Me 11.08.2019 në ora 18.40 është lajmëruar se në rrugën “Strasho Pinxhur” në fshatin Vatasha, Kavadar, vetura e tipit “Ford Fokus” me targa nga Kavadari e drejtuar nga L.Gj.(31) nga Kavadari, e ka goditur biçikletën e drejtuar nga J.A.(66) nga Kavadari, transmeton Almakos. J.A. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spital në Kavadar. Është kryer kontroll nga ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.
Author: Hamdi Kumanova
Me 11.08.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Aerodrom janë arrestuar Gj.M.(22), K.H.(35), B.A.(65), F.S.(19), D.T.(33) dhe A.M.(22) të gjithë nga Shkupi për shkak të përleshjes fizike pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në bulevardin “Asnom”, në afërsi të stadiumit “Petar Milloshevski”, transmeton Almakos. Gjatë përleshjes janë lënduar disa persona, ndërsa A.M. ka marr plagë në dorën e majtë nga një thikë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 11.08.2019 në ora 08.30 është lajmëruar se në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, afër fshatit Debrishtë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Golf” me targa nga Manastiri e drejtuar nga R.D.(34) nga fshati Ostres, Manastir, dhe veturës së tipit “Land Rover” me targa nga Velesi, e drejtuar nga O.G.(30) nga Velesi, transmeton Almakos. Në aksident ka vdekur bashkëudhëtari në veturën ‘Golf’ B.D.(36). Është lënduar rëndë shoferi R.D., derisa shoferi tjetër O.G. dhe tre udhëtarët nga dy veturat janë lënduar lehtë. Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Veles.
Avokati Petar Vasilev i cili është avokat i të akuzuarve në rastin ‘Titanik’, sot kërkoi anulim të gjykimi për shkak të rastit ‘Haraçi’ dhe dorëheqjes së Katica Janevës, por gjykata refuzoi. “Pas situatës së re të krijuar, mendoj se është ka arsye që të anulohet seanca e sotme. Nuk ka asnjë qëllim për vonesa”, tha avokati Petar Vasilev përmendi edhe dorëheqjen e Katica Janevës. Gjyqtari Osman Shabani, konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për ta anuluar gjykimin ku po nxirren dëshmitë. “Flasim për lëndë që janë në kompetencë të prokurorisë tjetër. Çfarë do të dëshmohet dhe çfarë do të ndodhë…
Prokurorja e PSP-së Lile Stefanovska e cila e udhëheq lëndën “Perandoria” është thirrur nesër në Prokurorinë Publike që të japë dëshmi për rastin “Reket” konfirmoi për MEDIAL-n prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski. Ai nuk bën të ditur nëse dhe kur do të thirret edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. “Prokuroria për shkak të besueshmërisë dhe kryerjes së suksesshme të hetimit nuk njofton më parë se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren ato”, tha Joveski. Ai konfirmon se të gjithë të personat e përfshirë do të merren në pyetje pa bërë përjashtime. Janeva dhe Stefanova ishin përmendur edhe në bisedat…
Avokati i Popullit i bëri apel Qeverisë që sa më shpejt të intensifikojnë punët me manxhimin e mbeturinave, posaçërisht në ndërtimin e deponive rajonale, dhe me këtë do të parandalojnë rrezikun e mëtejshëm nga ndotja e mjedisit jetësor. “Ndodhitë e fundit me zjarrin e mbeturinave në deponinë rajonale Rusino në fund të Gostivarit, si dhe në deponinë Bukovë në Ohër tregojnë se sa e rëndësishme është zgjidhja e kësaj çështje, posaçërisht kur pasojat e ajrit të ndotur do të kenë pasoja jo vetëm në ato rajone po në të gjithë shtetin”, thotë Avokati i Popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai me…
Bujar Osmani deklaroi sot se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk i mbështet idenë për zgjedhje të reja parlamentare. Ai deklaroi se, përparësi duhet ti jepet proceseve euroi-atlantike. “Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mbështet zgjedhjet e parakohshme parlamentare para anëtarësimit të vendit në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Osmani.
Karburantet nga mesnata e sotme do të lirohen. Tre denarë më pak do të kushtojë benzina dhe dy denarë më pak dizeli, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjisë gjatë ditës së sotme. Kështu një litër Eurosuper BS 95 do të kushtoj 66,50 denarë për litër ndërsa Eurosuper BS 98 do kështojë 68,50 denarë për litër. Një litër Eurodizel do të shitet me 60 denarë për litër. Vaji ekstra i lhetë do të shitet 50 denarë për litër.
Nëpërmjet një konference për shtyp, kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski foli për ngjarjet e fundit për rastin ‘Haraçi’ dukekritikuar prokurorët për pushimet që i kanë marrë dhe duke shprehur revoltën e tij. “Unë personalisht, që prej fillimit të aferës ‘Haraçi’ e thash qëndrimin se jam i zhgënjyer nga ajo që dëgjoja dhe bëra thirrje për hetim të shpejtë. Në vend të kësaj, ata që ishin kompetent shkuan në pushim vjetor sikur të ishte gjendje normale. Audio-incizimet që shpërndahen nëpër media nxisin zhgënjim të thellë te të gjithë qytetarët, posaçërisht ata që me vite dhe me trysni të vazhdueshme…
Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes paraqitet intensiv, ndërsa në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet më shumë se 30 minuta. Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Edhe pse rrugët janë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të moderuar, respektim të sinjalizimeve dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit.
Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov në konferencë për shtyp tha se shfaqja e antraksit nuk është diçka e re dhe se kjo sëmundje ka qenë e regjistruar në Maqedoni dhe se nuk ka nevojë për panik e aq më pak të bëhet sensacion. Atanasov tha se rast të ri te kafshët nuk ka dhe nuk ka as njerëz të sëmurë. Ai tha se janë shpërbërë 9 cofëtina të deleve dhe se katër dele po bëhen analiza. “Në Maqedoni ka 22 të ashtuquajtura distrikte ku atraksi deri tani është vërejtur”, tha Atansov duke sqaruar se në…
Kanë kaluar tashmë 18 vjet nga Masakra e Lubotenit. Sot përkujtohet dita kur forcat maqedonase të sigurisë zhvilluan operacion në fshatin Luboten, ku vranë 10 civilë shqiptarë, përfshirë 6-vjeçarin Erxhan Aliu. Viktimat e tjerë të masakrës së Lubotenit janë edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili. Gjithashtu në këtë periudhë në Luboten u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj…

