Marrëveshja e re për pajisjet e Ukrainës pritet të kalojë 10 miliardë dollarë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ndihet qartë i tradhtuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, përveç afatit 50-ditor për përfundimin e luftës , në një kthesë mahnitëse 180 gradë njoftoi se do të sigurojë armët e kërkuara nga Kievi. Në një transaksion të paprecedentë, vendet evropiane të NATO-s do të blejnë sisteme moderne amerikane dhe do t’ia sigurojnë ato Ukrainës për mbrojtjen e saj dhe më gjerë. Sipas burimeve të afërta me Shtëpinë e Bardhë, paketa përfshin sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Bëhet e ditur se kjo vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky propozoi Shmyhal si ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës dhe tha se mbështetej në parlament për konfigurimin e ri të qeverisë së tij. Ai propozoi Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për të kryesuar qeverinë e re si kryeministre, shkruan skynews. Shmyhal e ka mbajtur këtë post që nga marsi i vitit 2020, duke e bërë atë kreun e qeverisë që shërbeu më gjatë, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Moska në vitin 1991, mes rënies së Bashkimit Sovjetik. Ndryshe, nëse parlamenti mbështet dorëheqjen e Shmyhal, edhe…
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka mbajtur një fjalim në Kuvend në lidhje me prioritetet Daneze gjatë presidencës gjashtë mujore me Kēshillin e Europës. Në fjalën e tij, deputeti Snopçe ka theksuar se “ajo që bie në sy është se nën presidencën paraprake Polake Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, ishte prioritet i theksuar”. Snopçe thotë se kësaj radhe ka një lëvizje pas për sa i përket Maqedonisë. “Danimarka nuk ka vendos tërësi me fokus të veçantë për Procesin e Maqedonisë”, ka theksuar deputeti Snopçe. “Ne si shtet nuk kemi alternativë tjetër përvec realizimit të reformave (që…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i ka cilësuar farsë elektorale. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu votat e qytetarëve me skemat e bujqësisë. “Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës. Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë. Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që…
Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor. “Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona. Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të…
Këngë, valle, orë letrare, aktivitete sportive, ekspozita artistike, prezantim i veturave old timer dhe luksoze, netë filmi nën qiell të hapur dhe shumëçka tjetër – ky është programi i pasur i manifestimit “Tetova n’festë”, që po e shndërron qytetin në një epiqendër të gjallërisë kulturore dhe argëtimit veror. Vera tetovare ka nisur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke sjellë në çdo mbrëmje emocione të reja dhe atmosferë festive në sheshet, rrugët dhe hapësirat publike të Tetovës. Përmes këtij organizimi, synohet promovimi i kulturës vendore, talentit të të rinjve, artit urban, por edhe turizmit dhe identitetit qytetar. Aktivitetet…
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Michalis Rokas. Takimi u përqendrua në rëndësinë e katër ligjeve kryesore reformuese të miratuara së fundmi – Ligji për Nëpunësit Administrativë, Ligji për Punonjësit në Sektorin Publik, Ligji për Zhvillimin Profesional dhe Trajnimin e Nëpunësve Publikë dhe Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese, si bazë për ndërtimin e një administrate publike të drejtë, profesionale dhe jopartiake, informoi Ministria. Për më tepër, u theksuan hapat e mëposhtëm drejt zbatimit të tyre të qëndrueshëm dhe efikas, përmes një procesi transparent dhe me angazhim të fortë politik dhe…
Deputetja e VLEN, Feride Haxhiu ka njoftuar se kanë dorëzuar propozim ligj me çka do të mundësohet ndarja e vauçerëve për të gjithë studentët në vend, deri në moshën 29 vjeçe, për blerje të kompjuterë, përcjell TV21. Haxhiu tha se për këtë masë do të shpenzohen 850 milionë denarë, 215 milionë denarë nga buxheti i vitit 2025 dhe 635 milionë denarë nga buxheti i vitit 2026. “Çdo student në të gjitha universitetet shtetërore apo private në RMV, do të ketë të drejtë të përfitojë vauçer me vlerë për blerjen e një laptopi apo kompjuteri”, theksoi mes tjerash Haxhiu.
“Evropa duhet të jetë një partner i qëndrueshëm, konsistente dhe parimor, një partner që mban dhe përmbush premtimet. Një partner që është i zëshëm kur kryhen padrejtësi, kur shkelet e drejta ndërkombëtare, kur abuzohen të drejtat e njeriut. Ne nuk e shohim këtë”, tha kryetari i “Solucija”, Nikolla Dimitrov, në “Simpoziumin Simi” të mbajtur për herë të 27-të në Greqi. “Forca e BE-së ka qenë gjithmonë në parimet e saj. Në momentin që Evropa braktis vlerat e saj, ajo bëhet asgjë. Evropa duhet të jetë një partner i qëndrueshëm, konsistente dhe parimor, një partner që mban dhe përmbush premtimet. Një…
Rinovimi i çatisë së pishinës “Boris Trajkovski“ do të përfundojë brenda tre javësh. Pishina u mbyll në mesin e prillit pasi një kornizë ra nga tavani. Edhe pse ishte njoftuar se do të hapej brenda një muaji e gjysmë, pishina ende është e mbyllur. Klubet e notit nuk punojnë, as qytetarët nuk mund ta përdorin atë për qëllime rekreative. Drejtori i pishinës, Daniel Apostolovski, thotë se për shkak të çështjeve administrative, shpallja e tenderit u shty, por aktualisht punimet e ndërtimit po vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar. “Procedura për shpalljen e tenderit dhe zgjedhjen e një kompanie kërkon…
Qyteti i Shkupit informon se të mërkurën (16 korrik), në orët e hershme të mëngjesit, do të bëjë dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit kundër mushkonjave. Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet kohore, në terminin e njëjtë. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Në moshën 36-vjeçare ka ndërruar jetë kitaristi i shquar nga Maqedonia, profesori dhe kompozitori Kristijan Vollçev, duke lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe në edukimin artistik, përcjell TV21. I lindur në Shkup në vitin 1988, Volçev ishte profesionist në kitarë klasike (në shkollën “Nikola Karev”), por rrugëtimi i tij muzikor nuk përfundoi aty. Me krijimtarinë dhe interpretimet e tij, ai u shndërrua në një urë lidhëse mes virtuozitetit klasik dhe shprehjes muzikore moderne, duke bashkuar traditën me inovacionin. Ai punoi si profesor i kitarës klasike, duke mentoruar gjenerata të tëra muzikantësh të rinj me përkushtim, pasion dhe…

