Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute. Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së. Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara…
Author: Hamdi Kumanova
Më shumë se 1.9 milion njerëzve u është kërkuar të evakuohen në Japoni. Rreth 10,500 prej këtyre njerëzve janë në Hokkaido, ku pamjet e mediave lokale tregojnë njerëz që mblidhen në një çati. Disa u mblodhën gjithashtu në një observator me pamje nga plazhi në Chiba, në jug të Tokios. Autoritetet kanë vazhduar t’u bëjnë thirrje banorëve në bregdetin lindor të Japonisë që të evakuohen në vende më të larta. Dhjetëra valë janë vërejtur përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë. Paralajmërimet për evakuim tani shtrihen në qindra kilometra/milje përgjatë bregdetit të saj të Paqësorit – nga Hokkaido në veri deri…
Sot, gjatë vizitës në konviktin studentor “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, Kryeministri Mickoski u përgjigj në pyetjen gazetareske lidhur me sallat sportive shkollore në vend: “Për momentin, nëse nuk gaboj, është drejt përfundimit procedura e tenderimit për rreth 15 salla sportive shkollore, për rikonstruktimin e tyre, në 14 komuna, në të gjitha rajonet. Kështu që, vlerësoj se me përfundimin e kësaj procedure do të shtohet vlerë dhe cilësi në kuadër të procesit arsimor tek ne në Maqedoni.”
Me kërkesë për pagë minimale prej 500 euro si dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro, sindikatat do ta përballin nesër Qeverinë me realitetin që ajo e injoron vazhdimisht, është shprehur kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov. Ai shton se brenda një viti, shpenzimet e jetesës për një familje me katër anëtarë janë rritur për 9,500 denarë kurse punëtorët me paga të mjerueshme mezi po kursejnë për pushime në Dojran. Kryetari i Sindikatës deklaroi se arsyetimi i Qeverisë se punëdhënësit dhe punëtorët duhet të arrijnë marrëveshje nuk vlen, veçanërisht kur Qeveria e ndryshoi Ligjin e…
Një foshnjë 10 muajshe nga Kumanova mesditën e djeshme u soll në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi ishte helmuar me ilaçe, raporton Televizioni Festa. “Më 28.07.2025 në orën 11:40, Stacioni Policor i Kumanovës mori një njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se tek ata ishte sjellë një foshnjë 10-muajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar. U zhvillua një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, dhe prokurori publik u informua për incidentin. Rasti është duke u hetuar. Mjekët e raportuan rastin në polici. U zhvillua një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, dhe prokurori publik u informua për incidentin.…
Koreja e Veriut tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta pranojnë se realiteti ka ndryshuar që nga takimet e nivelit të lartë që shtetet kanë zhvilluar më parë dhe asnjë dialog i ardhshëm nuk mund të çojë në dhënien fund të programit të saj bërthamor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA. Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila besohet se flet në emër të të vëllait, tha se e pranon që raportet personale mes Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk janë të këqija”. Por, nëse Uashingtoni synon të përdorë raportet personale…
Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të furnizonte 120 autobusë elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta. Bëhet fjalë për thirrjen publike të shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, ku vetëm një kompani paraqiti ofertë. Pas vlerësimit të bërë, Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike. Ministria e Transportit bëri të ditur se në periudhën në vijim do të realizojë analiza shtesë lidhur…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë. “Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami. Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë. “Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit,…
Kuvendi sot në fillimin e seancës së 64-të e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se deri në fillim të seancës, Ditimtrovska njoftoi Kuvendin se do ta justifikojë dorëheqjen e saj. “Kuvendi bazuar në nenin 121, paragrafi 2 nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, konstatoi se i ndërpritet funksioni i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, theksoi Gashi. Dimitrovksa dha dorëheqje të premten më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale edhe atë për dhënien e…
-Sipas gjitha gjasave, unë do të jem kandidati në Çair, tha sot Izet Mexhiti nga VLEN, duke folur për kandidatët e VLEN për zgjedhje lokale. Mexhiti tha se po bisedohet brenda koalicionit dhe po shqyrtohen anketat, në mënyrë që VLEN të nxjerrë kandidatët më të mirë. “Deri ka fundi i javës besoj që do të dalim me listën e kandidatëve prej Struge deri në Likovë, me listën e plotë të kryetarëve të komunave të VLEN-it në këtë garë zgjedhore”, shtoi Mexhiti.
Deputeti i vetëm në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka marrë përgjigje nga eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos rreth çështjes së trajtimit të shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se Kos e ka siguruar në një letër se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe ka konfirmuar se” Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së”. “Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit…
Situata e Kristjan Asllanit në Milano është delikate. Mesfushori duket se nuk ka problem presionin e shtuar të shoqërisë me deklaratat mbi merkaton. Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale”, mesfushori nuk ka ndër mend që të largohet nga Milano nëse nuk merr një ofertë prej një ekipi, i cili lufton për vendet e para të klasifikimit. Refuzimi i ofertës që i bëri Real Betis është prova e këtij vendimi të shqiptarit, i cili nuk mendon aspak për largimin nga “San Siro” edhe pse në këto sezone si zikaltër ka luajtur shumë pak.

