Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut. Sipas Vuçiçit, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë në një situatë “kaq të vështirë” dhe nuk është përballur “me presion kaq të madh” që nga viti 2008. Siç tha ai, që nga viti 2008 – kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vendim që Beogradi refuzon ta pranojë Serbia është përballur me një sërë krizash,…
Author: Hamdi Kumanova
VLEN me krenari njofton opinionin publik se sot, më 1 gusht 2025, në mbledhjen e Komisionit Qeveritar, është miratuar Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, si një subjekt i pavarur dhe i veçantë shkollor. Ky vendim është fryt i angazhimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe i vizionit të VLEN për arsim gjithëpërfshirës, të dinjitetshëm dhe kombëtar. Themeli i kësaj shkolle nuk është vetëm një vendim administrative, është investim në të ardhmen, është shpresë për gjeneratat që vijnë, është nderim për figurat tona historike, si…
Lamine Yamal ka shënuar golat e tij të parë me Barcelonën në përgatitjet e verës. Ai ka shënuar dy herë në fitoren 7-3 të katalanasve në Seul, që ndër të tjera ishin dhe golat e tij të parë me fanellën me numrin “10”.Barcelona njoftoi zyrtarisht më 16 korrik se lojtari i ri do të trashëgonte këtë numër ikonik, të mbajtur nga lojtarë si Mesi dhe Maradona ndër të tjerë. Dhe kjo e bën të ndihet krenar 18-vjeçarin, që ka komentuar pas takimit në Seul. “Të jem në gjendje të shënoj me këtë fanellë dhe me këtë numër është shumë e…
Real Madridi thuhet se është gati të ndahet nga sulmuesi anësor Rodrygo këtë verë, por vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore. Rodrygo, 24 vjeç, është lidhur me një largim nga klubi gjatë gjithë verës, me skuadra si Arsenal-i dhe Liverpool-i që thuhet se janë të interesuara. Braziliani duket se nuk është më në favor të trajnerit të ri Xabi Alonso, pasi luajti vetëm 92 minuta gjatë gjithë Kupës së Botës për Klube. Sipas COPE, Real Madridi është i gatshëm ta shesë Rodrygon, por vetëm nëse ai kërkon shprehimisht të largohet dhe ata marrin një ofertë prej 100 milionë eurosh. Megjithatë,…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se pensionistët janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt, dinjitet dhe barazi. “Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet dhe e meritojnë plotësisht. Brenda vetëm një viti, pensionet janë rritur me 7.000 denarë, si dëshmi se politika mund të jetë mjet i dinjitetit dhe drejtësisë, jo i harresës”, u shpreh Mexhiti. Ai shtoi se kjo është vetëm pika e nisjes për investime serioze në shëndetin, kujdesin dhe mirëqenien e gjeneratës së…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë. Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste. Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur. “Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për…
“Përgjigja më e qartë dhe më e sinqertë për grupimin politik të quajtur VLEN u dha të enjten nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vetë kryeministri aktual Hristijan Mickoski sqaroi publikisht se kryeshefi i tyre politik, Arben Fetai, kishte shpifur në deklaratat e bëra në një emision televiziv. Kjo nuk ishte vetëm një ekspozim i radhës, por një konfirmim institucional i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar prej muajsh – se VLEN është projekt i kapur dhe i kontrolluar nga qendra e pushtetit”, theksohet kjo në një reagim të Aleancës për Shqiptarët. Më tej thuhet se…
Në zemër të Zagrebit u mbajt dje parada ushtarake dhe shtetërore për të përkujtuar 30-vjetorin e Operacionit “Oluja”, ofensiva që në gusht të vitit 1995 shënoi fitoren vendimtare të Kroacisë ndaj forcave serbe dhe rivendosi sovranitetin e saj territorial. Ngjarja mblodhi drejtuesit më të lartë të shtetit kroat, përfaqësues të ushtrisë, veteranë të luftës dhe aleatë ndërkombëtarë. Mes flamujve të shumtë që u valëvitën në bulevardet e Zagrebit, u vu re edhe flamuri shqiptar, në nderim të kontributit të shqiptarëve që luftuan përkrah kroatëve për lirinë e vendit. Shqiptarët dhanë një kontribut të rëndësishëm në Ushtrinë Kroate gjatë viteve të…
E ardhmja e Besnik Hasit në Belgjikë nuk është më e sigurt pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Europës të Anderlecht-it. Trajneri shqiptar konsiderohet si fajtori numër një për humbjen që i shkaktoi ekipit belg skuadra e Etrit Berishës. Mëngjesin e sotëm në Belgjikë disa medie hapën sondazhe ku pyesnin nëse do të ishte i drejtë largimi i 53-vjeçarit. Në daljen e tij përpara gazetarëve pas eliminimit të Anderlecht-it, Hasi mori përsipër humbjen duke thënë: “Ishte një ndeshje e dobët nga ana jonë. Gabova në disa momente, ishte një ndeshje katastrofë. Mendoj se ekipi i Hacken meritoi…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në lumin Mat, ku dyshohet se një person është zhdukur gjatë peshkimit. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 13:40, Policia e Lezhës është njoftuar nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, se shoku i tij, D. Q., ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e personit të zhdukur. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë. Grupi hetimor ndodhet gjithashtu…
Shitjet po bllokojnë mbërritjen e Jadon Sancho te Juventusi. Anglezi ka dhënë tashmë miratimin e tij, por bardhezinjtë po marrin ende kohë. Kjo situatë pritjeje mund të favorizojë vërtet Borussia Dortmundin, e cila po mendon seriozisht ta rikthejë në “shtëpi” për herë të tretë 25-vjeçarin, që vjen nga një sezon huazimi te Chelsea. Në pritje është edhe Manchester United, që zotëron kartonin e lojtarit, i gatshëm të heqë dorë nga fantazisti për shifrën e rreth 20 milionë eurove. Për një rikthim të mundshëm të Sancho te BVB ka folur edhe drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl: “Jemi në kontakt të…
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, në kuadër të programit të tij #PërTetovënERe, ka zhvilluar sot një takim të frytshëm me Shoqatën e Pensionistëve në Tetovë. Në këtë takim janë diskutuar gjendja aktuale e pensionistëve në qytet dhe janë dhënë shumë sugjerime konkrete për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve që u ofrohen të moshuarve informon Tetovasot. “Ky brez është themeli mbi të cilin është ndërtuar qyteti ynë. Ata kanë kontribuar për vite me radhë me përkushtim, sakrifica dhe punë të ndershme. Është obligim moral dhe institucional që ne t’ua kthejmë këtë kontribut duke i trajtuar me dinjitet…

