Author: Hamdi Kumanova

Deri në fund të vitit Armata do të mund të sigurojë automjete luftarake si rezultat u marrëveshjes mes qeverisë së Maqedonisë dhe asaj amerikane, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka planifikon vendi në kuadër të programit të Pentagonit për ndihmë të disa shteteve aleate për zëvendësim të pajisjes së prodhimit rus ku për vendin janë paraparë 30 milionë dollarë për furnizim të automjeteve ushtarake. Ajo ka shpjeguar se deri te Ligji i ri për furnizimin në mbrojtje dje siguri është lënë mundësia shteti të mund të zbatojë modernizimin e Armatës…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski e vizitoi Sistemi hidromeliorativ “Tikvesh”, stacioni i pompimit “Marena” dhe paralajmëroi tejkalim të problemeve në furnizimin me ujë. “Konkluzion i përgjithshëm është se ligji i keq i miratuar në vitin 2015 gjatë formimit të SHA Ekonomisë së Ujërave nuk ka treguar rezultate të mira në procesin e thjeshtësimit  të këtij sistemi. Presim se shfrytëzimin maksimal që e ka potenciali i ujit, kapacitet i vetë Liqenit të Tikveshit, do të shfrytëzohet dhe realisht në dispozicion zë bujqve dhe kulturave kur në të vërtetë u duhet”, tha ministri. svd/ Vizita e sotme, theksoi, do të shfrytëzohet q[ të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot gjatë vizitës së kazermës në Veles ku në mënyrë solemne u nënshkrua marrëveshje për punësimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë, ka folur edhe për rastin e Prokurorisë Themelore “Haraçi”. Ajo tha se ky rast tregon se shumë gjëra nuk janë të njëjta sikur në pushtetin e kaluar. Sipas saj, para tre viteve qytetarët janë frikësuar të flasin hapur për tentimet për haraç, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Tani kemi treguar se kur ka tentime të tilla, institucionet reagojnë në moment. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk e pengon hetimin. Nga të gjithë përfaqësuesit…

Lexo më Shumë

Grafa për “shtetësi” në ekstraktet e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, prej sot do të plotësohet maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë për MEDIAL-nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë. Lidhur me reagimet në opinion për plotësimin e grafës në fushën shtetësi me viza të pjerrëta (/////), nga Drejtoria cekin se ajo ka ndodhur, sepse është dashur të zbatohet procedurë adekuate në sistemin elektronik për dhënie të ekstrakteve të të lindurve, kurorëzimeve dhe të vdekurve. “Në pajtim me nenin 2 paragrafi 3 nga Ligji kushtetues për zbatim të amandamenteve nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës…

Lexo më Shumë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre. Grabitësit ndodhen në arrati, ndërkaq me vete kanë marrë shumën prej 24 mijë franga zvicerane. Personat e dyshuar, kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e një qytetari në Shtime, por nuk e kishin ditur se pronari i shtëpisë gjendej brenda. Ata kishin kërkuar nga pronari që të dorëzohej, por në momentin që nuk e kishte bërë, njëri prej grabitësve e kishte qëlluar me armë zjarri…

Lexo më Shumë

Policia njofton se ka arrestuar dy banorë të fshatit Çegran të Gostivarit, pasi tek ata është gjetur marihuanë. Sipas SPB Tetovë, zyrtarët policorë dje rreth orës 15:45 në fshatin Çegran janë arrestuar Sh.A (21) dhe E.A (24). “Gjatë kontrolleve tek ata është gjetur marihuanë dhe dy të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor në Gostivar deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë. Pas bisedës me ta, të arrestuarit do të ballafaqohen me masa adekuate./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Padi penale dhe kërkesë për paraburgim do të parashtrojë Prokuroria themelore publike nga Shkupi kundër ish u.d. drejtor i Regjistrit qendror, Andrea Popovski, për shkak të dyshimit se i ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare. Popovski, i cili dje u arrestua, ngarkohet se ka punësuar kuadro partiake. Siç kumtoi sot PPRM, Prokuroria themelore publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër pesë personave, prej të cilëve njëri është i dyshuar për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare nga neni 353 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal, përderisa katër të tjerët dyshohen për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot e nënshkroi “Konventën e Kombeve të Bashkuara për marrëveshje ndërkombëtare. që dalin nga ndërmjetësimi”, të njohur si Konventa e Singaporit për Ndërmjetësim. Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, me nënshkrimin e kësaj konvente, shteti ynë u dërgoi sinjal investuesve të huaj se i pranojmë instrumentet ndërkombëtare me të cilat garantojmë siguri të investimeve të huaja. Ceremonia për nënshkrimin e Konventës së Singaporit u zhvillua në organizim të Ministrisë së Drejtësisë së Singaporit dhe Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtë tregtare ndërkombëtare (UNCITRAL). Konventa u miratua me konsensus në Asamblenë e Përgjithshme…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative ka shpallur një vendim të saj në favor të komunës së Gostivarit, lidhur me marrjen e kompetencave në arsim nga ana e Ministrisë së Arsimit. Ky vendim është publikuar në facebook nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Në vendim e Gjykatës Administrative thuhet se pranohet padia e komunës së Gostivarit kundër vendimit të ministrit të Arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi. Në vendimin zyrtar thuhet më tej se anulohet vendimi i ministrit Ademi, përcjellë INA. “Ministri i “kompetencave” dhe “doktori i shkencave juridike”, sipas gjykatës administrative nuk paska të drejtë për marjen e kompetencave në arsim në…

Lexo më Shumë

Sot flasim shumë për ‘përpjekjet’ e shumë personaliteteve të gjjinisë femërore që kanë ngritur veten në pozicione të shumëllojshme. Disa me mund e disa të tjera me magjepsjen e tyre karshi ‘burrave’ të pushtetit. Sot flasim rrallë e thuajse hiç, për punën që ndoshta ka bërë një kryetare ose një deputete në Parlament për të stimuluar ose për të ndihmuar gratë e tjera në një punë të dobishme. Nënat tona janë shumë të zonja, madje, sot atyre s’mund t’u afrohemi as edhe me magjistraturat tona që arrijmë t’i marrim dosido. Ato, pra nënat, gratë e motrat tona, duhet të socializohen…

Lexo më Shumë

Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi realizoi shëtitje në Turqi në kuadër të projektit Trashëgimia e Përbashkët Osmane i cili realizohet nën mbështetje të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Shoqata për Shkenca Arsimore dhe Hulumtime Sociale (Ebsad). Në kuadër të kësaj shëtitje në të cilën morën pjesë rreth 40 student të cilët marrin pjesë në projektin Trashëgimia e Përbashkët Osmane, u realizuan vizita të disa vendeve historike të periudhës Osmane në Stamboll dhe Ankara, si dhe institucione të cilat veprojnë në fushën e arsimit. Njëkohësisht, pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë nga ligjëratat me tema…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet përkatëse për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë natyrore në vend. “Politikat e mbrojtjes së natyrës ose zonave të mbrojtura, në përputhje me legjislacionin e BE-së, janë qëllimi i institucionit tonë”, thonë nga MMPH. Zonat e mbrojtura, shtojnë nga atje, kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike të trashëgimisë kulturore, të cilave u jepet statusi i përcaktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. “Kanjoni i Matkës ka statusin e një monumenti natyror, megjithatë për të ruajtur atë status kërkohet vëmendje të veçantë…

Lexo më Shumë