Author: Hamdi Kumanova

Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në intervistë për gazetën “Standard” të Austrisë e ka lavdëruar qeverinë e Maqedonisë për shkak se e ka përfshirë edhe opozitën në bisedime, pas vizitës së tij në Shkup. Për takimin me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, Hahn thotë se i bënë thirrje që të vazhdojë të tregoj qëndrim konstruktiv. Ai shtoi se Maqedonia duhet të shpërblehet me datën për bisedime pas gjithë përpjekjeve të saj dhe pajtohet se vendi është një ndër të rrallët në rajon që kanë hedhur nacionalizmin. “Qeveritë e tjera në rajon shumë mirë e dinë se rruga në…

Lexo më Shumë

Qeveria dje paralajmëron se regjistrimi i popullsisë në vend nuk do të anulohet dhe se do të duhet të mbahet vitin e ardhshëm. Zaev tha se regjistrimi duhet doemos të mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa do të realizohet sipas standardeve të Eurostat-it. Ndërsa nga opozita thonë se zgjidhja e ofruar është e dëmshme dhe joevropiane. “Opozita ka vërejtje serioze, thelbësore dhe domethënëse ndaj Ligjit dhe konceptit për regjistrimin e ri. Nuk janë kundërshtime të vogla, përkundrazi, por janë thelbësore që regjistrimi të jetë i standardeve të BE-së dhe Eurostat-it. Vetëm një regjistrim i tillë mund të jetë një regjistrim nga…

Lexo më Shumë

Në autostradën Kumanovë – Shkup, parmbrëmë rreth orës 02.50 të mëngjesit, derisa nëpunësi policor ka kryer kontroll të makinës e cila kishte qenë nën drejtim të personit me iniciale S.D (55) nga Shkupi, polici në detyrë është sulmuar nga shoqëruesi i shoferit personi me iniciale I.D (26) po ashtu nga Shkupi, kanë informuar nga MPB-ja. Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit dhe kundër sulmuesit do të ngritet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar në katër nga gjithsej 13 aksidentet në komunikacion që ndodhën gjatë ditës së djeshme. Në nëntë aksidentet tjera janë regjistruar dëme materiale. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka sanksionuar 63 shoferë për shkak të vozitjes me shpejtësi të madhe, ndërsa nga komunikacioni janë larguar gjashtë shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë pa patentë shoferi dhe dy si fillestar. Policia rrugore dje me ndihmën e “merimangës” ka larguar 43 vetura të cilat nuk ishin parkuar në mënyrë të rregullt./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër disa vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë…

Lexo më Shumë

Avancimi i madh ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i notuar në Raportin e Organizatës botërore tregtare është i fundit nga seria e konfirmimeve për suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja. Të dhënat nga Revizioni i politikës tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar nga ana e OBT-së tregojnë avancim të madh të vendit tonë në fund të vitit 2018 në krahasim me fundin e vitin 2012. Për vetëm dy vite, është i dukshëm avancimi që siguron rritje dhe zhvillim ekonomik, paga më të larta dhe vende të reja të punës. Nga ekono(MEDIAL)në…

Lexo më Shumë

Një 67-vjeçar nga Shkupi ka marrë kallëzim penal për shkak të kërcënimit nëpërmes Facebook drejt kryeministrit Zoran Zaev. “Sektori për krim kompjuterik dhe digjital ka ngritur kallëzim penal kundër V.Z. (67), për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” në rrugë të sistemit informativ. Më 25.07.2019, në rrjetin social Facebook i padituri, nëpërmes shfrytëzimit të emrit, ka publikuar komente me përmbajtje kërcënuese drejt kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga MPB. Kryeministri Zaev më 25 korrik nga foltorja e Kuvendit njoftoi se e ka paraqitur në MPB kërcënimin./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë amerikane. Pothuajse 84 mijë aplikues janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”. Në rajonin evropian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikuesve të përzgjedhur, plot 5.118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3.603 aplikues të përzgjedhur. 260 shtetas janë zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35 nga Mali i Zi. Numër të lartë të të përzgjedhurve ka dhe Ukraina me rreth 3 mijë dhe më tej Turqia me 2.709. Ndërsa Islanda dhe…

Lexo më Shumë

 Përfaqësuese të pozitës dhe opozitës sot i vazhduan bisedimet për ligjin e Prokurorisë Publike, me të cilin duhet që të zgjidhet statusi i PSP-së,  konfirmuan për MEDIAL-n nga Qeveria. Bëhet fjalë për bisedimet në nivel më të ulët teknik, e jo mes grupeve të punës të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe avokati dhe negocuesi i VMRO-DPMNNE-së, Tono Menkinovski. Kryeministri Zoran Zaev sot në pres konferencë shprehu shpresë se do të gjendet zgjidhje dhe se shumë propozime të opozitës janë pranuar nga pozita dhe se në Qeveri tashmë shqyrtohen propozim ligji i VMRO-DPMNE-së. Zaevi e përjashtoi mundësinë për…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale -Shkup nuk do ta gjykojë ish kryetarin e kësaj gjykate, Vladimir Pançevski për lëndën për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. “Gjykata e Apelit – Shkup deri te Gjykata Themelore Penale-Shkup ka dorëzuar vendim me të cilin këshilli i gjykatës së shkallës së dytë, duke vepruar sipas propozimit të një gjykatësi – individ nga Gjykata Penale për transmetimin e kompetencave dhe përcaktimin e gjykimit tjetër i cili do të veprojë sipas lëndës. K.nr. 1292/19 i formuar pas aktakuzës së ngritur të PTHP-Shkup kundër V.P për veprën penale Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, sipas nenit 27 paragrafi…

Lexo më Shumë

Qeveria pret që Këshillat e komunës së Ohrit dhe Strugës të veprojnë pas rekomandimeve që u janë dërguar edhe në shmangien e objekteve kontestuese përgjatë bregdetit që është vetëm një segment i obligimeve ndaj UNESKO-s. “Nëse ata nuk munden ose nuk duan ta bëjnë ose pengohen ta bëjnë, atëherë do të kalojmë në marrjen e kompetencave nga ana e shtetit që të mund të zbatojmë procesin e largimit të ndërtimeve të egra që është vetëm një segment i asaj që janë obligime tona konform UNESKO-s”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën…

Lexo më Shumë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska dhe u.d ambasadori i Holandës në vend, Andri van Mens sot ka nënshkruar Marrëveshje për mbështetje financiare nga Qeveria holandeze në lartësi prej 9.144,300 denarë në realizimin e aktiviteteve në kuadër të Planit aksionar kombëtar për zbatimin e Konventës së Stambollit. “Më vjen mirë që hapat tonë si Qeveri dhe Ministri për përballjen me dhunën familjare janë të dukshme dhe të njohura. Ju falënderohemi miqve tanë dhe partnerëve nga Holanda për këtë mbështetje të rëndësishme. Lufta për barazi dhe mbrojtje të të gjitha kategorive të rrezikuara mbetet prioritet i jonë i lartë.…

Lexo më Shumë