SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër katër personave nga Resnja, Manastiri dhe Ohri, për shkak të vjedhjes së rëndë dhe fshehjes së sendeve të vjedhura, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, M.M. (39) dhe I.B. (19), dy herë në periudhën nga 1 shkurti deri më 23 prill 2025, kanë kryer vjedhje të rëndë në segmentin nga Bitola deri në fshatin Kremenicë, duke marrë një sasi të madhe akumulatorësh pronë e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut. D.N. (29) nga Bitola dhe M. XH. (27) nga Ohri kanë blerë…
Author: Hamdi Kumanova
Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë. Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vendTashmë News24, ka nisur transmetimin maratonë në Youtube, nga ku qytetarët do të ndjekin gjithçka po ndodh në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve që zëri i të vërtetës të mos mbërrijë tek qytetarët, duke ndërprerë energjinë elektrike, e për pasojë edhe trensmetimin e…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informoi se për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, përmes zbatimit të anknadeve elektronike të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme, janë paguar me sukses borxhet shtetërore nga persona fizikë dhe juridikë. Mbi këtë bazë, në Buxhetin e shtetit janë arkëtuar 19 419 411 denarë (afërsisht 314 230 euro). Përmes e-ankandit për periudhën 01.01.2025 përfundimisht me e-ankandin në korrik është shitur pronë e patundshme me sipërfaqe prej 302 m² edhe atë: – banesë prej 72 m² (Ohër) – hapësirë afariste prej 111 m² (Strumicë) – tokë prej 103 m² (Prilep) – hapësirë në katin e…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kryetari dhe kandidati për komunën e Gostivarit Valbon Limani dhe kandidatët Blerant Ramadani, Nazim Taipi dhe kryetarin dhe kandidatin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani gjatë ditës së djeshme kanë takuar kryetarin e komunës së Ersekës z. Erion Isai me të cilin bashkëbiseduan për mundësinë e bashkëpunimit mes kësaj komune dhe komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24 Në kuadër të vizitave tona në Shqipërinë juglindore patëm një takim të mirë me kryetarin e Bashkisë së Ersekës Erion Isai. Ne biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe shprehëm dëshirën e…
VLEN, për të mbuluar dështimet e saj, po paraqet si “punësime të rregullta” punësimet parazgjedhore manipuluese me kontrata afatshkurtra. Ndërkohë, partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE, po e mbush administratën me militantë partiakë përmes vendimeve për punë të përhershme. VLEN ka kryer aty-këtu ndonjë punësim me paga të majme, por vetëm për familjarët e klanit udhëheqës – jo për aktivistin e ndershëm dhe qytetarin e sinqertë. Ata presin në listat e famshme prioritare të punësimeve. Rastet e nepotizmit dhe klientaliste flasin vetë, djali i deputetes Merita Kollçi – Koxhaxhiku është punësuar në M-NAV, sikurse nipi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi…
Kandidati i Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte ka qëndruar në lagjen e vjetër të Tetovës, lagjja Gam-Gam, ku në bashkëbisedim me banorët u diskutua mbi problemet reale me të cilat po ballafaqohen tetovarët gjatë këtyre viteve. Premtimi i Bajramit në këto zgjedhje është se ata po realizojnë një program konkret dhe të realizueshëm për Tetovën e Re. Postimi i plotë i kandidatit për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja AKI, Bajram Rexhepi: Në kasabanë e vjetër të Tetovës, në lagjen Gam-Gam, sonte takuam banorët për të bashkëbiseduar rreth problemeve dhe nevojave…
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare verilindore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 38 gradë Celsius. Edhe në Shkup do të jetë me diell dhe nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare verilindore. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius. Nën ndikimin e një mase ajri shumë të ngrohtë nga jugu, nesër dhe gjatë gjithë javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell…
Shkruan Baton Haxhiu: Nëse ka një moment lavdie për Ali Ahmetin në gjithë këtë rrugëtim të gjatë politik, ai ndodhi atëherë kur foli në Prishtinë për UÇK-në, për bashkimin kombëtar dhe për gjakimin e lirisë në të gjithë hapësirën shqiptare. Ishte një çast ku historia, megjithë dyshimet dhe mëkatet, iu fal përballë emblemës që përfaqësonte. Ai foli me patos, me ndërgjegje dhe me një ton që e njeh vetëm njeriu që ka përjetuar përplasjen me vdekjen dhe me të pamundurën. Por nëse ky do të jetë fundi i tij politik, atëherë do të jetë fundi më i pamerituar që mund…
Martin Vulaj, president i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikan (AARC), ka shfaqur shqetësimin e tij në lidhje me tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni të Veriut Sipas një reagimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Vulaj thotë se javëve të fundit ka pasur incidente në ngjarje sportive që nxisin urrejtje dhe përçarje etnike. Ai përmend rastin e ndeshjes së basketbollit mes Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut në Kumanovë, ku tifozët brohoritën slogane që bënin thirrje për vdekjen e shqiptarëve dhe asgjësimin e tyre në dhoma me gaz. Si reagim, Vulaj thotë se disa tifozë shqiptarë në një ndeshje futbolli…
VLEN përmes një komunikate i bën thirrje Bujar Osmanit të mos fshihet dhe të përgjigjet publikisht: Pse nuk ka dokumentacion për shpenzimin e mbi 120 milionë denarëve nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme? Pse nuk ka të dhëna se çfarë është bërë me një shumë kaq të madhe parash? Pse nuk ka llogaridhënie për këto mjete, as gjurmë se çfarë ka mbetur pas samitit të OSBE-së? Këto çështje kanë të bëjnë me paratë e të gjithë qytetarëve, para që duhej të ishin përdorur për shkolla, kujdes shëndetësor më të mirë, furnizim me ujë dhe rrugë, por përfunduan pa…
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka publikuar një letër të hapur drejtuar dy rivalëve të tij në garë, Valbon Limani dhe Sebadin Dauti, duke i ftuar në një takim miqësor para intensifikimit të fushatës zgjedhore. Në letrën e hapur, Ademi i ka uruar të dy kandidatët për kandidaturat e tyre dhe ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një fushate me dinjitet, respekt reciprok dhe kulturë demokratike. Ai ka propozuar që takimi të mbahet nesër, të dielën, në orën 10:00, në kafenenë “Minjon” pranë lumit, duke e cilësuar si një mundësi për të shkëmbyer mendime…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet të shpallë sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që nga pavarësia e vendit. Kështu fillojnë afatet për procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Në zgjedhjet lokale, qytetarët do të zgjedhin kryetarë bashkish dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Afati i fundit për dorëzimin e listave është jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, që do të thotë se paraqitësit kanë afat deri më 15 shtator për…

