Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar sistemin e ri të raportimit për problemet komunale, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të Tetovës të marrin përgjigje brenda 48 orëve për çdo shqetësim të përditshëm. “Qytetarët meritojnë një komunë që reagon menjëherë, jo që hesht me javë e muaj. Me sistemin e ri të raportimit, çdo problem i përditshëm si një dritë e prishur, një gropë në rrugë, ndotje apo mungesë higjiene publike, do të marrë përgjigje brenda 48 orëve”, ka deklaruar Rexhepi. Ai shtoi se nuk ka më kohë për premtime boshe dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 36-vjeçar nga Shtipi, pasi i njëjti është kapur duke vozitur veturë me shpejtësi 252 km/h“Më 22.08.2025, në orën 18:35, në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Miletkovo, Gjevgjeli, zyrtarët e policisë nga SPB-Strumicë – DPB-Gjevgjeli e kanë arrestuar G.J. (36) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të trafikut, policia ka konstatuar se G.J. po voziste një automjet “BMW” me targa nga Shkupi me shpejtësi prej 252 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h. Rasti është raportuar te prokurori publik i Prokurorisë Themelore Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të rastit kundër personit…
KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta. “Më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.
Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët. Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik. Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot zhvilloi një takim me të rinjtë e komunës, ku prezantoi vizionin e tij për “Çairin e Ri”. Ai theksoi se të rinjtë janë shtylla e zhvillimit dhe burimi kryesor i komunës, pasi mbi 43% e banorëve të Çairit janë nën 30 vjeç. “Nuk mund të dizajnoni një vizion për ‘Çairin e Ri’ pa përfshirë ata që përbëjnë 50% të popullsisë së Çairit. Ky është forca jonë më e madhe dhe kapitali ynë më i çmuar,” tha Osmani. Osmani paralajmëroi ndërtimin e një qendre multifunksionale të re në qendër të Çairit,…
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski, u bëri thirrje qytetarëve që besojnë se janë dëmtuar në çdo procedurë të kirurgjisë kardiake në vend që të paraqesin ankesa “Ankohuni – pa u ankuar, asgjë nuk do të zgjidhet. Nevojiten raste specifike, sepse tani ka mijëra njerëz me stenta dhe do të jetë një punë shumëvjeçare nëse fillojmë të kontrollojmë dosje pas dosjeje. I bëj thirrje çdo qytetari që është dëmtuar ose mendon se është dëmtuar të paraqesë një ankesë me argumentet e tij. Unë me përgjegjësi pretendoj se do ta hetojmë dhe do t’i përgjigjemi –…
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale: u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”. Pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh. “Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i ShtetitVermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit. Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i…
Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht. NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. Të gjitha informacionet e hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të kujdestarisë 02 25 61 502.
Shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në Pikën e kalimit kufitar të Morinës ka fluks por jo radhë pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll, por radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te Trau i Kalimashit duke krijuar radhë kilometrike siç edhe shihet nga pamjet të marra mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00. Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat. Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga…
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, informon LAMM. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare Tabanocë koha e pritjes për dalje është rreth 10-15 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi. LAMM rekomandon një shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles,…

