Sot hyn në fuqi një Rregullore e re, me të cilën futen risi dhe standarde evropiane për miratimin e tipit të automjeteve, miratimin individual të automjeteve, identifikimin, vlerësimin e gjendjes teknike dhe lëshimin e vërtetimeve për përmbushjen e kërkesave teknike për automjetet. Ndryshimi kryesor është se, 17 vjet pas miratimit të Ligjit për Automjetet, ai më në fund do të fillojë të zbatohet në përputhje me standardet evropiane, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila kohët e fundit mbajti një takim pune me mbi 40 përfaqësues të autorizuar dhe importues të automjeteve, në të cilin prezantoi…
Author: Hamdi Kumanova
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dërguar një urim të veçantë për nxënësit dhe mësimdhënësit. “Në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të ri shkollor me plot suksese, mbarësi dhe hapje të horizonteve të reja,” – tha Gashi. Ai theksoi se arsimi mbetet prioritet kyç për të ardhmen e vendit: “Më lejoni të ritheksoj se i gjithë angazhimi ynë si institucion është…
Dy javë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, presidenti amerikan po jep sinjale të qarta se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të mos jetë më prioritet i tij. Në një intervistë për median konservatore Daily Caller, Trump tha se “është e mundur që ata (rusët dhe ukrainasit) duhet të luftojnë edhe pak… të vazhdojnë këtë luftë të marrë”, duke e cilësuar momentin aktual si të papërshtatshëm për negociata. Nga entuziazmi në zhgënjim Vetëm pak ditë më parë, Trump kishte shpallur nismën e tij për një takim dypalësh mes Putin dhe Zelensky,…
Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri të shtunën nënshkrimet për kryetarë të komunave janë mbledhur në 16 komuna për gjithsej 22 kandidatë, përderisa për anëtarët e këshillit nënshkrime janë mbledhur në 11 komuna për gjithsej 12 lista. Nënshkrimet për kryetarë të komunave janë mbledhur në Makedonska Kamenicë (dy kandidatë), Kumanovë, Debërcë, Ohër, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan, Manastir (dy kandidatë), Mogillë, Novaci (dy kandidatë), Gostivar, Demir Hisar…
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje. Ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit tonë. Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë, prandaj me përkushtim dhe punë të pandalshme jemi të vendosur që të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë të hënë. Ai ka zbatuar masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.
Kryetari i sapozgjedhur i shtabit të VLEN-it për Tetovën, Besar Durmishi, u zotua se do të angazhohet fuqishëm për të ruajtur dhe forcuar fitoren e arritur në këtë qytet. Ai falënderoi liderët e VLEN-it për besimin e dhënë dhe veçanërisht kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, për punën e tij të palodhur. “Bilall Kasami ka dëshmuar se Tetova mund të udhëhiqet me transparencë, vizion dhe përgjegjësi. Ai është kryetar i të gjithëve, pa dallim partie apo etnie, sepse ka treguar me punë se nuk bën ndasi. Sot Tetova është në duar të sigurta, dhe zhvillimi i saj vazhdon me…
Bahri Cani Kina, Rusia, India dhe të tjerët i dërgojnë mesazh Perëndimit Një mesazh shumë i qartë dhe i fortë drejt Perëndimit: Organizata e Shgangait ka mbledhur krerët e disa prej vendeve më të fuqishme në Botë. Presidenti kinez Xi ka pritur në këtë takim Presidentin rus Putin dhe shumë të tjerë. Për herë të parë prej shtatë vitesh atje ishte madje edhe kreu i Indisë Modi, që konsiderohet një sukses i madh. Organizata me emrin Englisch Shanghai Cooperation Organisation (SCO) është themeluar në vitin 2001 nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, e ndërkohë i…
Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot dhe nesër, do të jetë pjesëmarrës në Takimin joformal të ministrave për Çështje Evropiane i cili zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Kryesimit të Danimarkës me Këshillin e Bashkimit Evropian. “Gjatë takimit, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me homologët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia, do të shkëmbejnë mendime për rëndësinë e Kritereve të Kopenhagës si bazë e procesit të zgjerimit dhe për konceptin e Integrimit gradual si mekanizëm për ruajtjen e perspektivës evropiane dhe për forcimin e besueshmërisë të procesit të…
Një i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të politikanit të shquar ukrainas Andriy Parubiy është arrestuar, tha Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky. Një i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të politikanit të shquar ukrainas Andriy Parubiy është arrestuar, tha Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky. Parlamentari 54-vjeçar u vra nga një sulmues që u paraqit si korrier në qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën, duke shkaktuar një ndjekje ndaj tij. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko, tha në një deklaratë të lëshuar në orët e para të mëngjesit të së hënës se i dyshuari ishte…
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të vizitojnë SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Komunën e Kisella Vodës. Është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në vitin shkollor 2025/2026 mësimin në shkollat fillore dhe të mesme do të ndjekin 245 mijë nxënës. Në arsimin fillor ka 177.800 nxënës prej të cilëve 17.250 filloristë, ndërsa arsimin e mesëm do ta ndjekin 67.200 nxënës.
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në Drenas. Të lënduar kanë mbetur disa të tjerë. Njoftimi: Gllogoc / 31.08.2025 – 17:08. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare, dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është vet–aksidentuar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një viktimë femër kosovare ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 3 femra dhe një mashkull kosovarë si dhe drejtuesja e vetures. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në…

