Author: Hamdi Kumanova

Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, për momentin nuk rrezikon largimin, pavarësisht rezultateve të fundit që nuk kanë kënaqur tifozët. Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, klubi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të gjetur zëvendësues dhe nuk ka alternativa të përgatitura për pankinën. Megjithatë, emra si Luçiano Spaletti dhe Tiago Mota kanë filluar të përfliten në media si kandidatë potencialë në rast se Fiorentina vendos të ndryshojë drejtimin. Pioli ka një kontratë të gjatë dhe besimi i klubit mbetet i fortë, ndërsa ai vetë pritet të vazhdojë të punojë për rikthimin e skuadrës në formën e kërkuar. Tifozët shpresojnë se ndeshjet…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që gjatë të gjithë natës kryeqyteti ukrainas, akIevi ka qenë nës sulm masiv me dronë, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 23 dronë ukrainas “Mbrëmë, mbrojtja ajrore në detyrë kapi dhe shkatërroi 23 dronë ukrainas me krahë fiks: dhjetë në rajonin e Belgorodit, dhjetë mbi Detin e Zi dhe tre në rajonin e Bryansk”, thuhet në deklaratë.

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregun juglindor të Filipineve mëngjesin e kësaj të premte, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-s. Tërmeti u regjistrua anën lindore të ishullit Mindanao, 123 kilometra nga qyteti më i madh i ishullit, Davao, në një thellësi prej 58.1 kilometrash. Deri më tani nuk janë raportuar humbje jete apo dëme. Sistemi amerikan i paralajmërimit për cunami fillimisht paralajmëroi për valë të mundshme cunami në Filipine, Indonezi dhe kombin ishullor të Palau, por kërcënimi kaloi gjatë mesnatës. Presidenti Ferdinand Marcos Jr. deklaori se autoritetet po vlerësojnë situatën në terren. Vendi është…

Lexo më Shumë

Kievi u zhyt në errësirë ​​herët këtë mëngjes pas asaj që forcat ajrore ukrainase e quajtën një “sulm masiv”, ndërsa forcat ruse shënjestruan infrastrukturën e kryeqytetit, duke shkaktuar ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike dhe duke i vënë flakën një pallati apartamentesh. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se forcat ruse kishin shënjestruar “infrastrukturën kritike” në qytet, duke plagosur nëntë persona, pesë prej të cilëve u dërguan në spital. Ai shtoi se pjesë të bregut lindor të lumit Dnieper ishin pa energji elektrike dhe ujë. Foto të apartamenteve në flakë u shfaqën në mediat sociale ndërsa zjarrfikësit luftonin për…

Lexo më Shumë

Sot do mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në sencën e kaluar eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, gjatë seancës gjyqësore ndaj vrasjes së Liridona Ademajt, ka thënë se nga hulumtimet e kryera largohet mundësia e vetvrasjes së saj dhe se distanca e qitjes me armë ka qenë 2 deri në 5 centimetra. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës, Liridona Ademajt. Dy të akuzuarit e parë kishin pretenduar se kanë çrregullime mendore, por që Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri nga ta nuk kanë pasur…

Lexo më Shumë

Me krenari të madhe, Tessa Group prezantoi emrin e saj të ri korporativ. Tessa Group është marka e re që bashkon forcat e Infosoft Systems Shkup dhe CPP Shërbime, një hap që nuk është thjesht një ndryshim emri, por simbol i unitetit, vizionit dhe përparimit të vazhdueshëm. Pronari, Airi Shej, theksoi se kjo ribërje e markës është më shumë se një ndryshim vizual: “Sot fillon një kreu i ri dhe emocionues për të gjithë ne – i mbushur me mundësi të reja dhe një qëllim i ripërtërirë. Me këtë ribërje të markës, unë personalisht dëshiroj të ndaj përkushtimin tonë të…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën rajonale Haraçinë-Nikushta, përcjell TV21. Dy vetura, njëra e tipit “VW Golf 4” dhe tjetra e tipit “VW Touran” kanë përfunduar jashtë rrugës. Nuk ka te lënduar, ndërkaq shkak i aksidentit besohet të kenë qenë bagëtitë në rrugë dhe mos-përshtatja e shpejtësisë.

Lexo më Shumë

LSDM sot ka akuzuar Qeverinë se ka vendosur që nga 1 nëntori, qytetarët do të duhet të paguajnë TVSH edhe për porositë më të vogla nga jashtë vendit, për dërgesat nën 22 euro. Nga LSDM thonë se në vend që të mbronin interesat e njeriut të zakonshëm, të të rinjve dhe familjeve që porosisin lirë në internet, Mickoski dhe qeveria e tij zgjodhën t’ua lehtësonin edhe më shumë xhepat. “A duhet kjo qeveri t’i mashtrojë njerëzit, ku do të gjejnë gjithçka? Pse po goditet xhepi i qytetarëve dhe po u mohohet mundësia për të blerë më lirë…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka deklaruar sot se garanton se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton SHENJA. Bujar Osmani, i pyetur për deklaratën e kryeministrit Mickoski se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se shpreson që kryeministri ta ketë kuptuar realitetin dhe dëmin të cilin po ja bën shtetit me veprimet e tij. “Mereni fjalën time, ju them nga gjitha argumentet, marrëveshjet, bisedimet që i kemi në skenën politik se menjëherë pas zgjedhjeve lokale kemi zgjedhje parlamentare në të cilën do të kemi një qeveri të…

Lexo më Shumë

Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’u prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Për sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do t’i prezantojnë kandidatët e tyre në Zelenikovë, Ilinden, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërsa LSDM paralajmëruan aktivitete në Demir Kapi, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë. Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, do…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i vitit 2025 deri më 30 shtator, gjithsej 18,458 shoferë janë sanksionuar në vend për drejtim mjeti pa leje drejtimi, njofton Ministria e Punëve të Brendshme informon Tetovasot. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën nga 01.01.2025 deri më 30.09.2025, gjatë aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e sigurisë rrugore, përfshirë edhe kontrollet e Njësisë Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor, janë konstatuar dhe ndëshkuar mijëra raste të ngjashme në të gjitha Departamentet e Punëve të Brendshme në vend. Shkeljet më të shumta janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë (3,275) dhe SPB Shkup (3,202), ndërsa pasojnë SPB…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi publik, duke theksuar se ky rast përbën një nga aktet më të rënda kundër sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. “Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se Sheholli, pavarësisht hapësirës së madhe mediatike që ka pasur në vend, dyshohet se ka…

Lexo më Shumë