Author: Hamdi Kumanova

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë iu bind ligjit të jetës. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo. Anagnosti konsiderohet si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ekranit shqiptar. Ai ishte regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e…

Lexo më Shumë

Era e fortë që fryn në Shkup ka shkaktuar dëme në një kohë të shkurtër. Qytetarët raportojnë se në komunën e Karposhit në Leptokari një pemë është rrëzuar, duke shqyer kabllot dhe duke shkaktuar një zjarr, i cili është shuar në një kohë të shkurtër. Një tjetër pemë është rrëzuar si dhe janë shkëputur qepena dhe strehëza në apartamente në ndërtesa.

Lexo më Shumë

Forcat ukrainase goditën me dronë dy rafineri të mëdha nafte në Rusi – Krasnodarin në jug dhe Syzranin në rajonin e Samaras – gjatë natës së 30 gushtit, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në objekte kyçe për furnizimin me karburant të njësive ushtarake ruse. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, operacionet, të zhvilluara në bashkërendim me Forcat e Operacioneve Speciale, kishin për qëllim t’i zvogëlonin mundësitë ofensive të Rusisë dhe ta vështirësonin furnizimin e trupave të saj me karburant. Rafineria e Krasnodarit prodhon rreth 3 milionë tonë benzinë, naftë dhe karburant aviacioni në vit, ndërsa uzina e Syzranit mund të…

Lexo më Shumë

Banorët e rrugës “Jashar Erebara” të lagjes Gazi Babë së shpejti do të gëzojnë ujsjellësin e ri, kanalizimin, asfaltimin si dhe ndriçimin. Këtë e paralajmëroi Izet Mexhiti, kandidat për kryetar të Komunës së Çairit duke shtuar se këto projekte do ti gëzojnë të gjitha lagjet e kësaj komune. Mexhiti tha se investimet të cilat tashmë po realizohen në rrugën “Jashar Erebara” kapin shumën prej 3 milionë denarë. “Sot punohet intenzivisht në rrugën, dikur 157 tanimë mban emrin “Jashar Erebara”. Këtu punohet ujsjellës I ri, kanalizim I ri, rrjet atmosferik I ri, asfaltim I ri dhe ndriçim I ri. Pra, është…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pajtohet me propozimin e liderit të LSDM-së opozitare, Venko Filipçe që në Kuvend të miratojnë një rezolutë me “linja të kuqe” lidhur me çështjen e eurointegrimeve, me qëllim të zhbllokimit të situatës për shkak të bllokadës së Bullgarisë. Me rezolutën, do të parashikohej që nëse vendoset veto e re, Maqedonia e Veriut t’i braktisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për Mickoskin, kjo është vetëm një dinakëri e re, pasi që ka pasur edhe më parë deklarata të tilla, por asnjëherë nuk janë respektuar pikërisht LSDM derisa ishte në pushtet. “Do t’u kujtoj atyre se ata…

Lexo më Shumë

Visar Ademi i cili ditë më parë shpalli kandidaturën si i pavarur për qytetin e Gostivarit thotë se në garë futet si pasojë e urgjencës që ka qyteti për t’i menaxhuar institucionet dhe rendin publik. Sipas tij, Gostivari duhet që në rënd të parë të vendos qytetarin. “Unë jam njeri që kam punuar në zgjidhjen e problemeve dhe implementimin e aktiviteteve dhe këtë e kam dëshmuar edhe lokalisht edhe ndërkombëtarisht, andaj dua që këtë përvojë apo eksperiencë, ta vë në shërbim të këtij qyteti që na dha aq shumë e i dhamë aq pak. Pres përkrahje të madhe nga qytetarët…

Lexo më Shumë

Arben Taravari, lideri i krahut të Aleancës për Shqiptarët, vazhdimisht e ndryshon tregimin sipas asaj që i përshtatet, prandaj dy herë hyri dhe doli nga koalicioni qeveritar, si një nuse e re që vazhdimisht e ndërpret dasmën, reagojnë sot nga partia në pushtet VMRO-DPMNE pasi më herët, ASH akuzoi se e keqja e VLEN-it vjen nga partnerët e tyre qeveritarë si VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stolkoviqit, e jo nga opozita shqiptare. “Sot, VMRO-DPMNE i është e keqja, ndërsa vetëm dy muaj më parë, me të njëjtën VMRO-DPMNE ulej krenar në Qeveri”, thuhet në reagimin me shkrim…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit ende nuk e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë për tragjedinë Koçanit. Procesi që do t’i hapte rrugën fillimit të gjykimit është vonuar për shkak se të akuzuarit kanë dorëzuar ankesa, ndërsa gjykata është duke i shqyrtuar. Për në shtator, sipas paralajmërimeve të kryeprokurorit Lupço Kocevski, duhet të ketë aktakuzë edhe për hetimin e dytë për tragjedinë e Koçanit, të cilin e udhëheqë Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në të cilin, deri më tani janë të përfshirë 27 zyrtarë policorë. Megjithatë, deri më tani për këtë hetim edhe nuk ka vendim prokurorial. Sipas…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë për mediat, zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur, siç tha ai, realitetin e hidhur të 20 viteve të pushtetit të BDI-së, duke e akuzuar edhe  kundër-kandidatin e tij, Bujar Osmani. Mexhiti theksoi se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të fortë dhe më përfitues nga Qeveria sesa gjatë këtij një viti qeverisje të VLEN-it, periudhë në të cilën komunat shqiptare për herë të parë po realizojnë projekte madhore për ujësjellës, kanalizim dhe infrastrukturë moderne. “Po të ishin faktor shqiptarët gjatë 20 viteve të kaluara me BDI-në, sot nuk…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, është vrarë me armë zjarri në qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën dhe kërkimet për ta kapur dorasin e dyshuar janë filluar, njoftuan autoritetet ukrainase. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të ditur se një burrë i armatosur ka qëlluar disa herë ndaj Parubiyt, duke e lënë të vdekur në vend. Sulmuesi u arratis dhe është shpallur në kërkim. Parubiy, 54 vjeç, ishte anëtar i Parlamentit dhe kishte shërbyer si kryetar i tij nga prilli 2016 deri në gusht 2019, dhe ishte një nga udhëheqësit e protestave të viteve 2013–14 që kërkonin…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, dha një mesazh të qartë se është e nevojshme uniteti kombëtar rreth integrimit evropian të vendit, pasi iu bë pyetja për të komentuar qëndrimin e Venko Filipçes për ndryshimet kushtetuese. “Unë mendoj se rruga më e mirë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian është të mbajë rregullat që i kemi dakorduar. Secili prej atyre rregullave na mbron, sepse siç kam thënë, ato rregulla janë filtër që të mos ketë kërkesa të reja”, deklaroi Osmani, duke paralajmëruar se çdo devijim do…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se pret që partia të arrijë rezultate optimale në zgjedhjet lokale, se kanë zgjedhur kandidatët më të mirë për kryetarë bashkie dhe se do të garojnë me kandidatët e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve. Për momentin, tha Filipçe, nuk kanë asnjë bashkëpunim me BDI-në. Sa i përket disa prej të pavarurve, ata kanë dyshime, siç tha ai, se janë vërtet të pavarur, veçanërisht për Qendrën, për të cilën do t’i informojnë qytetarët në ditët në vijim. “Për momentin, jemi të përqendruar në raundin e parë të zgjedhjeve ku garojmë me kandidatët…

Lexo më Shumë