Me 22.03.2019 në ora 16.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Brigada e dytë maqedonase” në një çajtore pas një zënke paraprake një person 17 vjeçar nga Shkupi është therur nga një person tjetër i moshës së njëjtë, transmeton Almakos. Të lënduarit iu është dhënë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 22.03.2019 në ora 20.15 në Stacionin Policor në Karposh, edukatori në jetimoren për fëmijët me probleme sociale në Shkup, ka lajmëruar se nga jetimorja është larguar M.S.(14), e cila paraprakisht disa herë ka ikur dhe është kthyer nga policia. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.
Me 22.03.2019 rreth orës 18.30 është lajmëruar se në Prilep në rrugën “Adem Ademovski” V.P.(77) ka tentuar që të futet në shtëpinë e vajzës së tij K.N. dhe dhëndërrit L.N. dhe pas një zënke verbale me dhëndrin e tij që nuk e ka lejuar të futet, në një moment e ka shtyrë dhe është rrëzuar para shkallëve para derës hyrëse nga shtëpia, transmeton Almakos. Nga rënia është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm në Prilep. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 23.03.2019 në ora 00.20 në Stacionin Policor në Bit Pazar, Sh.A.(53) nga Shkupi ka lajmëruar se me 22.03.2019 rreth orës 19.00 në rrugën “Kemal Sejfula” në një bastore sportive është sulmuar nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 23.03.2019 në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 04.00 në një lokal nate në fshatin Zhelinë, Tetovë, gjatë kryerjes së një aksioni kontrollues nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Tetovë, janë kapur B.M.(21), K.O.(20) dhe B.R.(21), të gjitha nga Republika e Shqipërisë, që kanë qenë pa dokumente adekuate, transmeton Almakos. Ata janë arrestuar në Stacionin Policor për procedurë të mëtutjeshme.
Me 22.03.2019 rreth orës 11.40 është lajmëruar se në vendin e quajtur “Lumi i oborrit” në eterin e fshatit Dvorishte-Berovë, është shkaktuar një zjarr i cili ka djegur barin e thatë, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit nga Berova. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës.
SPB Manastir ka ngritur padi penale kundër I.P.(26) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, transmeton Almakos. Me 09.02.2019 në Manastir, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri, ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 22.03.2019 në ora 19.45, B.A. ka lajmëruar se mbi Luboten, Shkup, është shkaktuar zjarri ku janë djegur drutë dhe tre hektar bar i thatë, transmeton Almakos. Nga ana e ekipit të zjarrfikësve dhe banorëve lokal zjarri është shuar.
SPB Manastir ka ngritur padi penale kundër S.E.(29) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti e palejuar me armë”, transmeton Almakos. Me 30.12.2019, në Manastir zyrtarët policor kanë kryer te i padituri, ku kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.
Me 22.03.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Rostushe është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në fshatin Skudrinje në vendin e quajtur “Ara Vejzine” ku është djegur pylli dhe drunj, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit e Dibrës në bashkëpunim me të punësuarit e Parkut Nacional në Mavrovë. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës.
Në garën për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë tre kandidatë që tashmë janë verifikuar edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski nga partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska nga VMRO DPMNE-ja dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare. Secili prej tyre pret fitore duke lavdëruar konceptin e tyre si më të mirin të mundshëm. “Padyshim se kandidatura e Pendrarovskit është zgjedhje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shtet stabil, të sigurt dhe të përparuar, president i cili do ta çojë vendin drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Aleksandar Kiracovski, drejtues…
Ministri për Diasporën, Edmond Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë në një vizitë pune në Kroaci, në qytetin e Karllovacit. Ai do të merr pjesë në zbulimin solemn të bustit të Nënë Terezës në shenjtoren kombëtare të Shën Josifit. Gjatë ditës së nesërme, ministri Ademi do të takohet me diasporën në Kroaci, të cilët do të njoftohen për strategjinë kombëtare të bashkëpunimit me diasporën. Ademi pritet ta vizitojë edhe vendin ku është duke u ndërtuar Kisha ortodokse maqedonase në Zagreb, ku do të takohet me At Kirko Velinskin.