Author: Hamdi Kumanova

Procesi gjyqësor kundër katër onkologëve, mes të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës për onkologji, Nino Vasev, të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, duhet të vazhdojë sot në Gjykatën themelore penale Shkup. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë Meri Peshevska, për çka avokati i saj ka dorëzuar dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për anulim. Në bankën e të akuzuarve atëherë janë ulur i akuzuari i parë Vasev dhe dy onkologët Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski. Mbrojtja parashtroi prova shtesë, me të cilat kontestohen raportet e ekspertëve të prokurorisë, ndërsa avokati i…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është raportuar e zhdukur një grua në Gjakovë. Familjarët kanë raportuar rastin në polici. “Është raportuar se viktima femër është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Rasti thuhet se është duke u hetuar.

Lexo më Shumë

Pentagoni tha se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, që po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator, “në një lëvizje jashtëzakonisht provokuese”. Ky njoftim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet që janë rritur lidhur me dislokimin e anijeve nga Uashingtoni në Karaibe. “E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X. Uashingtoni ka dislokuar luftanije…

Lexo më Shumë

Vladimir Putin i kërkon Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të sigurojë sigurinë për udhëheqësin ukrainas. Duke folur në forumin ekonomik në Vladivostok, udhëheqësi rus ka vazhduar të diskutojë luftën e tij në Ukrainë, shkruan skynews. Putin tha: “Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe e ofron këtë takim. Unë thashë jam gati, ju lutem, ejani, ne patjetër do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri.” Udhëheqësi rus pretendon se kjo është një “garanci 100%” dhe thotë se beson që takimi që mbahet në një vend neutral, të palës…

Lexo më Shumë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të “shkatërrojnë” grupet kriminale ndërkombëtare, nëse është e nevojshme, madje edhe në bashkëpunim me vende të tjera. “Do të na ndihmojnë t’i gjejmë këta njerëz dhe t’i shkatërrojmë, nëse kjo është ajo që duhet bërë,” tha Rubio gjatë një vizite në Ekuador, raporton BBC. Ai njoftoi gjithashtu se SHBA do të shpallë dy nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit, Los Lobos dhe Los Choneros, si organizata të huaja terroriste. Deklaratat vijnë vetëm pak ditë pas një sulmi të forcave amerikane në Detin e Karaibeve,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00, pranë objektit të Gjykatës në Prishtinë. Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media. Ata pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.

Lexo më Shumë

Në Podujevë do të realizohen disa ngjarje të rëndësishme në fushën e arsimit dhe përkujdesjes për fëmijët. Gjatë ditës do të bëhet përurimi i dy çerdheve publike, njëra në fshatin Kërpimeh dhe tjetra në fshatin Orllan, si dhe do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e objektit të Kuzhinës Qendrore në qytet. Në këto aktivitete do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë,Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Çerdhja në Kërpimeh është vendosur në objektin e vjetër të shkollës “Hamit Sejdiu”, ndërsa ajo në Orllan gjendet brenda objektit të shkollës së fshatit. Ndërkohë, Kuzhina Qendrore do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Prokuroria deri në fund ta zbardh rastin me përgjimin të cilin e kanë kryer personat e ASK-së dhe AZ-së, për, siç theksoi ai, që më në fund t’i jepet fund keqpërdorimit me burimet e këtyre shërbimeve. “Është traditë kur LSDM është në Qeveri dhe kur LSDM menaxhon shërbimet në shtet, OBRM-PDUKM monitorohet. Ajo që mund të them, e kam thënë edhe në deklaratën time kur morëm informacione për atë që po ndodhte gjatë periudhës kur unë isha kryetar i opozitës më të madhe dhe partisë më të madhe politike VMRO-DPMNE. Nga natyra e gjërave, është…

Lexo më Shumë

Në Komisionin e Brendshëm janë dorëzuar tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore, të cilat do të shqyrtohen me hollësi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, lidhur me operacionet e paarsyetuara kirurgjikale në spitalet private, që si çështje u ngrit nga një mjek disa javë më parë. “Dua të ju informoj se deri te Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste. Komisioni do ti shqyrtojë të gjitha me hollësi, me qëllim që të përcaktohet e vërteta mbi bazë të fakteve mjekësore. Komisioni nesër do të mblidhet dhe këto dosje do të jenë rastet e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, nga Bit Pazari paralajmëroi një plan konkret për integrimin e kësaj zone ekonomike e kulturore, së bashku me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dhe shndërrimin e saj në një atraksion turistik. “Jam këtu në zonën mes Çarshisë së Shkupit dhe Bit Pazarit. Gjithmonë kemi folur se aseti më i madh i Çairit është Çarshia. Mirëpo, nuk duhet harruar Bit Pazari si pjesa më dinamike, zemra e ekonomisë së Çairit, ku një numër i madh njerëzish nxjerrin bukën e tyre. Ai është gjithashtu një prej atraksioneve më të mëdha të komunës sonë, me…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë në terren për të inspektuar punimet në rrugën “Muhamed Ajdari” në Gazi Babë. Ai bëri me dije se po realizohet rikonstruktimi total i rrugës, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për banorët. Investimi bëhet nga programi qeveritar dhe kap vlerën prej rreth 3 milionë denarësh. “Ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të rrisë sigurinë në këtë rrugë. Ai tregon bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, duke…

Lexo më Shumë

Rreth 19 mijë euro iu paguan në mënyrë të paligjshme një punonjësi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. 51 vjeçari R.E. nga fshati Slupçan, në periudhën nga 1 dhjetori 2018 deri më 30 prill 2024, nuk erdhi në punën e tij si referent i ri, arkivist, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë – Njësia Rajonale Kumanovë, dhe rregullisht ka marr pagë. Policia ngriti kallëzim penal kundër pesë personave për “shpërdorim detyre dhe autorizimi”, duke përfshirë dy drejtorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Z.A dhe N.B të cilët me vetëdije e kanë miratuar praktikën e tillë. “I…

Lexo më Shumë