Author: Hamdi Kumanova

Autobusët e Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” në tre ditët e ardhshme: Krishtlindje – 6 janar, Buzmi – 7 janar dhe të shtunën, 8 janar, do të qarkullojnë me itinerar të së dielës, me përjashtim të disa linjave. Në kujdestari do të jenë tre biletari. Nga NQP informojnë se përjashtim nga itinerari i së dielës do të jenë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 55, 55b, 56, 56a, 81, 118, 160 dhe 164, të cilat nesër (e enjte, 6 janar) do të lëvizin me itinerarin e së shtunës. Kujdestare do të jenë nga ora 7 deri në ora 19 biletaritë…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore ka realizuar të ardhura vjetore prej 46,4 milionë euro vetëm nga pagesat rrugore. Kjo është për 2,8 milionë euro me shumë në krahasim me vitin 2019 para pandemisë, e për 12,1 milionë euro më shumë në raport me 2020-tën, kur vendkalimet kufitare ishin të mbyllura deri në gjysmën e dytë të majit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki – Shaini, sot në selinë qendrore të LSDM-së, kanë realizuar takim me kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Mile Zeçeviç. Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend dhe hapat e rinj për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditëve në vijim. Kryetari Gashi ia uroi postin e ri Kovaçevskit, duke dëshiruar që bashkëpunimet partiake mes dy subjekteve qeveritare në vend të jenë në frymën progresive dhe integruese të vendit drejt familjes europiane. Alternativa, si parti…

Lexo më Shumë

Sukses serioz i MPB-së për vitin 2021 në luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës, ka ndërprerë 16 dërgesa ndërkombëtare të marihuanës dhe kanabisit, me rezultate të shkëlqyera në konfiskimin e narkotikëve në vlerë gjithsej 15 milionë euro, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. Nga viti 2017 e tutje, shkruan Spasovski, udhëheqja e MPB-së në mënyrë strategjike ka ndërmarr qëndrim të pakompromis për luftim serioz dhe parandalim të këtyre dukurive. “Në vitin 2022 prioritet kryesor mbetet reagimi efikas dhe i koordinuar, dhe me rezultatin përfundimtar lufta e suksesshme kundër trafikut të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në ora 16:20 në rrugën “Boge Veljanovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 52-vjeçarin S.A. nga Gostivari, i cili paraprakisht rreth orës 15:30 në një market në rrugën “Pitarnica” në Gostivar kishte sulmuar fizikisht 26-vjeçarin A.T. nga Gostivari. “Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj S.A. do të vijojë një parashtresa adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Amvisëritë dhe kompanitë në Kumanovë që përdorin gaz nga ky muaj do të paguajnë fatura më të larta për mbi 200 për qind. Në vend se 25 denarë për metër kub sa ishte vitin e kaluar, tani, gazin do ta paguajnë 80 denarë. Kjo rritje e madhe e çmimeve është për shkak të krizës globale, kështu që furnizimi i ri me gaz të NP “Kumanovo-gas” ka kushtuar dy herë më shumë në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Kjo nuk varet nga ne, e tillë është kjo është situata në të gjithë vendin dhe në Evropë. Deri më tani gazin…

Lexo më Shumë

Dita e parë e Krishtlindjeve – 7 janari (e premte), sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Nga atje shtojnë se 7 janari është shpallur ditë jopune në përputhje me Ligjin për festat. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron Krishtlindjet qytetarëve të fesë ortodokse.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (04.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 271 shoferë, prej tyre trembëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tri automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 89 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 182 jashtë vendeve të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë përfaqësues të Shtatmadhorisë së Armatës dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së do të qëndrojnë për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve që realizohen në më shumë lokacione të këtij poligoni. Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes (MM), me investime në infrastrukturë, objekte, rindërtim të poligonit për stërvitje, poligoni ushtarak “Krivollak” merr pamje të re, të modernizuar dhe bashkëkohore. “Në vitin 2022 në poligonin Krivollak do të mbahen shtatë stërvitje ndërkombëtare- me pjesëmarrje të 5.200 pjesëtarëve të armatave federale si dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut. Më e…

Lexo më Shumë

Në pritje të formimit të kabinetit të ri qeveritar dhe intensifikimit të komunikimit me Bullgarinë për të zhbllokuar rrugën evropiane të vendit, Parisi dërgoi mesazh që Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën e tyre për integrimin në BE, ndërsa nga Sofja, ku nuk ulen reagimet për “propozimin” e liderit të partisë Ka një popull të tillë, Sllavi Trifonov për lidhjen e fillimit të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut me Unionin me heqjen e vizave për shtetasit bullgarë për të hyrë në SHBA dhe pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, arriti informacioni se këshilltarja e politikës së jashtme të…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në raportin e 24 orëve të fundit njoftuan për 1197 të infektuar me Kovid-19 dhe 9 raste të reja me Omicron. Festat e fundvitit, frekuentimi i njerëzve në hapësira të mbyllura në ambiente familjare, në restorante dhe kafene ndikoi dukshëm në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, thonë mjekët. Infektologu Fadil Cana thekson për TVM2 se është pritur fluks i ri i të infektuarve për shkak të përhapjes së shpejt të variantit Omikron, simptomatologjia e të cilit është në disa raste e njëjtë me influencën sezonale, andaj ekspertët shëndetësorë po bëjnë hulumtime për izolimin e këtij…

Lexo më Shumë

Nuk ka asgjë të keqe të tregosh vullnet të mirë dhe dëshirë për të kërkuar zgjidhje për problemet në rastin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mendoj se ka një fushë ku mund të flasim dhe të gjejmë një zgjidhje për të kënaqur të dyja palët, tha për “BTV” ish-ministrja e jashtme bullgare Nadezhda Neinski. Sipas saj, marrëveshja dypalëshe i zgjidh çështjet e diskutueshme. “Krijon një bazë të mirë për ndërtimin e besimit. Gjithçka që duhet bërë tani e tutje është përmirësimi i kësaj marrëveshjeje. Kërkimi për një marrëveshje të re, rinegocimi, do të hapë kutinë e Pandorës dhe do…

Lexo më Shumë