndihmës së Zoran Zaevit dhe funksionarëve tjerë nga pushteti “Boki 13″ nuk ka mundur të marrë haraç miliona euro nga biznesmenët”, tha Arsovski. Ai tha se Janeva praktikisht pranoi se PSP-në e shndërruan në biznes të haraçit dhe se atje janë strehuar kriminelët më të mëdhenj të vendit duke përfshirë edhe atë vetë. “Katica Janeva refuzoi të sqaroj dhe pse ka gënjyer se…
Qeveria miratoi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Të njëjtin pritet ta dorëzojë në Kuvend. Nëse teksti dorëzohet deri të mërkurën, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi cakton seancën për leximin e parë të hënën e ardhshme. Nëse propozimi i tillë gjatë ditës ose eventualisht nesër arrin në Parlament, nuk ka dyshim se Parlamenti do t’i zbatojë obligimet e veta. Nëse vjen brenda këtyre dy ditëve, 29 korriku është dita kur mund të thërras seancën për shqyrtimin, nëse jo shëndosh pas pushimeve- deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit. Në rast se ekziston konsensusi politik, ligji mund të miratohet në fund të muajit gusht.…

