Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Seanca e parë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm vetëm dhjetë lojtarë. Pjesa tjetër e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda qëndruan në hotel për rigjenerim pas ndeshjeve që kishin zhvilluar me klubet e tyre në fundjavë. Lojtarët e pranishëm në stërvitjen e parë ishin: Visar Bekaj, Faton Maloku, Ilir Krasniqi, Leard Sadriu, Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Valon Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi një gjykatës vendosi se ai mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi. Sarkozy i ka thënë gjykatës të hënën se tre javët e tij në burg kanë qenë “të rraskapitshme” dhe një “makth” ndërsa u shfaq në seancë gjyqësore me një videolidhje nga burgu. Sarkozy hyri në burgun La Santé të Parisit më 21 tetor, pasi një gjykatë e Parisit i dha atij një dënim me pesë vjet për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde të fushatës zgjedhore për garën e tij presidenciale të…
Sot, në ora 12:00, në një ceremoni solemne, Mendi Qyra zyrtarisht do të marr detyrën si Kryetar i Komunës së Strugës. Me këtë moment historik, nis një kapitull i ri për qytetin bregliqenor, i cili pritet të shënojë ndryshime të mëdha në qeverisjen lokale, transparencën dhe zhvillimin e qytetit.
Nga VMRO-DPMNE sërish kërkojnë që LSDM sa më parë të reformohet, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kanë nevojë për një opozitë të fuqishme. “A është i saktë informacioni se Filipçes po ia refuzojnë disa funksione në LSDM, njerëz që dikur konsideroheshin mbështetës të mëdhenj të partisë dhe ish-aktivistë? Disa nga këta njerëz nuk kanë dashur të jenë pjesë e udhëheqjes së LSDM-së sepse nuk e konsiderojnë Filipçen si përfaqësuesin e tyre? Të nderuar, ajo që po i ndodh LSDM-së nuk ia dëshirojmë askujt. LSDM-ja ka qenë parti me histori, kredibilitet dhe kuadro cilësore. Megjithatë, ajo që Zaev,…
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në vizitë fëmijët e çerdhes “Borëbardha” në Çair, përcjell TV21. Gashi ka shpërndarë pamje nga vizita, duke thënë se kujdesi ndaj fëmijëve është përgjegjësi, por njëkohësisht edhe privilegj. “Kujdesi për fëmijët është përgjegjësia dhe privilegji më i madh që kemi. Vizitë pozitive e fëmijëve të çerdhes “Borëbardha””, ka shkruar Gashi.
Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes prej 33,33%, me çka sipas Kodit Zgjedhor duhet të përsëriten zgjedhjet. Procedurën dhe afatet se si realizohet përsëritja i zgjedhjeve kur nuk arrihet pragu na e sqaron Kodi Zgjedhor në Nenet 132, 132 (a) dhe 134, sipas të cilëve: Komisioni i Zgjedhjeve në…
Shkenca në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e dukshme jo vetëm si temë diskutimi, por edhe si fushë veprimi. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit në fushën e shkencës, dhe përbën rezultat të politikave kombëtare efektive dhe të buxhetit dukshëm të rritur për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Nga 380 milionë denarë në vitin 2024, buxheti u rrit në 680 milionë denarë në vitin 2025, ndërsa për vitin e ardhshëm 2026 është paraparë buxhet rekord prej 1,37 miliardë denarësh për shkencën”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu thonë se…
VLEN ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Tetovë, në një paraqitje të përbashkët para mediave në mes Bilall Kasamit dhe Vesna Janevskës, kjo e fundit disa herë kërkoi që Kasami të flet në gjuhën maqedonase. Nga VLEN thonë se qëndrimi i Janevskës bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që sipas tyre, duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore. “Dje, gjatë një paraqitjeje publike, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në dy-tri raste shfaqi pakënaqësi nga komunikimi në gjuhën shqipe i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, me gazetarët e mediave në gjuhën shqipe. Në vend…
Qytetarët kohëve të fundit kanë pranuar email-e të rreme, në të cilat shkruan se po hetohen për drogë ose raste pedofilie. Ministria e Punëve Brendshme (MPB) i informon qytetarët se këto janë mesazhe të rreme, që nuk dërgohen nga Byroja për Siguri Publike e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministria e Brendshme i paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin email-e të rreme në emër të drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike (BBS). Ministria e Brendshme njoftoi se disa qytetarëve u janë dërguar ftesa të rreme nga autorë që paraqiten në mënyrë të rreme në emër të…
Policia është vënë në kërkim të dy personave të cilët kishin gjuatjur me armë zjarri në ajër nga vetura në lëvizje, duke i shqetësuar mysafirët në një lokal në Strugë. Në fakt, të shtunën në afërsi të një lokali hotelerik në Strugë, një person i cili po lëvizte me makinë të tipit BMW, pasi e ka hapur dritaren e makinës ka gjuajtur në ajër me armë zjarri. Policia e Strugës ka njoftuar se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta gjetur veturën, por edhe personat të cilët kanë qenë në vëturë gjatë aktit.
Në afërsi të fshatit Rilevë të Dollnenit, arusha e ka sulmuar personin i cili në atë moment po mblidhte kërpudha, kanë njoftuar mediat lokale. Viktima e arushës, pas kësaj kishte marrë lëndime të rënda prandaj ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prilepit, por, më pastaj, në Qendrën klinike në Shkup, për shkak të lëndimeve serioze. Pas sulmit, personin i lënduar e kishin gjetur disa gjuetarë, të cilët menjëherë e kishin thirrur ambullancën. Banorët e këtij rajoni, pra të Dollnenit dhe Krivogashtanit, thonë se gjatë kohës së fundit prania e arushave është bërë e shpeshtë.
MPB njofton se sot në mëngjes, rreth orës 04:35, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Leninova” dhe “Stoltenbergova” në Shkup, një automjet “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.D. (38) nga Shkupi, ka goditur një oficer policie që po kryente detyrat e tij zyrtare. Si pasojë, oficeri i policisë ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

