Në muajin korrik në rajonin e Tetovës kanë ndodhur gjithsej 99 aksidente trafiku, prej të cilave 70 në vendbanime dhe 29 në rrugë të hapura. Gjithashtu zyrtarët policorë në rajonin e Tetovës në muajin korrik kanë zbuluar dhe sanksionuar 1896 shkelje. Në aksidentin e fundit që është regjistruar në Tetovë, një grua 43-vjeçare nga fshati Strellci i Kërçovës, është goditur nga një makinë në rrugën “Radovan Coniq”, e cila për shkak të lëndimeve është mbajtur për kurim në Spitalin Klinik të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë muajit të kaluar, në rajonin më të gjerë të Tetovës janë regjistruar 17 këmbësorë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë një kontrolli të doganës, 141.000 euro janë zbuluar në një veturë, në pronësi të një kompanie italiane, e drejtuar nga një shtetas italian, i cili ka qenë së bashku me të atin e tij. Në pyetjen se doganierëve se sa para kanë së bashku ata janë përgjigjur se kanë 5.000 dollarë dhe rreth 1.000 euro, por gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur 157.000 euro të paparaqitura. Sipas Ligjit për punë devizore, personave u janë kthyer 16.000 euro dhe 5.000 euro, shumë që mund lirshëm ta mbajnë në shtet, ndërsa paratë tjera 141.000 euro janë mbajtur, ndërsa kundër vozitësit do…
Një 50 vjeçar nga fshati Roganë komuna e Kamenicës është gjetur i vdekur sot në orët e para të pasditës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një deklaratë dhënë Telegrafit e ka konfirmuar rastin, duke thënë se dyshohet se është vetëvrarë. “Është e vërtetë që një 50 vjeçar nga fshati Roganë i komunës së Kamenicës është gjetur i vdekur në orët e para të pasditës. Dyshohet se është vetëvrarë. Prokurori ka urdhëruar të dërgohet në obduksion trupi i pajetë. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet”, ka thënë ai./Telegrafi/
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se intensivisht ndërmerr aktivitete adekuate dhe masa për heqjen e kuotave në të gjitha barnatoret dhe për vendosjen e mekanizmave të reja kontrolluese gjatë dhënies së ilaçeve me recetë në kurriz të Fondit në ordinancat, si dhe për marrjen e tyre në barnatoret me kontrollimin e dokumenteve personale për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë) të personit i cili e merr ilaçin. Prej fondit theksojnë se ilaçin me recetë në barnatore personi i siguruar mund ta merr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim gjegjësisht pasaportë. Në rast kur personi i siguruar për…
Nga java e ardhshme vazhdojnë gjykimet e lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike. Të hënën është caktuar seancë e re për rastin ‘Titanik” që ka të bëjë më parregullsitë zgjedhore. Për këtë lëndë që është në procedurë dëshmuese seancat janë caktuar për ditën e mërkurë dhe të premten. Të enjten e ardhshme është caktuar gjykimi për rastin ‘TNT”, ndërsa kjo lëndë ka të bëjë me rrënimin e kompleksit ‘Kosomos’ Dorëheqja e Katica Janevës hapi shumë dilema rreth procedimit gjyqësor të rasteve, por nga PSP thonë se pengesa nuk do të ketë, prokurorët që udhëheqin lëndët do të jenë në gjykime. Dorëheqja…
Intervenime të vogla me prerje dhe gërvishtje kanë shpesh herë shpëtimtarët e ujit në Bregdetin e Strugës, por nuk kanë pasur mbytje aktive këtë verë. Shtatë plazhe në Strugë dhe akua parku, siç informon sekretarja e organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Strugë, Adhurime Dauti, kanë pasur të angazhuar shpëtimtarë të ujit, të cilët kujdesen për sigurinë e notuesve, ndërsa një pjesë e koncesionerëve nuk kanë pasur kontrata të arritura. “Koncesionerët e shtatë plazheve dhe akua parkut kanë nënshkruar kontratë me vullnetarët nga Kryqi i Kuq dhe 20 shpëtimtarët e ujit kujdesen për sigurinë e notuesve. Përveç prerjeve ose…
Asociacioni qytetar për mbrojtje të shoqërisë qytetare “Lidhja ndërkombëtare Shkup” nëpërmjet një njoftimi thonë ndaj, siç thonë ata, spekulimet e pabaza që plasohen në media dhe në rrjete sociale. Nga kjo organizatë, ku kryetar është i dyshuari i parë për rastin ‘Haraçi”, Bojan Jovanvoski i njohur si ‘Boki 13’, thonë se nuk kanë kryer asgjë ilegale, por se me marrëveshje me dy shoqëri tjera, për herë të parë në shtet kanë krijuar partnerit privat joqeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sa i përket honorarit prej 750.000 euro, i cili është bartur në llogarinë e pensionistes Liljana Todorovska, nga kjo organizatë thonë se…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Tetovë (UNSHMT) përmes një letre publike i është drejtuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, të cilin e kujtojnë me vështirësitë që hasin në procesin arsimor. Ata kërkojnë që problemeve me të cilat ballafaqohen, t’u jepet fund dhe zgjidhje e menjëhershme që të mos shfaqen sërish në shtator, kur edhe nis viti i ri shkollor, njofton Telegrafi Maqedoni. “Unioni i Nxënëve të Maqedonisë së Veriut ju informon se çdo fillim viti shkollor nxënësit përballen me probleme të shumta që pengojnë vijimin normal të procesit arsimor, siç janë: -Mungesa e rreth 20%…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në faqen e tij në Facebook thotë se OBRM-PDUKM-ja si parti opozitare ka punuar në reforma dhe siç thotë, falë vlerave të saj në procesin reformues, Maqedonia edhe sot merr raporte pozitive me rekomandim për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mickoski ka shkruar edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilin thotë se ai dhe partia e tij nuk do të mbështetin ligj që ka për qëllim amnistimin dhe kundërshtimet politike me opozitën, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kushdo që ka gabuar para ligjit dhe ka turpëruar qytetarët, do të duhet të mbajë përgjegjësi.…
Qyteti i Shkupit sot publikoi Konkurs publik për angazhimin e 16 asistentëve për nevojat e nxënësve me nevoja të posaçme arsimore në Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit. Siç bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit, të gjithë personat e papunë të evidentuar të cilët janë të interesuar që të përfshihen në programin e punës së dobishme komunale në kuadër të projektit “Mbështetje e përfshirjes në procesin arsimor – avancimin e të drejtave dhe mundësive për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve në Qytetin e Shkupit” mund të paraqiten në Agjencinë për Punësim – Qendra për Punësim e Qytetit të…
Fjala vlen! Fillon realizimi edhe i një premtimi kyç me rëndësi për qytetarët. Prej sot hiqen kuotat për ilaçe për muajin gusht në barnatoret në rajonet e Ohrit, Strugës, Resnjës, Dojranit dhe Gjevgjelisë, vendet tona turistike, ku në periudhën në vijim është rritur frekuentimi i njerëzve. Ky është hap i parë konkret drejt heqjes së tërësishme të kuotave në muajin e ardhshëm. Në ndërkohë, sillen kontrolle shtesë dhe forcohet i tërë mekanizmi në luftën kundër keqpërdorimeve. Në këtë mënyrë tejkalohet problemi me mungesën e ilaçeve në recetë dhe rritet qasja me qëllim qytetarët të kenë qasje në ilaçet gjatë gjithë…
Fotografitë, përveç në Gostivar, nuk janë aspak të ndryshme edhe në zyrën bashkiake në Labunishtë të Strugës, si dhe në Vitolishtë të Prilepit. Nga zyra rajonale në Prilep kanë dërguar edhe kërkesë deri te Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë për sanim të pjesshëm të ndërtesës Objekte të vjetra, çati të cilat rrjedhin, dritare dhe dyer të thyera, rrallë kush do të mendonte se në hapësira të tilla udhëhiqen të dhënat personale të qytetarëve të shtetit. E kjo është fotografia në numrin më të madh të gjithsej 239 zyrave bashkiake në të cilat udhëhiqen librat amë të të lindurve, të…

