Author: Hamdi Kumanova

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg, për tentim vrasjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Vendimi i Gjykatës së Apelit është dërguar edhe tek Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Stojanovski tentoi të gjuajë me armë zjarri ndaj ministrit Todorov, në ditën kur ai duhej të dorëzonte funksionin e ministrit të Shëndetësisë (1 qershor 2017). Ai këtë e bëri pasi mbesa e tij Tamara Dimovska, ndërroi jetë duke pritur që të operohet jashtë vendit. Ndërsa për shkak të procedurave në…

Lexo më Shumë

Mot me diell dhe shumë nxehtë me temperatura maksimale edhe mbi 40 gradë Celsius, paralajmëron DPHM për ditët e ardhshme. Nën ndikim të masës shumë të ngrohtë ajrore vijon periudha e motit kryesisht me diell me ritje të temperaturës. Veçanërisht nxehtë do të jetë nga e enjtja deri kah mesi i javës së ardhshme, kur vende-vende temperaturat maksimale do të arrijnë 41 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti, Hashim Thaçi, që sa më shpejtë të caktojë datën e zgjedhjeve. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u mor vendim që seanca e kuvendit për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që të përmbush të gjitha kriteret ligjore e kushtetuese dhe  të caktojë sa më shpejt  datën e zgjedhjeve. Krasniqi thotë se pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, duhet të caktojë sa më shpejtë të jetë e mundur…

Lexo më Shumë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer ka theksuar se nëse nuk pastrohet rasti ‘Haraç’, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së do të vështirësohet. “Bëhet fjalë për akuza serioze dhe për të gjitha këto akuza kërkohet përgjigje serioze. Ne mbështesim hetim të plotë, themeltar dhe transparent për të gjitha këto akuza, ndërsa nëse janë dëshmitë, atëherë edhe ndjekje adekuate penale”, theksoi zyrtari i lartë amerikan. Sipas tij, ky është një rast për pushtetin në Maqedoninë e Veriut të tregojë përkushtim për zbatimin e sundimit të së drejtës. Ai tha se është optimist për fillimin e negociatave paraqasëse të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Kujdesi për qytetarët vazhdon, fillon realizimi i masës “nafta e gjelbër”, llogaritë më të lira për nxehjen, paratë kthehen te qytetarët. Qeveria dhe shumica parlamentare të udhëhequr nga LSDM në periudhën e kaluar kanë zbatuar masa që janë në interes të qytetarëve. Mbi 3.100 të punësuar në kopshte dhe mbi 1.700 të punësuar në sistemin për mbrojtje sociale marrin paga më të larta me mbi 3.000 ose 4.100 denarë. Ka filluar realizimi i masës nafta e gjelbër ku 200 milionë denarë do të kthehen tek 55 mijë bujq të cilët do të furnizojnë naftë më të lirë për mekanizëm për…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanovc-Preshevë. Më Marrëveshjen, të nënshkruar më 12 korrik të vitit 2019 në Beograd, parashihet vendosja e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanovc – Preshevë. “Presidenti Pendarovski vlerëson se vendosja e kontrolleve të përbashkëta pozitivisht do të kontribuojë për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe do të kontribuojë…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale sot duhet që të vendos nëse do ta ekstradojë ose jo në Serbi, ish ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina, pasi që u arrestua nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon për krime lufte ndaj popullatës civile, njofton Portalb.mk. Maqedonia është nënshkruese e Konventës Evropiane për Ekstradim, ndërkaq ka arritur edhe kërkesë nga Beogradi të cilët e kërkojnë Morinën. Autoritetet kosovare kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Morinmës. Funksionarët e partive shqiptare në vend, në mesin e të cilëve edhe zv/kryeministri Bujar Osmani, hapur kërkojnë lirimin e Morinës. “Më…

Lexo më Shumë

LSDM-ja vazhdon t’i gënjej qytetarët me masën e tyre populiste dhe kozmetike “Nafta e gjelbër”. Me këtë masë LSDM-ja parasheh ndarje të 55.000 kartelave për naftë të gjelbër, ndërsa në Maqedoni ka mbi 100.000 bujq të regjistruar. LSDM-ja me masën “Nafta e gjelbër” nuk i zgjedh problemet e bujqve. Ata kanë problem me plasmanin dhe çmimin e produkteve të tyre. Gënjeshtrat e Zaevit dhe të LSDM-së u bënë të tejdukshme, për këtë nevojitet shpallje e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kur VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë do të fillojë kujdesi real për bujqit. Qendra…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati sot në mëngjes ka shkruar një status në profilin e tij në facebook, ku komenton punën e komisionit maqedono-grek për çështjet historike. “Lajme shqetësuese nga puna dhe raporti i Komisionit për çështje historike me Greqinë. Kryetari i komisionit grek në një pjesë i shpjegon opinionit të tij se nga ana jonë lidhur me marrëveshjen që po përgatitin kanë “port pa portier”. Ai thotë: “Komisioni grek nuk sheh propozim nga pala tjetër”… Në gjithë çka është e përgatitur kreu i këtij pushteti që të fitoj mburojë për krimin e bërë”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Një shofer 20-vjeçar ka shtypur e makinë një fëmijë në fshatin Kallnik të Tetovës. Sipas informacioneve të MPB, aksidenti ka ndodhur dje në orën 11:30, kur J.S (20) nga fshati Kallnik me makinë të tipit “BMW” me regjistrim të Italisë, ka goditur një fëmijë nga fshati Bogovinë e Tetovës. “Fëmija me lëndime të rënda është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës për ndihmë mjekësore. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Avdullah Hoti nuk do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër. Nëse eventualisht ka mbajtur shpresë se Lidhja Demokratike e Kosovës sërish do ta nominojë për kryeministër, Avdullah Hoti do të dëshpërohet. Ai nuk do ta ketë mundësinë që t’i prijë LDK-së në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas dy muajsh, pasi që emri i tij nuk ndodhet në listën e Isa Mustafës si kandidat për kryeministër. Burime të lajmi.net thonë se Isa Mustafa i ka rënë vijë të kuqe Avdullah Hotit për postin e kryeministrit. Ai ishte nominuar nga LDK në zgjedhjet e kaluara si kryeministër, por…

Lexo më Shumë

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të forcohet shteti dhe të nderohet sakrifica e të gjithëve. Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli. Ai i ka ftuar të gjithë të pranishmit që të vazhdojnë dhe ta frocojnë Kosovën dhe ta nderojnë sakrificën e shqiptarëve ndër breza. “Ne jemi përcaktuar me qenë shtet dhe lindja e shtetit është shumë e mundimshme. Për këtë arsye janë më pak se 200 shtete. Disa janë shumë të mëdha dhe të forta që i duamë shumë si Shtetet e Bashkuara…

Lexo më Shumë