Komisioni për pengim të korrrupsionit ka publikuar listën e e veturave shtetërore dhe njëkohësisht ka bërë njoftim deri tek qytetarët që të paraqesin në këtë agjension keqpërdorimet të veturave zyrtare për nevoja të partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Sipas listës shteti ka në pronësi 1596 vetura që mund të përdoren vetëm për nevoja të zyrtarëve të shtetit për orar normal të punës dhe jo 24/7, vetura të cilat nuk janë në këtë listë. Në listë janë të shënuara vetura të të gjithë institucioneve, tipi i veturave, viti i prodhimit dhe regjistrimi i veturave. Nga Agjensioni antikorrupsion, thonë se nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Sa pasuri kanë, në fakt çfarë kanë paraqitur deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit kandidatët për president shteti, Stevo Pendarovski, Blerim Reka dhe Gordana Siljanovska-Dafkova mund të shihni në dokumentet zyrtare që ka siguruar MEDIAL.MK PENDAROVSKI nuk posedon patundshmëri Sipas të dhënave të paraqitura deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit nga koha kur Pendarovski ishte emëruar Koordinator kombëtar për NATO-në, në emër të tij nuk ka paraqitur patundshmëri. Pendarovski në emër të tij ka paraqitur vetëm një makinë të tipit YUGO dhe një librezë bankare në të cilën ka 12.230 euro. Në emër të bashkëshortes së tij Pendarovski ka paraqitur…
Kandidati për president, Stevo Pendarovski i ka ftuar qytetarët që të votojnë për atë dhe të sigurojnë fitore të thellë. “Të dashur miq, nëse më 21 prill dhe 5 maj nuk fitojmë shumë me pak, mos më dilni para syve”, theksoi Pendarovski, i cili u shoqëruar me duartrokitje të fuqishme. Pendarovski është kandidatë i LSDM-së, por ka edhe mbështetjen e partisë shqiptare BDI-së dhe partive më të vogla në pushtet.
Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se Pendarovski njëjtë sikur Zaevi gënjen. “Zaev dhe karteli kriminal rreth tij për secilën ditë i inkurajojnë qytetarët. Zaev e rriti numrin e qytetarëve që jetojnë në pragun e varfërisë nga 400.000 bë 500.000. Zaev premtoi standard më të mirë. Zaev gënjeu. Pendarovski njëjtë sikur Zaevi gënjen. Ekonomia për dy vite po fundoset. Standardi i qytetarëve secilën muaj është më i ulët. Borxhi publik i Republikës së Maqedonisë që kur Zaevi është në pushtet është rritur për mbi gjysmë miliard euro. Zaev premtoi ulje të borxhit publik. Zaev gënjeu”, thuhet në…
Eksodi i uniformave nga Maqedonia ka prekur edhe të stazhonuarit në punë të shtetit. Ndonëse, me vendime për vendet e punës, ekspertët thonë për shkak të pagave të ulëta, disa prej tyre kanë vendosur të heqin dorë dhe t’ia mësyjnë Perëndimit. Kjo vërtetohet edhe me të dhënat e Ministrisë së Administratës, sipas të cilëve, gjatë vitit 2018 nga institucionet shtetërore dhe sektori publike qindra të punësuar vullnetarisht kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Gjatë vitit 2018 nga Institucionet shtetërore: 524 të punësuar dhanë dorëheqje të parevokueshme 44 të tjerë përkohësisht kanë “pauzuar” vendin e punës…
Me 07.04.2019 në ora 01.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Branko Zarevski” në një kafe bar është prishur rendi publik nga rrahja e E.C.(24) dhe S.R.(28) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër personave do të ngritet padi adekuate penale.
Me 06.04.2019 në ora 10.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Ilinden” në një larëse është prishur rendi publik nga rrahja midis A.F.(41), Z.Z.(43) dhe E.H.O.(40) nga njëra anë dhe A.S.(27) dhe S.S.(48) të gjithë nga Shkupi, transmeton Almakos. Është shënuar procesverbal për shkelje ligjore sipas nenit 11 qëndrimi 3.
Me 06.04.2019 në ora 21.00 në Stacionin Policor në Cair, M.F.(33) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.30 në rrugën ‘Brigada e dytë maqedonase’ para një lokali është sulmuar nga tre persona, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 06.04.2019 në ora 20.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në Dracevë, Shkup në rrugën “Rruga e partizanëve” në një zënkë ndërmjet veti B.G.(68) e ka sulmuar D.T.(47) duke përdorur një mjet druri dhe një thikë, transmeton Almakos. B.G. është arrestuar në Stacionin Policor, ndërsa D.T. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Pas dokumentimit të rastit do të vijoje padi adekuate penale.
Misioni OSBE-ODIHR e cila vëzhgon fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në raportin e e bërë gjatë periudhës nga 11 marsi deri më 2 prill shkruan se një numër i rekomandimeve të mëparshme ende nuk janë plotësuar. Në mesin e tyre është edhe mohimi i të drejtës për t’u zgjedhur, analizat e detajuara periodike të financimit të fushatës dhe kufizimet ligjore lidhur me ankuesit. Misioni vëren se ka paqartësi në Kodin Zgjedhor nëse kandidati bënë fushatë jashtë periudhës së caktuar. “Kandidatët përpara regjistrimit zyrtar më 21 mars ishin përfshirë në aktivitetet e fushatës, si takime me qytetarët me përmasa më të…
Ky shtet dëshmoi edhe paraprakisht se është i gatshëm të ballafaqohet me sfidën. Institucionet po koordinohen jo vetëm mes vete, por edhe me fqinjin jugor. Do të vazhdojmë me shumë kujdes ta ndjekim situatën lidhur me emigrantët dhe të garantojmë siguri në kufijtë tonë dhe qytetarëve tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Ditën e hapur të Armatës për qytetarët në suaza të shënimit të Javës së NATO-s. “Ka një ndryshim të caktuar, posaçërisht nga ana greke, sepse një pjesë e emigrantëve kur e panë se bëhet fjalë për lajme të rreme, se rruga ballkanike është…
Kerkojm punetorë/e Sot, nëpër shume duqane në Kumanovë, si ato shqiptare edhe ato maqedonase, në lajmërimet e tyre ne dritaret e duqaneve shkruan “kerkojn punetorë”, që dmth po vërehet mungese e punetorëve.. Kjo nenkupton se skemi nevojë për investime të huaja me rrogë mininale, se rroga minimale nuk mjafton as për kushtet elementare. Tirania private që përfitoi në shfrytëzim dhe keqpërdorim të punëtorëve, ndikoi që shumë të rinjë ta lëshojnë vendin e tyre, duke mos ia dhënë rrogën, me paga ndër minimalen të shoqëruar me mungesë të sigurimit shëndetësor dhe ate pensional. Nese vazdohet me kete tempo te ikjes së…