Author: Hamdi Kumanova

Në shortin e 87-të të Loto 7, u shpall një fitues i lumtur, i cili fitoi çmimin kryesor të lojës së fatit Joker, me vlerë 3.152.640 denarë. Shërbimi është kryer në pikën shitëse “Dimpo” në Manastir. Edhe pse fituesi nuk dha pëlqimin për të publikuar të dhënat e tij, ai ndau me ne se për të kjo fitore përfaqëson një tjetër konfirmim se gjithmonë duhet të besosh në fat. Pika shitëse “Dimpo” në Manastir është e njohur për fitoret e lumtura nga lojërat e fatit të Loterisë Shtetërore. Atje është “gërvidhur” edhe çmimi më i madh i lotarisë së çastit…

Lexo më Shumë

Elektorati i Aleancës për Shqiptarët ka qenë gjithmonë opozitar, por opozitë e BDI-së, jo patericë e saj. As Zijadin Sela e as Arben Taravari nuk mund ta përmbysin këtë të vërtetë. Dy herë u përpoqën ta shesin frymën dhe dy herë populli ua ktheu përgjigjen me ZERO! Votuesit e Aleancës janë me frymën, jo me pazaret. Dhe kjo frymë sot jeton në VLEN, aty ku janë njerëzit që nuk u shitën: Arben Fetai, Zeqirija Ibrahimi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Këta e mbajtën drejtimin dhe e kthyen opozitën në fitore. Izet Mexhiti e demontoi BDI-në në Shkup,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se qeveria do të emërojnë ushtrues detyre në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhudhe dhe Mavrovë Rostushë, sapo të marrë njoftimin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për përfundim të procesit zgjedhor, përcjell TV21. “Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, tha mes tjerash Mickoski. https://www.facebook.com/watch/?v=1944067453208193

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me Rashid Bin Saed Al-Kajari, ushtrues detyre ambasador i Katarit. Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Ministria e Transportit, konstatuan se bashkëpunimi bilateral është në nivel të mirë, duke e potencuar mundësinë për përforcim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Në takim, zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se Qeveria ka program ambicioz në pjesën e infrastrukturës, gjithashtu në turizëm dhe trafik ajror. “Në atë drejtim, Maqedonia zhvillon politika të shkëkqyeshme në pjesën e trafikut ajror dhe e potencoi mundësinë për vendosjetë linjës ajrore mes Maqedonisë dhe Katarit (Shkup…

Lexo më Shumë

Një shtetase e Kolumbisë ka raportuar se është grabitur. Ajo ka thënë se disa persona i kanë hyrë në banesë dhe ia kanë grabitur 10 mijë euro. Njoftimi: GRABITJE Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, deklaroi sot se shumica në Këshillin e Komunës do të pasqyrojë përbërjen e shumicës që aktualisht qeveris në nivel qendror. „Është më se e qartë se shumica që është në pushtetin qendror do të përfaqësohet edhe në nivel lokal. Për detajet, opinioni do të njoftohet më vonë,“ tha Dimitrievski. Në nivel shtetëror, koalicioni qeverisës përbëhet nga Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, VMRO-DPMNE dhe VLEN, por ende mbetet e paqartë nëse këshilltarët e DPSM-së do t’i bashkohen këtij blloku. Edhe pse ata janë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së në nivel qendror,…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe (krahu i Arben Taravarit), komentoi situatën brenda BDI-së duke përdorur fjalët e Kim Mehmetit: “Një pjesë e BDI-së e udhëhequr me Izet Mexhitin fitoi pjesën tjetër të BDI-së.” Sipas Snopçes, Izet Mexhiti nuk ka qenë kurrë opozitë brenda BDI-së. “Faktikisht ai një vit ka pretenduar të jetë opozitë, por nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj,” shtoi ai. Deputeti gjithashtu theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar të qëndrojë kritike ndaj veprimeve politike që i sheh…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se më 09.11.2025, në orën 18:15, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, pranë vendit të quajtur “Livadhet labunishte”, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga F.Ç. (76) nga Struga, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër, ku ka marrë ndihmë mjekësore. “Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Strugës ka kryer inspektim në vendngjarje, dhe aktualisht po përcaktohen shkaqet e aksidentit”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Lexo më Shumë

Gjatë kohë është diskutuar shndërrimi i VLEN në një parti politike, por që akoma nuk ka ndodhuar. Siç tha Blerim Sejdiu, është ende duke u diskutuar çështja e liderit, pro siç shtoi, për VLEN është më e rëndësishme që si kolaicion të jenë bashkë dhe të vazhdojë ky lloj funskionimi. “VLEN funksionon si një parti politike. Ne i kemi krijuar disa organe dhe në mënyrë shumë të mirë dhe funksionale kemi funksionuar. Nuk ka pasur probleme, ka funksionuar më mirë se partitë që kanë lider dhe kjo u tregua edhe ne rezultat. Sa i përket liderit të VLEN,…

Lexo më Shumë

Sipas prokurorisë, kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. “Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të…

Lexo më Shumë

Një marrëveshje e re do të mundësojë ndërtimin e tunelit hekurudhor kufitar nga Korridori 8. Tuneli i përbashkët për hekurudhën Maqedoni – Bullgari konsiderohet një objekt strategjik që do të lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik. Marrëveshjes së paralajmëruar midis dy shteteve i paraprinë mosmarrëveshjet dhe vonesat për mënyrën e realizimit. Pas tensioneve të shumta dhe akuzave të ndërsjella mbi ndërtimin e lidhjes hekurudhore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, ministrat e transportit të të dy vendeve kanë bashkuar forcat për të ndërtuar një tunel hekurudhor ndërkufitar që do ta ndërtojnë së bashku. Pavarësisht grindjeve të shumta, të dy ministrat përfundimisht…

Lexo më Shumë