Author: Hamdi Kumanova

Pas shpalljes së fazës portokalli në territorin e gjithë shtetit deri më 14 gusht të këtij viti, për shkak të valës së ngrohtë, Ministria e Punës dhe Politikes Sociale u bën thirrje subjekteve juridike që t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë të miratuar në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta. “Konform planit aksional për parandalim të pasojave nga vala e ngrohtë Ministria e Shëndetësisë rekomandon lirim nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet)…

Lexo më Shumë

Ndonëse emërimi i drejtorit të BSP-së është i rregulluar me ligj dhe ndonëse krahas kushteve të përgjithshme janë definuar edhe kushte të posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar që të përjashtohet mundësia për çfarëdo ndikimi, para së gjithash politik, njëri prej 14 rekomandimeve që kishin të bëjnë me MPB-në nga GREKO në raportin për vlerësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është për ndryshime në mënyrën e emërimit të drejtorit të Byrosë. Drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski për MIA-n bën të ditur se në ligjin, krahas kushteve të përgjithshme, janë përkufizuar edhe kushte të posaçme që duhet t’i…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska ka folur lidhur me kërkesat e vazhdueshme të opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo dje theksoi se opozita dhjetë herë do të flasë për zgjedhje, vetëm që ta evitojë sfidën kyçe, si të sigurojmë që të gjithë të përgjigjen për krimin dhe të miratohet ligji për prokurori publike. Sipas saj, fillimisht është i rëndësishëm konsensusi për ligjin për prokurori publike, sidomos që opozita, thotë, deklarohet se është për BE-në dhe NATO-n. “Unë nuk e kam të qartë se opozita nuk kërkon zgjedhje, por dëshiron të shmangë diskutime, votime, mbështetje të ligjit që…

Lexo më Shumë

Një video material tjetër sot është publikuar nga gazetari Laris Gajser në gazetën italiane “La Verita”. Në këtë material dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmenit të dyshuar Orce Kamçev, të cilët bisedojnë për kushtet se si do të jetë i liruar. Në njërën nga bisedat e dyta telefonike, dëgjohet edhe zëri i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, por në një moment ai zë duke si ndërhyrës, i xhiruar më parë. Gazetari Laris Gajser ka paralajmëruar se do të publikojë edhe detaje të tjera lidhur me skandalin “Reket”, se si biznesmenit të njohur Orce Kamçev iu morën 1.5 milion…

Lexo më Shumë

Në një seri bisedash audio të publikuara nga e përditshmja italiane La Veritas në lidhje me aferën “Reket” mbizotërojnë bisedimet midis të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe biznesmenit Orce Kamçev, pas së cilës prokuroria hapi një hetim për rastin. Në njërën nga bisedat, Kamçev i thotë Bokit 13 se i rregulloi paratë sipas specifikimeve të tij dhe i paketoi në një çantë që përputhet me stilin e tij – Louis Vuitton. “Valixhja i përgjigjet stilit tëndë”, i thotë Kamçev Bokit, duke shtuar se ai i ka numëruar për dy orë me dorë banknotat nga 50 euro.

Lexo më Shumë

Ka shkrepur 15 plumba në gruan 20 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër. Bajram Veliaj, 61-vjeçari nga Prizreni, pastaj i ka telefonuar vëllait dhe policisë për të treguar se e ka kryer krimin. Gjithçka ndodhi pas një fjalosjeje, derisa 42-vjeçarja po priste taksinë për t’u larguar nga shtëpia. Vëllai i Bajramit thotë se janë të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që fqinjët kanë dhënë versionet e tyre se si e njohin çiftin. Për rastin reaguan edhe krerët e shtetit, përfshirë kryeministrin Haradinaj pasi e viktima është nëna e këshilltares së tij,…

Lexo më Shumë

Gjykata themelore Shkupi 1 e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup për paraburgimin  e ish-u.d. drejtorit të Regjistrit qendror, Andrea Popovski, i cili u arrestuar për shkak të dyshimit se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet me punësim të kuadrove partiakë. “Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e mbrojtjes së personit i cili u zbatua në Gjykatën themelore Shkupi 1 pas denoncimit të Policisë financiare, për përcaktimin e garancisë me masë të kujdesit. Në pajtim me nenin 146, paragrafi 1, pika 2, 3 dhe 6 caktoi obligim që personi të paraqitet në Gjykatë, marrje të përkohshme…

Lexo më Shumë

Në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, sot kanë arritur aparate dhe pajisje, në vlerë prej rreth 35.000 dollarë, donacion i dibranit Salaudin Erbeli, i cili jeton në SHBA. Donacioni, sipas drejtorit të spitalit, Baki Halili përbëhet në aparate mjekësore, çarçafë, batanije dhe karroca invalidore. “Bëhet fjalë për nga një aparat për eko dhe ekg, pesë aparate për matjen e tensionit të gjakut, 10 karroca invalidore, 15 krevate elektrike, 100 batanije, më pas çarçafë, jastëk etj. Kjo ndihmë do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucionin tonë shëndetësor”, ka thënë Halili. Ai shprehu falënderim të madh në…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov gjatë ditë sotme është arrestuar. Siç njoftojnë nga MPB për ‘Fokus’, policia gjatë ditës së sotme në Kavadar gjatë kontrollit në shtëpinë e ish kryetarit të Komunës së Kavadarit ka gjetur 1.000 monedha arkeologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas njoftimeve, monedhat më herët janë gjetur në vende të ndryshme nëpër Maqedoni./Telgrafi/

Lexo më Shumë

Nga drejtoresha e deri te pacientët konsumojnë duhan brenda objektit të Klinikës për Kirurgji Plastike. Dhjetëra fotografi që kanë arritur në adresë të gazetës KOHA dëshmojnë se, askush nuk e respekton Ligjin  për pirje të duhanit. Duhan pinë nga udhëheqësit e Klinikës deri edhe te pacientët që tymosin madje edhe në dhomat e pacientëve të shtrirë. Pacientë të shumtë në këtë Klinikë tregojnë për gazetën KOHA se motra medicinale, mjekë dhe pacientë tymosin ku të arrijnë, ndërsa Klinika i ngjan një çajtoreje fshati ku pihet lirshëm duhani. Nga korridori, dhomat e kontrollit, dhomat e mjekëve dhe motrave medicinale, dhomat e…

Lexo më Shumë

Në moshën 39 vjeçare ka ndërruar jetë Hoxha i nderuar Sali ef. Bislimi nga f. Sveta Petkë – Shkup, njëherit Referent përgjegjës për çështjen e Vakfit, pranë Muftinisë së Shkupit. Allahu e mëshiroftë kolegun tonë Sali ef. Bislimi. Ndërsa Familjes se ngushte dhe me gjere, Muftinise se Bashkësisë Fetare Islame – Shkup si dhe Muftiut te saj Qenan ef Ismailit, ia dhashtë sabrin./r.ibshi

Lexo më Shumë

Pas dy javëve arrest është liruar ish pjesëtari i U:K-së nga Kosova Tomoir Morina, kanë thënë burime nga burgu. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe ish funksionari i BDI-së, Valon Bela. “U lirua Tomor Morina. Më në fund. 2 javë ditë terror për Tomorin dhe familjen e tij për shkak të mendësisë millosheviçiane”, ka shkruar Bela. Pritet që këtë informacion ta konfirmojë edhe ambasada kosovare në Shkup./Lajmpress

Lexo më Shumë