Author: Hamdi Kumanova

Djaloshi pesëmuajsh e gjysmë Unik Statovci ka ndërruar jetë para pak kohës pas një sëmundje të rëndë në mushkëri. Familja e tij kishte kërkuar ndihmë pasi ata nuk mund ta përballonin mjekimin e shtrenjtë për vogëlushin. Por, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë. Megjithatë, babai i Unikut, Valmir Statovci ka vendosur që të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e Unikut nga njerëzit vullnetmirë t’i dhurojë për fëmijët e tjerë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Postimi i plotë i babait të Unikut, Valmir Statovci: Përshëndetje familjar, miq e dashamir!  Deshta ta boj dhe një positm të fundit me rastin e…

Lexo më Shumë

Anëtari i të rinjve të LDK-së, Visar Berisha, ka treguar se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti, nuk do të jetë më pjesë aktive e LDK-së. Përmes një postimi në Facebook, Berisha, që është i biri i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, ka thënë se Hamiti është falënderuar por nuk ka pranuar të jetë më pjesë e rrugëtimit aktivë të partisë. “Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues, nuk pranoi të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK”, ka thënë Berisha. Këtë akt, Berisha e ka quajtur “akt të…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët për transport shfrytëzojnë autobusët privat thuajse ” pë.rvëlohen” derisa arrijnë në destinacionin e tyre. Në temperatura të larta mbi 35 gradë celsius, autobusët privat qarkullojnë pa k.ondicioner. Qytetarët mezi përballojnë qëndrimin e tyre brenda autobusit, duke kërkuar mënyra të ndryshme për tu freskuar. Me këtë problem përballen edhe një pjesë e autobusëve publik. “Ne jemi më të moshuar dhe mund ta përballojmë. Duhet të kenë edhe këta sikur ata të tjerët”. “Jo, në këto privat nuk ka. Nuk është e përballueshme, e dini edhe vet. Vozitësit e din pse, secili e mirëmban makinën e vet dhe e…

Lexo më Shumë

Kontestet kryesore historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vështirë se do të zgjidhen deri në tetor, ashtu siç deklaruan të enjten në Shkup, kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Krerët e dy qeverive presin që komisioni i përbërë nga historianë dhe ekspertë të tjerë të zgjidhin dallimet për ngjarjet e rëndësishme historike dhe përkatësinë etnike të heronjve që dy vendet pretendojnë se u takojnë atyre, në përputhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë të arritur në vitin 2017. Kontesti më i madh ndërlidhet me figurën e Goce Dellçevit, një heroi i periudhës së fundit të shekullit XIX, që ka…

Lexo më Shumë

Një shkupjane e ka mbytur nënën e vet në shtëpinë e vet në rrugën “Risto Rovanovski”, ndërsa rastin e ka paraqitur personalisht në stacionin policor Karposh. MPB njoftoi se viktima ka qenë e moshës 74 vjeçare, ndërsa zyrtarët policorë pas denoncimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur trupin e pajetë. Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dhënë për autopsi, ndërsa e bija e saj është mbajtur në stacion policor për masa të mëtutjeshme penale./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Para pak çasteve, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në fshatin Shipkovicë të Tetovës, njoftojnë nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë. Menjëherë pas paraqitjes së rastit, dy automjete të zjarrfikësve kanë dalë në terren për të shuar zjarri, ndërkohë deri në këto momente, zjarri vetëm se është lokalizuar, ndërsa objekti i banimit vazhdon edhe më tej të digjet, shkaku i terrenit të vështirë për qasje, dhe pamundësisë që makinat për shuarje të ofrohen afër vatrës së zjarrit. Sipas informatave nga terreni, shtëpia në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë e banuar, por me intervenimin e fshatarëve, personat janë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për zgjedhjet e brendshme në LDK, të cilat kulmuan me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së edhe për një mandat. Ai ka thënë se është në dijeni të asaj se çfarë po ndodh në skenën politike në Prishtinë por që nuk dëshiron të ndërhyjë. “Sot është e rëndësishme të shohim se kush do të jetë kryetar i ri, Lutfi Haziri apo Isa Mustafa, por megjithatë nuk do të thoja se pse e gjithë kjo ka rëndësi. Serbia do të vazhdojë të ndjek gjithçka që po ndodh, dhe do të shohim…

Lexo më Shumë

11.330.000.00 mijë denarë për rikonstruimin e vitrinave të Çarshisë së vjetër, I ndau në tetor të vitit 2018-të ministria e Ekonomisë për Komunën e Çairit. E me mjetet e fituara kështu do duhej të ishin të gjitha vitrinat e Çarshisë. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga marrja e kësaj shume, Çarshia e Vjetër vazhdon të mos ndryshojë, për më tepër në të njëjtën janë ndërtuar shumë objekte të reja. Profesori universitar i arkitekturës, Xhemal Bektoviq thotë se kanë kaluar shumë vite nga kur Çarshisë i ka humbur fizionomia dhe origjinaliteti. “Problemi kryesor në Çarshi është…

Lexo më Shumë

Këtë verë, Shkupi është bërë tërheqës për shumë turistë të huaj. Frekuentim më i madh i tyre vërehet në pjesën e Çarshisë së Vjetër. Disa nga turistët e anketuar nga Alsat thonë se multi-kulturalizmi është ajo që më së shumti i tërheq ata për ta vizituar Maqedoninë e Veriut. “Unë dua të shoh objektet historike këtu dhe kulturën. Këtu ka kaq shumë kultura të ndryshme. Sot është dita e dytë që po qëndroj në Shkup, gjithsej tre ditë do jem këtu. Vijmë nga Gjermania, ndërsa jemi turq”. “Ne do qëndrojmë katër ditë këtu. Kjo është hera e parë që ne…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të partisë maqedonase në pushtet LSDM reagojnë ndaj lajmeve kinse mbështetës të tyre kanë brohoritur ‘severna, severna’ me urdhër në Meçkin Kamen gjatë festimit të Ditës së Republikës në Krushevë. “OBRM-PDUKM për një ditë rigjeneroi 17 lajme të rreme. Kjo është dëshmi për 11 vitet e rreme por edhe paralajmërim se çfarë fushate të pistë na pret me ato në të ardhmen. Për fat të keq këtu përfshihen edhe disa media dhe organizata joqeveritare që ju ndihmuan. Kemi fat që shumica e qytetarëve janë të përcaktuar për të ardhmen, të vetëdijshëm për manipulimet dhe të gatshëm të zgjedhin të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një konference për shtyp tha se “organizata joqeveritare e Bojan Jovanovskit është e përfshirë në transaksione të dyshimta. Stoilkovski përmendi se gruaja që ka marrë 720.000 euro nga një biznesmen për ide për ndërtim të banesave thotë se të gjitha paratë ja kanë marrë nga Bojan Jovanovski, Frosina Remenski dhe Kostadin Kostadinov. “Prokuroria e Ruskovskës nëse me të vërtetë dëshiron ta zbardhë rastin atëherë duhet të hetojë punën e kësaj organizate joqeveritare. Këtë nuk po e bën. A frikësohet se nëse fillon të prek punën e organizatës së Boki 13 do të arrijë te funksionarët e…

Lexo më Shumë

E nderuara redaksi po ju shkruaj për një rastë që ka ndodhur dje në vendkalimin kufitarë ,,Bllacë” mes Maqedonisë dhe Kosovës. Jam nga Haraçina,dje kemi pasur dasëm dhe në ora 11 kemi kaluar në Bllacë për të marrë nuse në Kosovë. Në kufi kolona e dasmorëve është ndaluar dhe polici i Maqedonisë (ishte shqiptarë) përveç procedurave standarde të kontrollit të dokumentave na tha se duhet ti heqim flamujt kombtarë nga veturat nëse duam të kalojmë,edhe pse disa nga dasmorët kundërshtuan polici i cili ishte shqiptatë na tha se nuk mundë të kalojmë me flamuj të ngritur në vetura. Pasi i…

Lexo më Shumë