Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një person, shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe. Sipas raportit 24-orësh të policisë, përmbajtja e këtyre afisheve lidhet me veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Author: Hamdi Kumanova
Turqia e ka çuar përparimin e saj ushtarak në një nivel të ri duke prezantuar sistemin e saj të brendshëm të mbrojtjes ajrore, ‘Kupola e Çeliktë’. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zbuloi sistemin e ri të mërkurën, si një shenjë e përpjekjes së shpejtë të Turqisë për të zhvilluar aftësitë e mbrojtjes së brendshme, duke e bërë atë vendin e fundit që ka një sistem të përparuar kullash për mbrojtje territoriale. Kështu, Turqia duket se po lëviz më shpejt se SHBA-të dhe koncepti i saj “Kupola e Artë”, duke iu bashkuar Izraelit dhe Kupolës së saj të Hekurt. Megjithatë, Turqia…
Është ndarë nga jeta Risto Qiriazi, një nga personalitetet e fundit të familjes së njohur shqiptaro–ortodokse të Manastirit. Ai u dallua për guximin dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje të identitetit shqiptar–ortodoks, duke ndjekur shembullin e vëllezërve Qiriazi, përcjell INA. Përballë presioneve dhe përndjekjeve, ai mbeti i palëkundur në ruajtjen e gjuhës, fesë dhe trashëgimisë shpirtërore e kombëtare. Me humbjen e tij shuhet një zë i rëndësishëm i kujtesës historike, por mbetet një testament i çmuar për brezat që vijnë. U prehtë në paqe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm. Risto Qiriazi ishte pasardhësi i denjë i një…
Presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të takohen në shtator për të diskutuar garancitë ndërkombëtare të sigurisë. Ky do të jetë një vazhdim i negociatave që u zhvilluan në Washington. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të zhvillojnë një takim të ri në shtator për të diskutuar planet e detajuara për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Kjo u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një koment për Financial Times. Muajin e kaluar në Washington, Zelensky dhe Trump zhvilluan bisedime shumëpalëshe për herë të parë pas…
Organizatori i protestës që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, Fatmir Koci, thotë se interesimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë organizim, është tejet i madh. Ai shtoi se interesimi është më i madh nga mërgimtarët në Evropë, por edhe nga Amerika dhe Australia. Të dielën në Info Magazine të Klan Kosovës, Koci tha se leja për të mbajtur këtë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale, e ka marr nga institucionet holandeze. Ai ka bërë të ditur ndër të tjera se protesta do të jetë e njëjta si…
Ish-ylli i Real Madridit, Marco Asensio, është në rrugë për t’u larguar nga Paris Saint-Germain para mbylljes së afatit kalimtar. Asensio kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/2025 në huazim te skuadra angleze Aston Villa, ndërsa PSG arriti të siguronte titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve në muajin maj. Pozita e tij në Paris u ndikua edhe më tej nga vendimi i trajnerit Luis Enrique për të mos e përfshirë në skuadrën e PSG-së për Kupën e Botës për Klube këtë verë. Megjithëse tregoi disa shkëndija pozitive në Birmingham, trajneri Unai Emery nuk vendosi ta blejë…
Zilja e shkollës shënon sot fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026 për 245,000 nxënës, pra 177,800 nxënës të shkollave fillore dhe 67,200 nxënës të shkollave të mesme. Ministria e Arsimit ka marrë të dhëna për 17,250 nxënës të vitit të parë dhe 17,230 nxënës në vitin e parë të arsimit të mesëm, por të dhënat nuk janë përfundimtare, duke pasur parasysh se shkollat ende po dorëzojnë shifra. Mësimi do të mbahet deri më 10 qershor, me përjashtim të maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt do të zgjasë deri më 15 maj. Tekstet shkollore janë siguruar për të gjithë…
Për shkak të një zjarri në deponinë “Vardarishte”, i cili ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe një ndërtesë të vjetër, energjia elektrike është ndërprerë për përdoruesit e lagjes së Aerodromit dhe Lisiçes, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). “13 zjarrfikës me pesë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë aktualisht. Linjat e transmetimit për Aerodrom dhe Lisiçe janë shkëputur për shkak të zjarrit”, thuhet në deklaratë.
Të paktën 500 persona kanë humbur jetën dhe 1,000 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Afganistanin, tha transmetuesi shtetëror i vendit, Radio Televizioni i Afganistanit (RTA). Tërmeti goditi provincën verilindore të vendit, Kunar, pranë kufirit me Pakistanin, në orën 23:47 sipas orës lokale të dielën, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat. Ekipet e shpëtimit po punojnë në disa rrethe të provincës malore ku goditi tërmeti, shkruajnë mediat e huaja. Qindra persona të lënduar janë dërguar në spital, tha një zyrtar lokal, me shifra që ka të ngjarë të rriten. Epiqendra e tërmetit…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Gjergj Araniti” në rrugën e pestë, në afërsi të një marketi në Sarandë. Një motorr NAS 125 cc që drejtohej nga 26 vjeçari Perikli Naçi, banor i Sarandës ka goditur një grua e identifikuar si Shane Çela 64 vjeç banore e Sarandës. Nga goditja kanë ngelur të dy të dëmtuar. Menjëherë është bërë transportimi i tyre në urgjencën e spitalit. Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 64 vjeçarja Shane Çela nga giditja ka pësuar disa fraktura, thyerje të klavikulës së…
Kategoria Superiore ka mbyllur javën e dytë, me dy sfida që prodhuan spektakël dhe surpriza. Sfida e parë ishte ajo e luajtur në Laç mes Vorës dhe Tiranës. Debutuesit e këtij sezoni në Superiore sollën një surprizë të bukur, duke triumfuar 3-1 përballë bardhebluve. Karrica shënoi dy herë në çdo pjesë, ndërsa Zuna i dha goditjen përfundimtare Tiranës, përpara se kjo e fundit të gjente golin e nderit me Eliton në minutën e 85’. Vëmendja më e madhe ishte te supersfida e kësaj jave, ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë. Si Ilir Daja, ashtu edhe Edi Martini e ndoqën sfidën…
Sot mbushen 98 vjet kur Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare të trashëguar dhe Zogun I u shpall mbret i shqiptarëve. Gjithashtu u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë Dhoma e bardhë e Parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët…

