Ministri Ismaili konkludoi se rezultatet e deritanishme nga realizimi i masës “TVSH-ja Ime” janë të suksesshme, për të cilën konfirmojnë edhe mbi 9,5 milionë llogari fiskale të skenuara dhe kthimi i tyre qytetarëve që është afër 80 milionë denarë. “Kthimi i 15% të TVSH-së së paguar te qytetarët është me rëndësi të madhe për disa shkaqe. Për herë të parë shteti ua kthen paratë qytetarëve, njëkohësisht kjo masë kontribuon në uljen e ekonomisë joformale. Qytetarët e njohën dobinë e kësaj mase dhe tashmë nuk dalin nga vendet e shitjes pa ua lëshuar llogaritë fiskale. Me futjen e masës “TVSH-ja Ime”…
Author: Hamdi Kumanova
Nëntë gazetarë të RTK’së kanë vendosur t’i kërkojnë të drejtat e tyre duke shkruar letra dhe kërkesa në drejtim të menaxhmentit. Kanë kundërshtuar emërimin e një redaktori të lajmeve për të cilin kanë thënë se s’ka pasur diplomë kur është pranuar në punë në RTK. Radio Televizioni i Kosovës për çdo ditë i kushton Kosovës mbi 47 mijë euro. I harxhon deri 13 milionë euro në vit. Mirëpo, aty s’e kanë problemin e parave dhe as rrogave. Nëntë gazetarë kanë vendosur të bojkotojnë punën pse menaxhmenti i ri i RTK’së ka vendosur të emërojë një redaktor pa i përfillur procedurat…
Kryeministri Zoran Zaev ka bërë thirrje që rasti “Zhvatja” të hetohet deri në fund. Ai pas videos së publikuar sot, ku përmendet edhe emri i tij, ka thënë se emri i tij është keqpërdorur. “Gjatë kësaj nxirren gënjeshtra me qëllim njëri bashkëbisedues të përforcoj pozicionin e tij të autoritetet para bashkëfolësit tjetër. Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë dhe them me përgjegjësi, çfarëdo lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja’ dhe për çfarëdo tjetër çështje që janë lëndë e hetimit për këtë rast”, ka shkruar Zaev, përcjell SHENJA. Ai ka shtuar se me…
Kaluan disa ditë nga publikimi i lajmit për plagosjen e dy personave në një dasmë në Tetovë, e bashkë me lajmin zbulohet edhe identiteti i autorit i cili është funksionar i lart partiak i BDI-së dhe deputet aktual në Kuvend. Pas këtij lajmi, asnjë veprim konkret nuk u kuptua nga institucionet kompetente. Sipas informacioneve tona njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët nuk po ja heqin plumbin nga gjoksi, për shkak të rrezikimit të jetës së tij. Pyesim publikisht prokurorinë dhe MPB, çfarë ndodhi me autorin e këtij akti, që rrezikoj jetën e qytetarëve, duke përfshirë…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata dhe ka rritje të intensitetit të qarkullimit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Sipas LAMM koha e pritjes për dalje nga vendi në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc është nga 30 deri në 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të…
Rasti “Haraçi” tregon se atë se për çka po luftojmë ne me qytetarët, të gjithë ne së bashku, po vjen në skenë, tha kryeministri Zoran Zaev në Facebook pas publikimi të fundit të video inçizimit nga gazeta italiane “La Verita”, ku përmendet edhe emri i tij. “Në bisedën më të re të publikuar, disa prej të dyshuarve përmendën dhe abuzuan me emrin tim. Gjatë kësaj ata thanë gënjeshtrat dhe marrëzira për të forcuar pozicionin e tyre dhe të tregojë fuqi para një bashkëbiseduesi tjetër. Unë mohoj fuqimisht, kategorikisht dhe me përgjegjësi çdo, bashkëpunim apo komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka reaguar pas videos së fundit të publikuar nga “La Verita”. Ai thotë se oktapodi kriminal është zhveshur dhe çmontuar deri në fund. “E vërteta është se qeveria nën maskën e luftës kundër krimit ka krijuar dhe po mbron krimin. Tolerimi i tillë i krimit po shndërrohet në ofendim për qytetarët. Thënë thjeshtë, kjo do të thotë, se Katica, e cila është e përkëdhelura e Zaevit, duhet të presim të kthehet nga ‘pushimi mjekësor’, të cilin rastësisht po e kalon në fqinjin jugor, me shpresë se ndoshta do të qetësohet dhe do të jep deklaratë…
Karvani i “TVSH-ja ime” sot do të jetë në Tetovë ku në tendë promovuese qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informacione dhe përgjigje për masën qeveritare për kthimin e 15 për qind të TVSH-së së përllogaritur. Tenda do të jetë vendoset para supermarketit Ramstor në qendrën tregtare Pallma Moll. Është paraparë që deklaratë për masën “TVSH-ja ime” të japë ministri i Kulturës, Hisni Ismaili.
Prokurorja e PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva vazhdon të mohojë lidhjet me rastin “Haraçi”. Në publikimin e video së tretë që u bë sot nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet biseda midis saj dhe Orce Kamçevit, të cilat ajo nuk i kundërshtoi. “Lidhur me bisedat e publikuar sot, të paraqitura në portale, ritheksoj që në interes të hetimeve paraprake dhe hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike që drejtoj, kam folur vazhdimisht me individë të ndryshëm në përpjekje për të marrë pozicione më të mira në çështjet penale, shpesh ndodhi të bëhej përmes ndërmjetësuesve të caktuar prej tyre. Në këtë rast…
Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Lile Stefanova është ftuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo në cilësinë e dëshmitarit duhet të paraqitet të martën në Prokurori për rastin “Zhvatja”, shkruan SDK. Jozyrtarisht mësohet se më pas do të ftohet edhe prokurorja Speciale Katica Janeva. Stefanova mbrëmë nëpërmjet një komunikate e publikuar në faqen e PSP-së, ka kundërshtuar Janevën për lëndën “Perandoria” dhe për herë të parë publikisht u konfrontuan.
Kush e solli Abetaren e parë në gjuhën shqipe nga Shqipëria në Tetovë? -Shkolla e parë shqipe në Tetovë u hap në qershor të vitit 1941, me mbajtjen e kurseve intensive nga mësuesit Mithat Cami nga Dibra dhe Vasil Dhimitriu nga Elbasani, ndërkaq viti i parë shkollor filloi më 1 shtator 1941. -Në shkollat e para në gjuhën shqipe në Tetovë dhe rrethinë u angazhuan nja 50 mësues nga Shqipëria, prej të cilëve 30 nëpër fshatra, kurse 20 të tjerë në qytet, ku u përfshinë më se 1.000 nxënës të fillores, në 22 paralele Ismail Arsllani Shkruan: Ismail Arsllani Në…
Edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita” edhe sot publikoi incizim të ri të një bisede mes Jordan Orce Kamçev dhe Bojan Jovanovski (Boki 13) për rastin “Reket”. Nuk ka data që të shihet se kur dhe si janë incizuar dhe se a janë gjithë këto disa ditë ose zgjasin me muaj. Në incizimin e publikuar sot bisedojnë për procedurën për lëndën “Perandoria” të PSP-së në të cilën është i dyshuar Kamçevi. Këtu në një bisedë është e përfshirë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila përmes bisedës Kamçev-Boki 13 suflon dhe sqaron procedura. Kamçev dhe Boki 13në…

