Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Në kuadër të vizitës, siç informuan nga kabineti i tij, janë planifikuar takime me eurokomisaren për zgjerim të BE-së, Marta Kos, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Komisionit evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman. Në takime, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për tema lidhur me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, agjendën reformuese të vendit dhe hapat e mëtutjeshëm në procesin e inkuadrimit në BE.
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 131 të Kodit Penal. Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 23 gusht pasdite, para një objekti hotelierik në lagjen Avtokomandë të Shkupit. Gruaja, e cila kishte mosmarrëveshje të mëparshme personale me të dyshuarin, kishte ardhur për t’u takuar me të, pas çka ai filloi ta ofendonte rëndë. Në një moment, i dyshuari mori një arkë plastike të mbushur me shishe qelqi dhe e goditi në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale, duke shkaktuar – Lëndim të rëndë trupor sipas nenit 131, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ai e ka kryer veprën penale duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje me të cilën kishte pasur keqkuptime personale të mëparshme. Pasditen e 23 gushtit, e dëmtuara ka shkuar ta takojë të dyshuarin para një objekti hotelerik në lagjen Avtokomandë. Ai fillimisht ka filluar ta fyejë në mënyrë të vrazhdë, pastaj ka marrë një arkë plastike…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisut Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do ta vizitojë fshatin Nikushtak, Komuna Likovë, me rastin e fillimit të aktiviteteve për pastrimin e deponisë së paligjshme në këtë lokacion. Siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, bëhet fjalë për një lokacion me rrezik të lartë, i identifikuar në Planin Kombëtar për menaxhim me mbeturinat, i cili për shumë vite paraqet kërcënim serioz për mjedisin jetësor dhe shëndetin e popullatës, jo vetëm në Komunën e Likovës, por edhe në rajonin më të gjerë, përfshirë edhe Komunën e Haraçinës. …
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në një intervistë për RTVM foli rreth rolit të medias dhe përmbajtjes që ato u ofrojnë shikuesve, duke theksuar se një strategji më serioze shtetërore është e nevojshme në këtë fushë. “Televizionet me koncesione kombëtare pothuajse kurrë nuk prodhojnë programet e tyre kulturore, shkencore ose arsimore. Një qasje më serioze është e nevojshme në këtë drejtim”, theksoi Siljanovska-Davkova, duke kujtuar kohën kur programe të tilla ishin pjesë integrale e jetës së përditshme. Ajo komentoi gjithashtu për përzgjedhjen e lajmeve, duke sugjeruar renditje të ndryshme. “Pse të mos fillojmë me lajme nga kultura, pastaj sporti dhe së fundmi…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kishte takim me dr. Sashko Kedev, në të cilën janë shkëmbyer informacione lidhur me konstatimet se janë kryer intervenime të panevojshme kardiokirurgjikale tek pacientë në spitalet private, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ministri Aliu në takim ka përkujtuar se do të dërgihen shkrime, me të cilat të gjitha institucione private shëndetësore janë të detyruar nga 15 shtatori ta informojnë Ministrinë, gjegjësisht Drejtorinë për shëndetësi elektronike për të gjitha kontrollet dhe interveimet e kryera. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara dhe u bëjnë thirrje…
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2050 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 27 aksidente trafiku me dëme materiale. Kurse, 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar. Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona teksa 8 janë dërguar në mbajtje.
Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan. Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia. Klankosova.tv kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj,…
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, një është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe 24 zjarre janë shuar. Zjarret janë aktive në Komunën e Dollnenit, fshatin Dolgaec (pyll i përzier), dy janë nën kontroll në Komunën e Makedonski Brod në zonën e Jasenit (pyll i përzier); dhe në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozuf (pyll i lartë). Siç raportohet nga Departamenti Qendror i Zjarrfikësve, janë shuar 24 zjarre.
Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale. Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili sipas të dhënave fillestare dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara se kanë kryer krime financiare me vlerë që kap mbi 7 milionë euro.…
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Batincë të Shkupit. Rreth orës 03:58, autoritetet janë njoftuar për një zjarr që ka përfshirë fillimisht një veturë të tipit BMW me targa të Shkupit, ndërsa më pas flakët janë shpërndarë dhe kanë përfshirë edhe katin e sipërm të një shtëpie ngjitur me të. Sipas të dhënave fillestare, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si në automjet, ashtu edhe në shtepinë ku jetonte familja. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për ta lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme…
Pushimi vjetor për deputetët edhe zyrtarisht ka përfunduar sot. Puna e Kuvendit fillon sot me një takim të Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me gazetarë, në të cilin ai do të informojë për aktivitetet aktuale në dhomën legjislative, pas koordinimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare. Përveç takimit informues me gazetarët, nuk ka njoftime në faqen e internetit të parlamentit për aktivitete të tjera deri në fund të javës.

