Author: Hamdi Kumanova

Shumica e partive politike parlamentare mendojnë se përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, shteti duhet të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ndryshimet duhet të harmonizohen me rekomandimet e OSBE/ODIHR por pa zbardhur më shumë detaje. LSDM-ja dhe Aleternativa shprehen “pro” listave të hapura. BDI nga ana tjetër thotë se partitë duhet të debatojnë për të gjitha ndryshimet e mundshme. Duhet të kemi një listë zgjedhore, të kemi lista të hapura, që paraqet edhe zgjidhjen sipas dëshirës. Kuptohet ky është përcaktim i yni programor, është angazhim i yni, por duhet të kemi parasysh se duhet…

Lexo më Shumë

Komisioni Anti-korrupsion do të ngrit procedurë kundër shtatë drejtorëve të ELEM për shkak se nuk kanë dorëzuar pyetësorët. Emrat e shtatë drejtorëve janë Vasko Kavaçevski, i cili është drejtor të REK Manastir, Gjoko Tashev, i është ushtrues detyre HEC Tikvesh, Gjorgji Bozhinovsi ushtrues detyre, të HES Mavrovë, Zlatko Piperkovski ushtrues detyre të HES Treska, Stevo Popovski ushtrues detyre drejtor i Energjetikës Shkup, Qerim Halili, Drejtor i REK Oslomej. Ata do të duhet të paguajnë gjobë prej 150 euro Komisionit Anti-korrupsion./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Penale të Shkupit për dokumentacionin e plotë dhe qëndrimin e plotë të Gjykatës për procedurën e ekstradimit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina, i cili më 25 korrik u arrestuar në Maqedoni me kërkesë të Serbisë përmes INTERPOL-it. “Gjykatësi në procedurë paraprake, në përputhje me dispozitat ligjore, kërkesën do ta dorëzojë kërkesën në Prokurori për përgjigje rreth rastit, dhe pas marrjes së mendimit nga Prokuroria, Gjykata do të dal me qëndrim dhe përgjigjen do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë, që është kompetente për pjesën e mëtejshme…

Lexo më Shumë

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut rreth 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Sipas autoriteteve vendase, shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia, mosrespektimi i rregullave dhe drejtimi i mjeteve nën ndikimin e alkoolit. Këto janë pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi më 13 Shkurt të këtij viti në autostradën Shkup – Tetovë. Disa të involvuar në këtë aksident tashmë janë të akuzuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kontribuar për vdekjen e 16 personave kur autobusi i kompanisë ‘Durmo Turs” doli nga rruga dhe rrokullis në humnerë. Mes tyre vozitësi dhe…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë paralajmëron kontrolle të përforcuara dhe aktivitete për të zbuluar dhe dënuar krismat në dasme dhe shkrepja e fishekzjarrëve pa marrjen e lejes. “Të gjithë, pa përjashtim, do të ketë zero tolerancë, përkatësisht të gjithë do të përgjigjen për pasojat. Në mënyrë paralele do të vazhdojnë edhe aktivitetet parandaluese të SPB Tetovë me qëllim që përgjithmonë të ndalohet ky fenomen ilegal. Ky fenomen përveç që prish rendin dhe qetësinë publik dhe rrezikon sigurinë e përgjithshme, këtë verë kishte edhe incidente që rezultuan me katër persona të lënduar, dy në Tetovë dhe dy në Çajle të…

Lexo më Shumë

“Ka vrarë shumë serbë në luftën e Kosovës, respektivisht në Gjakovë”. Kjo është akuza bazë e Interpolit serb ndaj ish ushtarit të UÇK-së nga Gjakova, Tomor Morina, i cili para gati dy javëve është arrestuar në Maqedoni dhe ende nuk po lirohet. Burime të Gazetës Lajm thonë se akuza serbe e ngarkon Morinën edhe si “terrorist” i cili ka luftuar në radhët e “organizatës terroriste Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Kjo akuzë është bazë edhe në kërkesën për ekstradim që ka dërguar ministria serbe e drejtësisë deri te ministria e drejtësisë në Maqedoni. Mbrojtja e Morinës vlerëson si paushalle edhe padinë…

Lexo më Shumë

5 policët kufitarë që u ndaluan para dy ditësh, nën dyshimin se janë të përfshirë në korrupsion dhe mit-marrje, pasi kanë dhënë dëshminë e tyre, janë lëshuar në liri. Ministria e Punëve të Brendshme e ka njoftuar Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila pasi të gjej nëse ka apo jo dëshmi për ngritje të aktakuzës, do të njoftojë opinionin. Policët e arrestuar gjendeshin në pikën kufitare “Bogorodicë” ndërsa në momentin kur u kapën nga kolegët e tyre, ata posedonin alkool si dhe para në vlerë prej 822 euro. Paraprakisht, janë ndaluar edhe dy doganier nën…

Lexo më Shumë

Një i mitur nga Bogovina është lënduar pasi dje në fshatin Kalnik në të ka goditur një 20 vjeçar i cili e ka drejtuar veturën e tipit BMV. “Dje rreth orës 11 e 30 minuta është lajmëruar se në fshatin Kalnik të Tetovës, veturë e tipit BMV me tabela italiane të drejtuar nga J.A (20) nga fshati Kalnik e ka goditur një të mitur nga Bogovina. Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën klinike në Tetovë për ndihmë mjekësore”, thonë nga SPB- Tetovë. Pas aksidentit, mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer Sektori…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme ka propozuar që kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, të përgjigjet penalisht për shkak të mos veprimit për kërkesat për legalizimin e ndërtimeve të egra në Matkë, ndërsa Qeveria t’ia marrë kompetencat ndërtimore komunës. Komisioni ka vërtetuar se platformat në Matkë nuk mund të legalizohen, pasi janë objekte me karakter të përkohshëm, ndërsa përkrah kësaj pas kërkesave të dorëzuara për legalizim, ka munguar pajtueshmëri në mes organeve kompetente, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Janë dorëzuar dy kërkesa për legalizim të 8.2 nga Amet Saiti dhe Xhemal Saiti. Kemi konstatuar se…

Lexo më Shumë

Të gjitha subjektet politike t’i mbështesin vendimet me të cilat rrumbullakohen reformat, për humbje përfundimtare të “shtetit të robëruar”, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për shoqëri në të cilën askush nuk do të privilegjohet dhe amnistohet, porositi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para opinionit me rastin e ngjarjeve të fundit me Prokurorinë Speciale Publike dhe propozim ligjin për Prokurori Publike. “Ne jemi para hapit final për çlirimin e gjyqësorit nga kthetrat e regjimit i cili është prapa nesh. Është e madhe përgjegjësia te subjektet politike në këtë luftë për shtet juridik. Por, përgjegjësi më të madhe ka…

Lexo më Shumë

Prej këtij muaji hiqen kuotat për barnat me receta në barnatoret në rajonet e vendeve turistike Ohër, Strugë, Dojran, rrethina e Gjevgjelisë dha rajoni Resnjës. Këtë sot e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se kjo do të vlejë për secilin ilaç i cili do të jetë me recetë, ndërsa të gjitha recetat në këto vende do të realizohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor. Ai theksoi se ky është hapi i parë në drejtim të heqjes së kuotave për barnat me receta në të gjitha barnatoret e territorit të gjithë shtetit, të cilin kryeministri Zoran Zaev e…

Lexo më Shumë

Zv.ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i ka vizituar në spital dy policët të cilët sot gjatë kryerjes së detyrës pësuan nga një aksident trafiku në afërsi të fshatit Radishan të Shkupit. Nuhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë apel që të respektohen rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të ruhet shëndeti dhe jeta e njerëzve. “Policëve që pësuan sot në detyre nga përplasja e automjetit të një pasagjeri ju urojmë shëndet! Duke respektuar rregullat në komunikacion, ju të nderuar qytetarë bëheni aleatë me policët e trafikut për shëndetin dhe jetët tona! Ejani t’i respektojmë rregullat në komunikacion!”,…

Lexo më Shumë