Author: Hamdi Kumanova

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit, i cili nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve lokale, janë tregues se lideri i VMRO-DPMNE-së është i gatshëm për një matje të re elektorale. Por problemi nuk qëndron te ai, problemi është te aleatët e tij shqiptarë të VLEN-it, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i shmangur zgjedhjet. VLEN e di shumë mirë se pas 19 tetorit nuk do të mund të fshihet më pas Mickoskit, sepse shqiptarët do t’i ndëshkojnë për nënshtrimin, për dështimet dhe për mungesën totale të legjitimitetit. Ata e dinë se zgjedhjet do të jenë…

Lexo më Shumë

Profesori dhe historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov ka kritikuar qasjen që ka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit ndaj komunitetit bullgar në RMV, e poashtu dhe ngecjen që po bën ai në procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Nga Mickoski po vërejmë sulme negative kundër Bullgarisë, kundër politikës së jashtme bullgare. I njejti person tha para disa muajve se dëshiron nga BE që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pasi që vendi të anëtarësohet në BE, gjen arsyetime, mirëpo ai duhet ta dijë që BE nuk është Akademi Shkencore që merret…

Lexo më Shumë

Pas grabitjes së armatosur që ndodhi sot në një artari në qendër të Gostivarit, policia ka gjetur veturën me të cilën dyshohet se janë larguar autorët. Automjeti është gjetur i djegur në rajonin e Mavrovës, shkruan Pa Censurë. Ndërkohë, forcat policore po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë për kapjen e grabitësve. Hetimet janë në vijim.

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut do të shënohet 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore. Më 1941, populli u ngrit kundër fashizmit, me një kryengritje të armatosur. Për shkak të festës, sot në vend është ditë jopune, ndërsa do të ketë organizime të ndryshme. Nga ora 12:30 do të mbahet akademi solemne me temë “Në rrugën e duhur, për një atdhe me të ardhme”, në INQK “Marko Cepenkov” në Prilep.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike. Tutje, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, Sheholli ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të…

Lexo më Shumë

Krimi i LSDM-së dhe tenderët e dakorduar me kompaninë Markovski, për të cilat ne si VMRO-DPMNE folëm shumë, sepse kishim dyshime të mëdha, rezultuan të vërteta. Kompania Markovski, e cila fitoi rreth 200 milionë euro përmes shtetit në një periudhë prej dy vitesh, tani dyshohet se ka manipuluar tenderët që fitoi, thotë VMRO-DPMNE. “Policia financiare arrestoi pronarin Borçe Markovski, sepse akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 100 milionë denarë. Tenderët për të cilët paralajmëruam se ishin manipuluar që kompania e preferuar e SDS-së të fitonte disa denarë shtesë, rezultuan të vërtetë. Dhe sot jemi përsëri dëshmitarë se si…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganës njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandimin e 11 monedhave të arit në pikën kufitare “Bogorodicë”. Monedhat janë gjetur te një shtetase e Maqedonisë e cila po udhëtonte me autobus në linjën Stamboll-Tetovë. “Në pikën kufitare Bogorodicë është parandaluar kontrabanda e 11 monedhave të arit me peshë totale 71 gram dhe vlerë totale prej 567 mijë denarësh. Drejtoria për Hetime ndaj një personi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal. E dyshuara, shtetase e Maqedonisë, udhëtonte me autobus në linjën Stamboll – Tetovë. Monedhat…

Lexo më Shumë

Pas kronikës së Alsat se përfaqësuesit e partive politike po keqpërdorin fëmijët për qëllime politike në fushatë, ka reaguar zyra e Avokatit të Popullit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personave me Pengesa. Në apelin që u bëhet partive politike, duke rikujtuar se të drejtat e fëmijëve mbrohen me një sërë ligjesh dhe konventash, theksojnë që është i papranueshëm instrumentalizimi apo shfrytëzimi për promovime të ndryshme të partive politike, kandidatëve ose programeve. Gjithashtu, ndalohet ekspozimi i tyre edhe në spotet, ngjarjet publike ose materialet promovuese zgjedhore. Avokati i Popullit, porositë që lufta politike mes të rriturve, nuk guxon të udhëhiqet nëpërmjet…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN prezantoi programin përpara banorëve të komunës së Haraçinës. Kandidati për numrin një të kësaj komune, Daut Beqiri, u zotua se nëse fiton, gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, do t’u jep fund të gjitha temave që për 3 dekada premtohen në çdo cikël zgjedhor, siç është uji i pijshëm, kanalizimi, e deponitë. Ai nënvizoi se këto çështje do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe për të to nuk do të ketë kompromis. “Sa u përket investimeve infrastrukturore uji i pijshëm, kanalizimi dhe rrugët e pa asfaltuara, do të zgjidhen në katër vitet e ardhshme dhe këto janë…

Lexo më Shumë

U bë plot një vit nga vendimi “politik, jo juridik” i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua balancuesi – mekanizmi i vetëm që garantonte ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet publike të shtetit. Një vit më pas, pasojat janë të qarta, të dhimbshme dhe alarmante. Ky vendim nuk ishte teknik, as administrativ. Ishte politik dhe antikushtetues, sepse synonte fshirjen e deklarimit etnik dhe çmontimin e të drejtave kolektive të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit dhe të sanksionuara me Amendamentin VI të Kushtetutës. Në fakt, ky ishte një sulm institucional ndaj barazisë dhe një…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do të votojë asnjë kandidat për nënkryetar nga pakicat serbe. Para fillimit të seancës konstituive, deputetja Time Kadrijaj tha se “ata që e kanë bllokuar këtë situatë le ta zhbllokojnë”. Ajo deklaroi para gazetarëve se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë të mos konstituohet kuvendi. Kadrijaj: Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë të mos konstituohet kuvendi “Ne e kemi ditur që do të vijmë në këtë situatë të bllokadës sepse qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë që të mos konstituohet kuvendi dhe ju e dini që nuk…

Lexo më Shumë

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha edhe një deklaratë të fortë në “Top Story”. Ai u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare. Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën. “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i…

Lexo më Shumë