Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për tutorë politikë që t’ua përcaktojnë zgjedhjet dhe të ardhmen. “Nuk kemi nevojë askush të na tregojë kush është më i mirë e kush më i keq. Kemi sy, shohim vetë dhe të vendosim vetë”, shkroi Hamzi Ibraimi. Duke iu referuar Kryeministrit Mickoski, ai shtoi se “as kryeministri me pubertet politik nuk mund të na përcaktojë fatin se çka duhet të vendosim ne për veten tonë”. Sipas Hamzi Ibraimi, shqiptarët do të vazhdojnë të marrin…
Author: Hamdi Kumanova
Nisma Aleanca Shqiptare, e ka bashkuar Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës Ky vendim u mirëprit nga të gjithë, ku kandidat për kryetar të komunës nga kjo iniciativë do të jetë Leutrim Ajeti. E në lidhje me këtë nismë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli pikërisht kandidati Ajeti, i cili tha detaje se si erdhi deri te kjo ide.Ai tregoi se tentativa për t’u bërë bashkë kishte pasur dhe në të kaluarën, mirëpo që fatmirësisht pas disa vështirësive, kësaj radhe u realizua qëllimi. Ideja ishte e përbashkët, pra liderët…
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë lëshuar në përdorim një modul të ri elektronik për donacione. Qëllim është që të ofrohet një pasqyrë transparente mbi të gjitha donacionet e pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe nga të gjitha institucionet publike shëndetësore. Siç informojnë nga MSH, donacionet vijnë nga institucione apo donatorë ndërkombëtarë, deri sa deri më tani janë regjistruar mbi 400 donacione. Njoftimi i plotë:“Moduli është i qasshëm në faqen e internetit: donacii.zdravstvo.gov.mk dhe mundëson një pasqyrë të detajuar për secilin donacion, duke përfshirë të dhënat për donatorin, vlerën e donacionit, si dhe informacion mbi lëndën e donacionit,…
Badinteri nuk është pronë e askujt, ndërsa Ministri i Drejtësisë Igor Filkov synon pikë politike para zgjedhjeve. Kështu Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e komenton deklaratën e ministrit të ZNAM-it rreth rishikimit të Badinterit, gjatë një interviste për VOXAL. Durmishi thekson se Badinteri është një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit dhe e garanton barazinë e të gjitha komuniteteve. “Nuk e di cila ka qenë intenca dhe cila ka qenë arsyeja që ministri ka folur për rishikimin e Badinterit. Mendoj që e ka thënë për poenë politikë, për politikë ditore, mendon që do të shtrojë ndonjë çështje të…
Kryeministri Hristijan Mickoski në llogaridhënien e sotme, ka dërguar mesazh të ashpër ndaj BDI-së se edhe gjatë kohë do të jenë në opozitë, por edhe ndaj LSDM-së. Mickoski ka akuzuar mes tjerash këto dy parti se po bëhn gati të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale. Në vazhdim Ju sjellim pjesën e fjalimit që ka të bëjë me porositë ndaj BDI dhe LSDM. “Një person më tha se po e përgatitni BDI-në të jetë partneri juaj në qeveri. Përgjigja ime e drejtpërdrejtë është se BDI do të jetë në opozitë për një kohë të gjatë, sepse deri më tani nuk ka…
Një shtetas i Ukrainës ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë me targa gjermane, që po drejtohej nga një shtetas i Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht pranë pikës kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Më 22.08.2025 rreth orës 18:00, në SPB-Shkup u raportua se në rrugën magistrale Shkup– pika kufitare Bllacë e Poshtme, rreth 200 metra nga dogana, një automjet “Volkswagen Golf” me targa gjermane, i drejtuar nga B.S. (22) nga Kosova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, ka goditur këmbësorin K.M. (53) nga Ukraina. Në aksident, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore…
Kemi treguar se kemi punuar për çdo njeri për katër vjet dhe se programi që premtuam në pjesën më të madhe është realizuar. Ju i keni rikthyer komunat në rrugën e duhur, në rrugën e ndryshimit, investimeve, ndërtimit të parqeve, rrugëve, kopshteve, shkollave. Me përgjegjësi dhe përkushtim, punëtorë, pa premtuar mrekulli, por me entuziazëm të madh për ndërtimin e një komune më të mirë dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë, tha kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në hapjen e panairit të kryetarëve të komunave “Katër vjet punë për ty”. Panairi, theksoi Mickoski, është përgjigje për…
VLEN dje hapi shtabin zgjedhor në Haraçinë, ku u promovua kandidati për kryetar të komunës, Daut Beqiri. Në këtë tubim madhështor morën pjesë liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Arben Fetai, Zeqirija Ibrahimi, si dhe shefi i shtabit qendror zgjedhor, Adnan Azizi, të cilët vlerësuan lart mobilizimin e jashtëzakonshëm që ka ndodhur në Haraçinë dhe jehonën e madhe që ka krijuar kandidatura e Beqirit. Në fjalimet e tyre, udhëheqësit e VLEN theksuan mbështetjen e fuqishme që Qeveria aktuale po i jep kësaj komune përmes projekteve madhore si mbulimi i kanalit dhe investime tjera kapitale, duke rikthyer besimin se Haraçina më në…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar sistemin e ri të raportimit për problemet komunale, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të Tetovës të marrin përgjigje brenda 48 orëve për çdo shqetësim të përditshëm. “Qytetarët meritojnë një komunë që reagon menjëherë, jo që hesht me javë e muaj. Me sistemin e ri të raportimit, çdo problem i përditshëm si një dritë e prishur, një gropë në rrugë, ndotje apo mungesë higjiene publike, do të marrë përgjigje brenda 48 orëve”, ka deklaruar Rexhepi. Ai shtoi se nuk ka më kohë për premtime boshe dhe…
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 36-vjeçar nga Shtipi, pasi i njëjti është kapur duke vozitur veturë me shpejtësi 252 km/h“Më 22.08.2025, në orën 18:35, në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Miletkovo, Gjevgjeli, zyrtarët e policisë nga SPB-Strumicë – DPB-Gjevgjeli e kanë arrestuar G.J. (36) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të trafikut, policia ka konstatuar se G.J. po voziste një automjet “BMW” me targa nga Shkupi me shpejtësi prej 252 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h. Rasti është raportuar te prokurori publik i Prokurorisë Themelore Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të rastit kundër personit…
KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta. “Më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.
Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët. Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik. Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një…

