Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencën e sotme ka thënë se për këtë vit që në fillim janë siguruar 130 milionë euro të cilat mund të shfrytëzohen për tejkalimin e krizës, por se nuk do të ketë rritje të tatimeve. “Nuk do të ketë tatime për krizën energjetike, 100 milionë në vitin 2021 ju dhanë EMV. Në vitin 2022 që tani në janar 10 milionë euro do t’i transferohen EMV-së si kapitalizim. 30 milionë euro do të mund EMV ose ndonjë kompani tjetër t’i shfrytëzoj nga programi për zhvillim të gjelbër”. “Në mënyrë shtesë 90 milionë euro janë…
Author: Hamdi Kumanova
Vendimi është i mandatarit se kush do të jetë ministër i ardhshëm i Mbrojtjes. Këtë e deklaroi sot ministrja aktuale Radmilla Sheqerinska, e cila tha se ende nuk është vendosur se kush do të jetë pjesë e qeverisë së re. Sipas saj, ka një vijë të kuqe e cila nuk duhet të kalohet, e ajo është të ketë sugjerime se kush duhet të jenë ministrat e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë i kam dhënë këshillat e mia, por Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendosë për kuadrot në përbërjen e re qeveritare”, tha mes tjerash ministrja e Mbrojtjes Radmilla…
Bektim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Tateshi thotë se viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Shtoi se pandemia me Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar. Reagimi i plotë i ASH-së Bota vitin 2021 e mbylli me rreth 30 milionë raste aktive me virusin korona, 5.5 milionë të vdekur, 254 milionë të shëruar dhe me 9 miliardë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 apo 58.3% e popullatës. Vlen të theksohet…
Qytetarët gjithnjë e më shumë i përdorin kartelat pagesore në tregtinë në vend. Të dhënat në Bankën Popullore për tremujorin e tretë të vitit të kaluar dëshmojnë rritje të madhe vjetore edhe tek vlera edhe tek numri i transaksioneve të realizuara edhe atë për 16 dhe për 14,9 për qind. “Rritja vjetore e pagesave në tregti, që del para së gjithash nga rritja e lartë vjetore e numrit të pagesave me kartela pagesore në vendet virtuale (internet) të shitjes (40,8 për qind), vazhdon edhe në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe është më e lartë për 4,3 herë në…
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria thonë se dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme. “Me lopata e hoqën pllakën e…
Në muajin shkurt të vitit 2015, një agjent i marrëdhënieve publike i mirënjohur nga Franca dyshohet të jetë dora kryesore e hartimit të planit të konfliktit të kontrolluar në 9 dhe 10 majin e 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Për këtë atëkohë pat shkruar edhe javorja “Fokus“, duke shtuar se kompania franceze apo kryesisht eksperti francez kishte sjellë në tryezë planin “Le petite guerre” (Lufta e vogël), e cila do të ndodhte në Kumanovë, e kontrolluar nga ana e autoriteteve të asaj kohe, përcjell INA. Qëllimi ishte që të krijojë frikë dhe panik, dhe përmes aksionit policor të…
Tre partitë – partnere të Ka një popull të tillë (ITN) e Sllavi trifonovit në koalicionin bullgar në pushtet – Ndryshimi vazhdon (PP), Partia socialiste bullgare (BSP) dhe Bullgaria demokratike (DB) u distancuan nga qëndrimi i tij në të cilin fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në i ndërlidhi me heqjen e vizave për hyrje të qytetarëve bullgarë në SHBA dhe pranim të Bullgarisë në Zonën e Shengenit. Siç lajmëroi BGNES, koordinuesi i grupit të deputetëve të Ndryshimit vazhdon (PP) në Kuvendin bullgar, Andrej Gjurov theksoi se Bullgaria ka qëndrim të qartë dhe strategji për marrëdhëniet me vendin.…
Në Buxhetin për vitin 2021 është arritur realizim i të hyrave të përgjithshme për 15.3% më shumë krahasuar me vitin 2020, kurse tek shpenzimet kapitale është shënuar rritje e realizimit prej 45.2% krahasuar me vitin 2020. Tejkalim sa i përket planifikimit është shënuar tek të hyrat nga tatimet dhe kontributet për 2% kurse deficiti është realizuar me vlerë prej 38.8 miliardë denarëve ose 5.4% nga PBB që është më i ulët se deficiti i projektuar për vitin 2021 prej 6.5% nga PBB. “Е përcollëm vitin e kaluar me lëvizje pozitive në ekonomi edhe pse ishte akoma prezent ndikimi nga kriza…
Në periudhën nga data 27.12.2021 dewri më 02.01.2022 Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për mosplotësimin e kushteve të parapara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 11 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat u janë shqiptuar dënime adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Zjarrfikësit e Tetovës gjatë vitit 2021 kanë pasur gjithsej 646 ndërhyrje në zjarre dhe aksidente trafiku, sipas të dhënave të tyre. Kjo shifër ilustron punën dhe intervenimin e përditshëm e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë, thotë komandanti i zjarrfikësve Uka Aliti. “Të gjitha këto 646 ndërhyrje tona kundër zjarrit janë bërë jo vetëm në zonën e Tetovës por edhe në pesë komunat tjera rurale. Ne mbulojmë një nga territoret më të mëdha nga Jazhinca deri në Pirok, ndërsa gjatë vitit sigurisht që kemi qenë në ndihmë të kolegëve tanë në komunën Gostivar dhe Mavrovë-Rostushe. Unë do të vazhdoj t’u…
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në territorin e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme (03.01.2022) janë gjobitur 153 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Prej tyre 7 kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se e lejuara, 5 makina me 70km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. 65 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 88 jashtë vendbanimeve. “Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit t’i…
Dje rreth orës 18:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili paraprakisht në një banesë në Gostivar, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 23-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts

