Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vënë nën pranga dje në Gjakovë një person, pasi që i njejti ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Tetovës kanë gjetur te tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar ta hedh drogën dhe ka sulmuar një zyrtar policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “Dimo Gavrovski-Kara” në Tetovë. “Nga liria janë privuar E.N (32) dhe K.B (30), të dy nga fshati Poroj dhe S.Ç (21) nga Republika e Shqipërisë. 32 vjeçari nga Poroji ka tentuar te hedh kokainën, dhe më pastaj ka sulmuar zyrtarin policor. Që të tre janë në stacionin policor në Tetovë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Disa orë më vonë, gjatë mesnatës, në Pallçisht,…
Gazetari i njohur Branko Gerovski përmes një shkrimi në portalin e tij “Plusinfo” ka dhënë detaje me emra dhe mbiemra për rastin “Reket”, ku i dyshuari kryesor është Bojan Jovanovski, për shantazhimin dhe përfitimin e 1.5 milionë eurove nga një i dyshuar i Prokurorisë Speciale, gjegjësisht biznesmeni Orce Kamçev. Në këtë rast ai ka përmendur edhe kryeprokruroren e dorëhequr speciale, Katica Janeva, që sipas tij, amerikanët tashmë kanë dhënë sinjalin e qartë se nuk e përkrahin ate dhe se duhet hetim i thelluar lidhur me këtë rast të rëndë për drejtësinë e vendit, përcjellë INA. Gerovski ka përmendur edhe lidhjet…
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Ohrit, shkruan Insajderi. Disa turistë që kishin shkuar atje për të drekuar, fatura e ushqimit u kishte ardhur e fryrë, në total 50.000 denarë apo 833 euro. Ata kishin bërë debat me kamarierët dhe më pas kishin njoftuar policinë. Pas debatit, turistët kishin paguar 660 euro.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj e ka vizituar sot Tomor Morinën në burg në Maqedoni. Morina është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Interpolit. Serbia po prej ekstradimin e Morinës, e ky arrestim ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Ky është postimi i plotë: Nga vizita ne burgun Shutka, te Tomor Morines ! Falenderojme institucionet e Republikes se Maqedonise se Veriut, drejtorine e burgut Shutka ne Shkup, per trajtimin korrekt e miqesore,per lejimin e vizites sone, ish ushtarit te UÇK-se, Tomor Morina, i ndaluar kohe me parè, nga autoritetet e Maqedonise…
Besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në BE është 57 për qind dhe shënon rënie prej gjashtë përqind nëse krahason me vjeshtën e vitit të kaluar. Megjithatë, 68 përqind e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i mirë për vendin, kundrejt 16 përqindshit që kanë qëndrim të kundërt. 72 përqind e qytetarëve mendojnë se vendi ka përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Këtë e thonë të dhënat e hulumtimit standard të Eurobarometer që u zbatua pas zgjedhjeve evropiane mes 7 qershorit dhe 7 korrikut të këtij viti në 28 vende anëtarë të BE-së dhe në pesë…
Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të këmbëngul për kompromis me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Zaev thotë se do të vazhdojë ta bind opozitën me qëllim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike për t’i dhënë fund shtetit të kapur. Ndonëse kërkon mbështetje nga opozita, Zaev shton se çdo padrejtësi në vend mban vulën e VMRO-DPMNE-së. Në luftën për shtet të së drejtës, përgjegjësia e partive politike është e madhe. Por, përgjegjësinë më të madhe e mban subjekti politik i cili i solli të gjitha padrejtësitë në vend dhe Mickoski si njeriu i parë i…
Komisioni Shtetëror Antikorrupsion sërish ka përsëritur qëndrimin se Zoran Zaev nuk mund të jetë njëkohësisht edhe kryeministër edhe ministër i financave. “Bëjmë me dije se me këtë do të shkelet neni 44 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash, me të cilin ndalohet që kryetari i Qeverisë të jetë edhe ministër i financave”, theksoi kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska. Sipas saj, bëhet fjalë për funksione që nuk shkojnë bashkë. Kryeministri Zoran Zaev me rikonstruimin e fundit qeveritar largoi ministrin e deritanishëm të financave, Dragan Tevdovski dhe se nuk emëroi ndonjë ministër të ri, duke paralajmëruar se vetë do…
Dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” është arrestuar një shtetas i Turqisë. Siç njoftojnë nga MPB, S.M (44) nga Turqia ka poseduar pasaportë të rrejshme të Austrisë. “Pas bisedës dhe kryerjes së kontrolleve në dokumentin e udhëtimit, zyrtari policorë ka dyshuar në rregullsinë e dokumentit, gjegjësisht ana bio nuk ka qenë origjinale, por e bardhë me disa të dhëna, ndërsa në një anë ka pasur vula të falsifikuara për hyrje dhe dalje në Kosovë, si dhe një për hyrje në Maqedoni”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se pas kontrolleve tek personi i njëjtë është gjetur edhe letërnjoftim i falsifikuar austriak. I…
Dje pasdite rreth orës 18:00, në ujërat e akumulimit “Turija” në Strumicë është gjetur një trup njeriu në rezervuar për derivate në automjet transportues, njofton Portalb.mk. Zyrtarët policorë të Strumicës dhe prokurori publik kanë dalë në terren dhe e kanë dokumentuar rastin. Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit në të njëjtën pendë, janë gjendur dy trupa, njëri në një bure metalike, ndërkaq tani në një rezervuar derivatesh. Një trup i pajetë është gjetur në Shkup Një i punësuar i ndërmarrjes publike Higjiena e Shkupit gjate lëvizjes në rrugën për në fshatin Orizare të Eperme, mbrëmjen e…
Një zënkë mes një shtetasi të Serbisë dhe dy shtetas të Turqisë ka ndodhur në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’ Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’, në orën 8:00 gjatë hyrjes në Maqedoni kanë arrestuar N.ZH (39), shtetas i Republikës së Serbisë dhe S.E (42) dhe S.H (40) nga Turqia për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, njofton Telegrafi Maqedoni. Zënka, siç sqarojnë nga MPB, ka ndodhur pas një fjaloje për aksidentin që ka ndodhur më herët. Ata janë dorëzuar tek zyrtarët policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/
Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski ka thënë se rasti “Zhvatja” është rast shokues dhe pasqyrë e kulturës së zhvatjes që është krijuar si praktikë e keqe gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së. Kiracovski nuk beson se funksionarë të lartë të LSDM-së, janë pjesë e një vepre të tillë. “Dyshoj se funksionarë të lartë të LSDM-së, të cilët morën nderin nga qytetarët dhe partisë nuk do të lëshoheshin në vepra të tilla. E pohoj këtë dhe shumë shpejtë kjo do të dëshmohet. Njohja dhe miqësia është një punë, veprimi i dikujt jashtë ligjeve është diçka tjetër. As unë, e as kolegët e mi,…

