Automjetet dhe pajisjet speciale të zjarrfikësve, të cilat do të mbërrijnë sot në Berovë, së bashku me 50 zjarrfikës profesionistë nga Sllovenia, do të vendosen në stadiumin “Dimitar Berovski” si qendër logjistike me të gjitha burimet në dispozicion. Prandaj, stadiumi do të jetë i mbyllur përkohësisht për publikun, informoi Komuna e Berovës. Më parë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, informoi se ekipet sllovene do të nisen sot rreth mesditës, dhe mbërritja e tyre pritet në mbrëmje. Ata do të jenë pjesë e përpjekjeve të koordinuara për të shuar zjarrin në “Goten”, i cili mbetet aktiv…
Author: Hamdi Kumanova
Një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi në një burg në Split të enjten, duke lënë të lënduar një 29-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ka nënshtetësi britanike. Ai u ndalua javën e kaluar nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti, së bashku me dy persona të tjerë. Sipas raportimeve të mediave kroate, i burgosuri kishte një nofull të thyer dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të shtunën, transmeton gazeta online Reporteri.net. Ministria e Drejtësisë i konfirmoi portalit Dalmatinski se konflikti ndodhi rreth orës 13:15. “Menjëherë sapo mësuan për konfliktin, të paraburgosurit u vendosën në…
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në hyrje të qytetit të Gostivarit, përkatësisht në bulevardin kryesor të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motoçikletës. Viktima, një i ri rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipi i policisë, autoambulanca si dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar. Për momentin nuk është bërë publik identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet kompetente janë në proces…
Gjykimi i personit të dyshuar për sulm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska fillon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Incidenti ndodhi më 11 korrik në rrugën “Sevastopolska” në Shkup, gjersa ajo dhe zyrtarët po kryenin një inspektim në terren pas një raporti për ndërtime dhe lidhje të paligjshme. Sipas aktakuzës, i dyshuari S.L. kreu dhunë të rëndë ndaj kryetares, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore dhe duke shkaktuar ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek ajo, por edhe tek publike. “Ndërsa kryetarja e Qytetit, së bashku me zyrtarë të autorizuar, ishte e pranishme në një vend pas…
Lista e 10 sportistëve më të paguar për vitin 2025, e publikuar nga Forbes në fund të majit, përfshin disa nga emrat më të mëdhenj të botës së sportit, të cilët kanë arkëtuar së bashku 1.4 miliardë dollarë. Përllogaritjet përfshijnë të ardhurat nga aktivitetet sportive dhe fitimet jashtë fushës përmes kontratave komerciale dhe sponsorizimeve të shumta. Në krye të listës për të tretin vit radhazi dhe për herë të pestë në total renditet Cristiano Ronaldo, i cili ka grumbulluar 275 milionë dollarë – 225 milionë nga kontrata e tij gjigante me Al Nassr në Arabinë Saudite dhe 50 milionë nga…
Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës së një mjeti forenzik të kompanisë izraelite Cellebrite, që shfrytëzohet për të zhbllokuar dhe analizuar telefonat e mençur. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje në këtë dokument që daton nga shtatori i vitit 2015. Ky është vetëm një nga disa dokumente të publikuara, që lidhen me blerjet e shërbimit serb të sigurisë, të cilat REL i ka gjetur në të ashtuquajturin “dark net” – pjesë e internetit që kërkon shfletues…
Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është mes katër personave të vrarë në një incident me armë zjarri brenda një pallati shumëkatësh në Midtown Manhattan. Policia bëri të ditur se personi i armatosur kishte hyrë në ndërtesën e zyrave të hënën në mbrëmje me një pushkë MR në dukje të qartë, përpara se të hapte zjarr në hollin dhe një nga katet e sipërme. Sipas autoriteteve, i dyshuari, Shane Devon Tamura, 27 vjeç, vrau veten ndërsa thuhet se ai kishte udhëtuar nga Las Vegasi drejt Nju Jorkut, por motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Të shtënat në…
Sulmet e shumta të Rusisë gjatë mbrëmjes në rajonin e vijës së frontit të Zaporizhzhia-s në Ukrainën jugperëndimore vranë 16 dhe plagosën të paktën 35 persona në një burg. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë Reuters dhe AFP, duke cituar ushtrinë rajonale ukrainase dhe guvernatorin e Zaporizhzhia-s. Guvernatori Ivan Fedorov, duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, tha se ndërtesat e burgut u shkatërruan dhe shtëpitë private aty pranë u dëmtuan gjithashtu. Forcat e Moskës kanë sulmuar rregullisht Zaporizhzhia-n, duke përdorur dronë, raketa dhe bomba ajrore, që nga fillimi i luftës që Rusia e nisi me një pushtim në…
Një person i katërt ka ndërruar jetë pas një të shtënë me armë në Qarkun Fermanagh, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Ian Rutledge, 43 vjeç, ndërroi jetë në spital të hënën në mbrëmje pas incidentit që ndodhi të mërkurën e kaluar në Maguiresbridge, tha Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI). Vanessa Whyte, 45 vjeç, një veterinare me origjinë nga Qarku Clare, djali i saj James, 14 vjeç, dhe vajza Sara, 13 vjeç, u vranë gjithashtu. Hetimet për vrasje nisën javën e kaluar, ndërsa policia deklaroi se një nga pistat kryesore është ajo e…
Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se nga sot hyn në pushim veror, sipas kalendarit zyrtar të publikuar në uebfaqen e saj. Pushimi do të zgjasë deri më 16 gusht 2025, kur institucioni pritet të rifillojë aktivitetin e rregullt. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të mbahen seanca gjyqësore dhe disa shërbime jothelbësore do të funksionojnë me kapacitete minimale. Megjithatë, Gjykata ka theksuar se do të vazhdojë punën në të gjitha seksionet, dhe parashtrimet mund të bëhen normalisht, përveç rasteve kur ndonjë gjyqtar ka urdhëruar ndryshe. Po ashtu, afatet procedurale të vendosura më herët mbesin në fuqi dhe nuk preken…
Robert Lewandowski foli për mediat pas fitores së djeshme të Barcelonës kundër Vissel Kobe. Sulmuesi 36-vjeçar është i lidhur me klubin katalanas deri në qershor 2026, por la të kuptohej se e ardhmja e tij te ky ekip nuk është e sigurtë. “Nuk e di nëse ky do të jetë viti i fundit i kontratës sime. Jam i qetë. Ajo që ndodh në fund të vitit nuk është e rëndësishme tani. Ajo që ka rëndësi është ajo që mund të bëj këtë sezon”- tha Lewandowski. Pasi mbërriti në verën e vitit 2022 nga Bayern, sulmuesi ka ruajtur formën e tij në…
Nga Besim Muhadri – Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Bashkimi Kombëtar” të Nju Jorkut dhe 70-vjetorit të themeluesit të saj, Gjergj Dedvukajt – Lokali i Gjergj Dedvukaj që ndodhet në “Arthure Avenue” të Bronxit (Nju Jork), njëkohësisht është edhe seli e aktiviteteve të shumta kombëtare. Seli dhe qendër e takimeve të shumta të grupeve, jo vetëm kulturore, por edhe të atyre politike. Atë e kanë vizituar personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të Amerikës. Në mesin e atyre që kanë qenë në “Giovani’s” të Gjergj Dedvukajt, në “Arthure Avenue” të Bronxit, është edhe ish-presidenti…

