Author: Hamdi Kumanova

Masat anti-covid duhet të largohen. Kështu thonë qytetarët e anketuar nga indeks.mk lidhur me paralajmërimet nga qeveria se do të ketë ndryshime. Qytetarët thonë se Qeveria me siguri do të marrë masën më të mirë të mundshme. Ata thonë se kanë besim në autoritetet vendore dhe ato mjekësore. E për dikë masat janë të pakuptimta në jetën e përditshme, e për dikë virusi vazhdon të jetë konspiracion e të mos ekzistojë, njofton indeks.mk Ndryshe, Qeveria sot pritet të vendosë nëse masat anti-covid do të hiqen në tërësi në terrenin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndër masat aktive në vend…

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani nuk ka hasur në asnjë parregullsi gjatë kontrolleve nëpër markete për respektimin e marzhës, si dhe asnjë parregullsi në punën e pompave të benzinës, edhe përskaj numrit të madh të ankesave të qytetarëve. Nga inspektorati i tregut thonë se kanë kryer kontrolle të shtuara në biznese të ndryshme, por pa treguar sa konkretisht. Njoftojnë se bashkëpunojnë me policinë financiare, por përsëri nuk japin detaje në shifra se në sa biznese kanë vepruar bashkërisht dhe nëse kanë hasur në shkelje ligjore të subjekteve juridike, shkruan Alsat. “Në këtë periudhë tani për tani nuk janë…

Lexo më Shumë

Ajo që i ka zënë investitorët në bursat botërore dhe të Maqedonisë janë faktorët joekonomikë, gjegjësisht lufta në Ukrainë. Historikisht, investitorët rrallë kanë parashikuar konflikte ushtarake në të kaluarën. Kjo ndoshta sepse investitorët janë njerëz racionalë dhe nuk besojnë se dikush do të shkaktojë konflikte të tilla. Të gjitha i gjeti, thotë drejtori ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev. Sipas tij, tregtimi në bursa, në nivel global dhe rajonal, por edhe lokal këtë vit zhvillohet në rrethana shumë komplekse dhe të ndjeshme, me një mjedis specifik. “Në rajon rënia e bursës tonë është diku minus 5 përqind, në Bullgari,…

Lexo më Shumë

Është rikthyer rryma elektrike për një pjesë të madhe të Komunës së Haraçinës, shkruan TV21. Banorët e Haraçinës për TV21 thonë se pas rreth 1 jave, gjegjësisht pas 6 dite është rikthyer furnizimi me energji elektrike. Ndryshe, përveç rrymës banorët po përballen edhe me mungesën e ujit, për shkak se atje banorët përdorin hidroforë në mungesë të ujësjellësit.

Lexo më Shumë

Në janar Maqedonia e Veriut ka eksportuar mallra në vlerë prej 546.045.000 denarë që paraqet rritje prej 3.6% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa importi është 806.610.000 euro që është rritje prej 29.3%. Sipas të dhënave që i publikoi Enti Shtetëror për Statistika, deficiti tregtar në janar është 260.565.000 euro. Në eksport më së shumti kanë katalizatorët e metaleve, pajisjet për ndezjen e automjeteve, avionëve dhe anijeve, ndërsa importi më së shumti është energji elektrike, derivate të naftës dhe metale. Më së shumti Maqedonia e Veriut ka bërë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë.

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme është plaçkitur një bankë në Shkup, përcjell TV21. Ngjarja është raportuar rreth orës 12:35 në Stacionin Policor në rajonin e Qendrës. “Është raportuar se në një filial të një banke në zonën e Qendrës së Shkupit, tre persona nën kërcënim me armë kanë marrë para nga punonjësit, pas së cilës njëri prej personave ka qëlluar me një plumb në afërsi të vendit të ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, theksohet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska morën pjesë në ngjarjen “Rrëfime të ndryshme, luftë e përbashkët”, organizuar në Qeveri me rastin e shënimit të 8 Mars – Ditës ndërkombëtare të gruas. Rrëfime të veta personale dhe inspiruese gjatë ngjarjes i ndanë edhe disa gra nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore. tek të gjitha ato, ishte i dukshëm humaniteti dhe guximi, që i kanë të përbashkëta në mposhtjen e sfidave jetësore. Duke dërguar urime me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, kryeministri Kovaçevski nënvizoi…

Lexo më Shumë

“Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga fatkeqësia që ndodhi në spitalin modular këtu në qytetin e Tetovës, rrënojat e këtij objekti vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në të njëjtin vend pa u hequr. Edhe pse objekti tashmë nuk përbën objekt hetimi nga ana e prokurorisë dhe e policisë, të njëjtët ende nuk kanë dhënë leje spitalit të Tetovës që ti mënjanojë këto rrënoja”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. Nga drejtoria e Spitalit thonë se dy herë i janë drejtuar Prokurorisë për të pyetur nëse modulari është ende objekt hetimi, por përgjigje nuk është marrë . “Kemi…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq para ambasadorëve theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Zv. kryeministri sot kishte takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në organizim të Delegacionit të BE-së ku paraqiti rezultatet e arritura në procesin eurointegrues dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën që vjen. “Hapja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme dhe mesazhi im kryesor te ju është të mos humbim këtë momentum, t’i japim dinamikë procesit eurointegrues dhe ta sigurojmë sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në Evropë”, u shpreh Mariçiq.…

Lexo më Shumë

Mbështesim vendimin e disa rrjeteve të supermarketeve në vend të cilët vendosën që çmimet e bukës t’i mbajnë nga 25 deri në 27 denarë gjatë krizës, dekaroi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe u bëri thirrje tregtarëve të tjerë që ta ndjekin këtë shembull dhe të jenë solidarë në kohë krize globale, transmeton Portalb.mk. “Në këtë krizë globale, disa nga tregjet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe mbetet 25 deri në 27 denarë”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Facebook, pasi rrjeti i supermarketeve…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët propozojnë uljen e akcizës së derivateve të naftës me qëllim zbutjen e çmimit për qytetarët. Nga ASh gjithashtu kërkojnë që Qeveria të ul edhe TVSH-në në 5 për qind. “Ulja e akcizës nga 22 denarë për benzinën në 15 denarë, si dhe për dizelin nga 15 denarë që është aktualisht, në 9 denarë. 2. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, nga 18% në normën preferenciale prej 5 %, njëjtë siç vepruan me çmimin e energjisë elektrike që poashtu ishte propozim i Aleancës për Shqiptarët dhe rezultoi pozitivisht edhe pse fillimisht Qeveria ishte skeptike dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi beson se me agresionin e Putinit, bota perëndimore po shtyhet në mur dhe duhet të reagojë. “Kërcënimi i armëve bërthamore është një kërcënim klasik mafioz dhe ju duhet të jeni gati. Nuk besoj se kjo do të ndodhë, edhe pse Putin ka armë të tjera biologjike në duart e tij. Armët bërthamore në duart e Rusisë mund të jenë të papërdorshme. Disa dhimbje koke datojnë që nga viti 1978 dhe tashmë janë jashtëzakonisht të vjetra. Putini është i vetëdijshëm se këto kërkesa nuk mund të përmbushen. Mendoj se po kërkon territore”, ka thënë Thaçi në…

Lexo më Shumë