Author: Hamdi Kumanova

Me 09.02.2019 në ora 04.30 është lajmëruar se në Kocani në rrugën “Todosija Paunov”, vetura e tipit “Kia Sportazh” me targa nga Kocani, e drejtuar nga O.E.(35) nga Kocani, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe bashkëudhëtari A.V.(20) nga Kocani, ndërsa bashkëudhëtarët tjerë në veturë, S.G.(40), M.L.(20) dhe J.A.(21), të gjithë nga Kocani janë lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga mjeku i Qendrës Mjekësore në Kocani. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Kocani dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 09.02.2019 rreth orës 13.00 është lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Avatovc, Shkup është shkaktuar një zjarr në një fushë me bari të thatë në 300 metra katror, ndërsa janë djegur edhe rreth katërqind katror metër stiropor që janë vendosur në pjesën e jashtme si izolim i objektit në pronësi të D.Gj.(57) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është kryer kontroll.

Lexo më Shumë

Me 09.02.2019 në ora 20.20 në Stacionin Policor në Prilep T.P.(38) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 17 derisa ka qenë në vendin e saj të punës për auto goma dhe hekura që gjendet në rrugën Orde Copela është sulmuar fizikisht nga B.H.(34) nga Prilepi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu ka shkruar lidhur me rastin “Titanik 2” ku nga Prokuroria Speciale është i ngarkuar me akuzë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. “Shumë zhurmë për asgjë! Të gjithë jeni të informuar se ndaj kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, zhvillohet proces gjyqësor lidhur me përseritjen e zgjedhjeve në një vendvotim në komunën e Strumicës. Kjo “Akuzë” e padrejtë thotë se me përseritjen e atij vendvotimi është shkakëtuar dëm buxhetit të shtetit me vlerë 26.011 denarë apo në kundervlere prej 422 euro. Këtë shumë e ka caktuar vetë gjykata me datë 22 Janar të vitit…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “masat e planit operacional për punësim të vitit 2019 siguron mundësi për punësimin e të rinjve, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme”. Nëpërmjet një mase, thonë nga LSDM, janë siguruar mbi 43 milion denarë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe vende pune të reja në këtë fushë për të rinjtë. “Me këtë masë janë përfshirë 1.323 të rinj të papunësuar deri në 34 vite që mund të punësohen përmes trajtimeve”, thonë nga LSDM duke shtuar se vendet e reja të punës si dhe nevojat për rikualifikim janë përgatitur bashkërisht me punëdhënësit. Sipas…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) prej dje filloi me vëzhgimin e raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. “Vëzhgimin, do të kryhet sipas Metodologjisë për Vëzhgim të raportimit Mediatik gjatë Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimeve programore të televizioneve dhe radiove në procesin zgjedhor nga 07.02.2019”, thuhet në kumtesën e ASHMAA-së. Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklamim të paguar politik gjatë kohës së fushatës zgjedhore, janë të obliguar që në afat prej 5 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjes t’i konstatojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, në të cilat çmimi për sekondë për reklamim…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn për AIM, tha se nëse zbatohen reformat, BE do të pajtohet që bisedimet të nisin këtë vit. Komisionari për Zgjerim në BE edhe një herë e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për NATO dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë si “hap që vendos integrimin euroatlantik” të, siç e quajti ai, “Republikës së Maqedonisë së ardhshme të Veriut”. “Ju duartrokas të gjithë liderëve politik të përfshirë. Ky është edhe një vendim historik i arritur nga lidershipi në vend, integrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Me 08.02.2019 në ora 12.00 në Stacionin Policor në Kocani, L.L.(31) nga Kocani e punësuar në kopshtin “9 maji” në Kocani ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.30, derisa ka qenë në punë O.C.(33) nga Kocani e ka kërcënuar me jetë atë dhe i ka sulmuar fizikisht punëtorët tjerë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në Stacionin Policor në Kocani është thirrur O.C. dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 08.02.2019 në ora 11.00 në Stacionin Policor në Zherovjan S.Z.(53) nga fshati Cellopek ka lajmëruar se me 07.02.2019 rreth orës 09.30 djali i saj 10 vjeçar ka qenë në orën e matematikës nga ana e arsimtares H.Z. nga fshati Cellopek është sulmuar me një mjet druri në dorë, transmeton Almakos. Fëmijës iu është dhënë ndihmë mjekësore në ambulancën në fshati Cellopek. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 08.02.2019 në ora 18.00 në Stacionin Policor në Prilep, S.M.(42) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.00 ka shkuar në shtëpinë e Xh.O. me qëllim që të merren vesh për kthimin e një borxhi, ndërsa prezent kanë qenë edhe gruaja dhe vëllai i tij, pas së cilës është shkaktuar një zënkë verbale dhe në një moment Xh.O. me një mjet të fort e ka goditur viktimën dhe pastaj edhe vëllai i tij fizikisht e ka sulmuar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë