Author: Hamdi Kumanova

Ditë më parë në vazhdën e ftesave të Gjykatës Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ftua edhe Rilind Berisha, i cili gjatë luftës ishte fëmijë. Arsyet nuk u bënë të ditura deri më sot, kur avokati i tij, Besnik Berisha ka treguar se ai nuk është ftuar e as marrë në pyetje për asnjë shkelje ligjore e as për rrjedhën e informacionit në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas Berishës, Prokurori i Specializuar e ka intervistuar Berishën në cilësinë e dëshmitarisht dhe ekskluzivisht lidhet me fushë-veprimtarinë e zyrës që koordinon procesin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave…

Lexo më Shumë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces. Me këtë rast Ministri Lluka, është informuar nga kreu i Ambasadës Çeke z. Bilek, që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke ju falenderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia. Ku ndër të tjera, Bilek theksoj se së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini ka nënshkruar sot dëbimin e një kosovari (M.M, 43 vjeçtar), banor i Siena-s. Kjo sipas njoftimit publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e vendit në fjalë. Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai është shprehur se autoritetet kosovare do të merren me rastin derisa thuhet se shumë shpejt do të merret vesh edhe epilogu i këtij rasti. Postimi i plotë i tij: Zëvëndës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska duke komentuar akuzat e OBRM-PDUKM-së për përfshirjen e saj në rastin ‘Haraçi’ demantoi përfshirjen e saj duke ju bërë thirrje prokurorisë dhe të gjithë organeve që sa më shpejt ta intensifikojnë hetimin. “Udhëheq me ministri të rëndësishme strategjike, jam pjesë e një Qeveria që ju shpalli ‘luftë’ krimit dhe korrupsionit dhe i kuptoj nevojat e diskualifikimeve dhe sulmeve të pabazuara, por me përgjegjësi të madhe kundërshtoj sulmet e orkestruara për të barazuar kriminelët dhe ata që nuk janë të tillë”, tha Sheqerinska, përcjell Telegraf Maqedoni. Ajo shtoi se që nga momenti kur është…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për shoferin e automjetit që goditi për vdekje një vajzë katër vjeç në Podujevë. Të njëjtit, Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim, shkruan lajmi.net. Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike sot dha urdhër për zbatim të hetimit kundër një personi i dyshuar për shitje të drogës. “30 vjeçari i dyshuar më 7 gusht në shtëpinë ku ka banuar në rrugën ‘Kiro Krstevsi-Platnik’ në Shkup pa leje ka pasur drogë marihuanë në dy qese në total 52.48 gramë, degë të kanabisit prej 9.34 gramë, dhe 13 fara të kanabisit si dhe katër copa tabletë të thyer buprenofin. Gjatë kontrollit, nga ana e autoriteteve është marrë edhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore, përkatësisht se ekzistojnë rrethana…

Lexo më Shumë

Në total 450 kandidatë janë paraqitur në 27 vendet e punës në Drejtorinë e Policisë Financiare. Më 5 korrik policia kërkoi 27 policë financiar për shkak të punës së madhe në këtë drejtori. Nga kjo drejtori paralajmërojnë testime shtesë për shkak të interesit të madh. “Do të përgatisim testime shtesë që t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. Me të gjithë kandidatët e paraqitur do të ketë intervistë, kontrolle sistematike dhe vlerësime të sigurisë si dhe procedura standarde”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare. Drejtoria është e obliguar që në afat prej tre muajsh të përfundojë të gjithë procedurat dhe t’i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, në rrjetin social facebook, ka dalë me një mesazh të shkurt lidhur me zhvillimet e fundit për rastin “Zhvatja”. Ai, raporton SHENJA, thotë se duhet të ketë drejtësi dhe çdokush të përgjigjet për veprimet që ka bërë. “Hetimi duhet t’i zbulojë gjitha detajet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Qytetarët merituan drejtësi”, ka shkruar Zaev.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetove, në afërsi të hyrjes për në Matkë. Gjatë aksidentit kanë mbetur të lënduar disa persona. Raportohet se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në qendrën klinike. Sipas burimeve paraprake makina është me targa të Italisë, akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia rrugore menjëherë ka arritur në vendngjarje, ka siguruar vendin dhe ka shoqëruar të lënduarit në spital.

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik akoma nuk i ka publikuar rezultatet nga analizat e ujit të pijshëm në Tearcë, ku pësuan 350 banorë me virusin rota. Nga ky Institucion apelojnë që uji të mos përdoret assesi për pije. “Paniku tek masa është i arsyeshëm. Bisedohet për shfaqje të enterokoliteve që manifestohet me të vjella. Alarmi u pranua dhe ekipet dolën në terren bënë regjistrimin e gjithë situatës. Besojmë se ka ardhur shkaku i pastrimit mekanik të një hidrocentrali dhe uji sërish është lëshuar në lumin Bistrica e cila përdoret për pije,e cila besohet se nuk është kloruar sa duhet dhe janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për shëndetësi të Aleancës për Shqiptarët, Bekim Tateshi kërkoi përgjegjësi nga Qeveria për, siç tha, politikat e pasuksesshme në shëndetësi dhe mos pastrimin e rastit me plagosjen e dy të rinjve në dasmë në Reçicë të Vogël të Tetovës. “Në spitalin ‘Zhan Mitrev’ dhe Kardiokirurgjinë shtetërore për fëmijë ne si komision shëndetësor në muajin dhjetor të vitit të kaluar kemi thënë se bëhet fjalë për një projekt që nuk është mirë i përgatitur  dhe është jotransparent dhe prandaj atëherë kemi thënë se do të vijë deri në mossukses”, deklaroi Tateshi në konferencën e sotme për shtyp në…

Lexo më Shumë

Disa muaj e ndajnë Maqedoninë nga #Rilindja e Maqedonisë, të tregojmë se më nuk ka vend për kastë politike preferenciale, por për politikanë të cilët do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe Maqedonisë, ndërsa ata të cilët kanë gabuar dhe janë turpëruar para qytetarëve të bartin përgjegjësinë!, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Sipas tij, sot është plotësisht e qartë se kemi punë me oktapod kriminal dhe se ky është realiteti, por, shton, pyetja është se çka ndërmarrin pushteti dhe institucionet. “Në vend se përgjegjësi të menjëhershme, ata vendosën që të hiqen dhe t’i gënjejnë partnerët…

Lexo më Shumë