Author: Hamdi Kumanova

BDI reagoi ndaj kryerjes së një riti fetar mbi automjete zyrtare të policisë në ambientet e MPB-së, duke e cilësuar veprimin si shkelje të parimit të shtetit sekular. Sipas BDI-së, përdorimi i hapësirave dhe mjeteve shtetërore për rituale të një feje krijon përjashtim dhe cenon barazinë etnike e fetare. Partia kërkon sqarim për autorizimin dhe bazën ligjore të veprimit, si dhe përgjegjësi institucionale për zyrtarët përgjegjës. BDI thekson se policia duhet të jetë neutrale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa identifikim fetar transmeton Portalb.mk. “Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe reagon fuqishëm ndaj fotografive të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, së bashku me ekipet e kujdestarisë së numrit 112 dhe Sektorit të Operacioneve, po monitoron vazhdimisht situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Qytetarëve u bëhet thirrje që menjëherë të raportojnë çdo problem ose nevojë në numrin 112. Në rrugën Gostivar – Strazhë ka rrëshqitje dheu, por trafiku po zhvillohet normalisht, ndërsa në rrugën nga Tetova për Banjën e qytetit ka rrëshqitjet të dheut me çka e vështirëson lëvizjen. Në fshatin Balin Dol, lumi Vardar doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetë parcela bujqësore dhe…

Lexo më Shumë

Në Kodrën e Diellit po regjistrohen reshje bore me intensitet të ndryshëm, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për trafikun. Në disa rrugë që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, ndodhja e rrëshqitje të vogla toke. NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Lexo më Shumë

Britania e Madhe është përfshirë nga paralajmërime të gjera për mot ekstrem, teksa stuhia Goretti pritet të sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe ndërprerje të mëdha në transport dhe shërbime. Shërbimi Meteorologjik Britanik ka lëshuar paralajmërime të nivelit të verdhë dhe portokalli në pjesën më të madhe të vendit, me deri në 30 centimetra borë të parashikuara në disa zona të Uellsit, Midlands dhe veriut të Anglisë, raporton SkyNews. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të bllokimit të rrugëve, anulime fluturimesh, ndërprerje të energjisë elektrike dhe izolim të komuniteteve rurale, ndërsa në Cornwall erërat mund të arrijnë deri…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënimet e të cilit të ripërtërira për të sekuestruar Grenlandën nga Danimarka, anëtare e NATO-s, kanë tronditur aleancën transatlantike, tha të mërkurën se dyshonte nëse aleatët “do të ishin aty për ne nëse do të kishim vërtet nevojë për ta”. “Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Një deklaratë e tillë vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk e përjashtonte ndërhyrjen ushtarake për të marrë Grenlandën. Në postimin e tij,…

Lexo më Shumë

Numërimi i votave me postë që kanë arritur deri më tani në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 ka përfunduar plotësisht. Por, ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3 mijë e 185 pako me fletëvotime të tërhequra nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404). Sipas të dhënave zyrtare, janë procesuar 145 nga 145 vendvotime, ose 100 për qind e totalit. Nga rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 72.62 për qind, përkatësisht 30 mijë e 611 vota. Pas…

Lexo më Shumë

Trajneri i Zikaltërve komentoi fitoren e ekipit të tij në Parma. Cristian Chivu donte të nënvizonte rëndësinë e performancës së lojtarëve të Interit në fitoren ndaj Parmës: “Nuk është kurrë e lehtë të luash në Serie A, gjithmonë duhet të provosh diçka kundër ekipeve të vështira, në një stadium si ky, në kushte moti si këto. Ne u përpoqëm të dominonim dhe nuk ishte e lehtë kundër një ekipi të mbyllur, u përpoqëm me krosime dhe gjuajtje nga jashtë dhe fitorja dhe vendosmëria ishin të jashtëzakonshëm .” “A na japin të drejtë statistikat?” vazhdoi ai. “Ato nuk kanë rëndësi, ajo…

Lexo më Shumë

Hafiz Ali Podgorica lindi në vitin 1855 në Podgoricë në një familje patriotësh shqiptarë. Prindërit e tij Abdullah dhe nëna Pashja e lanë jetim Aliun në moshën 6 vjeçare. Atë e tërhoqën xhaxhallarët e tij, që banonin në Shkodër, ku kreu filloren dhe gjimnazin osman. Ai mësoi edhe Kur’anin përmendësh, duke marrë titullin Hafiz. Më vonë shkoi në Stamboll, ku u njoh me patriotët e atjeshëm. Ishte shok i Ismail Qemalit, Jani Vretos, Koto Hoxhit e shumë të tjerëve. Bashkë me ta u pajis me ndjenjat dhe idetë kombëtare për lirinë e Shqipërisë dhe përhapjen e mësimit të gjuhës…

Lexo më Shumë

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimin për taksën mbi ndërtesën, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ky sistem do të përdoret nga bashkitë për të gjeneruar faturat e taksës mbi ndërtesën, të cilat do të përmbajnë të dhëna të detajuara për sipërfaqen e banimit, vlerën bazë të taksueshme dhe çmimin referues për metër katror. Të dhënat e detajuara për pasuritë e paluajtshme do të hidhen nga bashkitë dhe do të përpunohen automatikisht nga bashkitë në sistem. Në manualin e…

Lexo më Shumë

Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, sipas Government AI Readiness Index të publikuar nga Oxford Insights, me rezultate relativisht të mira në përdorimin e IA-së në sektorin publik, por me mangësi të theksuara në politika dhe zhvillim teknologjik. Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale. Sipas gjashtë indikatorëve, vlerësimi më i lartë i vendit lidhet me përdorimin e IA-së në sektorin publik, ku Shqipëria arrin 68.95 pikë, një tregues i nivelit…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, tha se 100 persona humbën jetën në sulmin e ShBA-së, i cili rrëzoi nga pushteti presidentin Nicolas Maduro të shtunën. Karakasi nuk ka dhënë më parë një numër të të vrarëve, por ushtria ka publikuar një listë me 23 emra të të vdekurve të saj, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët venezuelianë kanë thënë se një pjesë e madhe e kontingjentit të sigurisë së Maduros u vra “me gjakftohtësi” dhe Kuba ka thënë se shërbimet e saj ushtarake dhe të inteligjencës në Venezuelë u vranë.

Lexo më Shumë

Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë është aktualisht e mbuluar nga bora, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për aksidente trafiku. Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta gjatë mbrëmjes kanë bërë që në këtë rrugë të krijohet ngricë, transmeton Klankosova.tv. Mbrëmë është bërë thirrje që ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të dalin në terren dhe të punojnë për pastrimin dhe kriposjen e të gjitha rrugëve në territorin e Kosovës.

Lexo më Shumë