Të drejtat e grave janë të drejta të cilat për 70 vite janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar dhe Kombet e bashkuara. Gratë kanë të drejta të barabarta për shkollim, pronë, të votojnë dhe të fitojnë rrogë të drejtë dhe të barabartë si të gjithë tjerët të përfshirë në tregun e punës. Për fat të keq, anembanë botës, si dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gratë dhe vajzat përballen me mohimin e të drejtave të tyre, diskriminimin dhe dhunën, thjeshtë, për shkak të përkatësisë gjinore. Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e grave, 8 marsit, por edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dërgoi mesazh, duke thënë se lufta për të drejtat e gruas është e përditshme dhe është ende luftë për barazi dhe jetë dinjitoze, transmeton Portalb.mk. “Përkundër rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat e grave, zgjidhjeve dhe programeve ligjore të miratuara, në rrugën drejt barazisë na mbeten shumë sfida në drejtim të zbatimit konsekuent të politikave, si dhe në drejtim të edukimit dhe ndryshimit të stereotipave dhe normave gjinore. Gratë janë ende të nënpërfaqësuara në pozitat politike dhe ekonomike ku merren vendimet kryesore, dhe pabarazia ekonomike është qartë e dukshme në…
Nga BPRMV për „Vërtetmatësin“ deklaruan se „nuk janë të sakta informacionet se ditëve të fundit po bëhet një tërheqje plot panik e depozitave nga bankat” dhe theksojnë se „solvenca e bankave të Maqedonisë, në asnjë mënyrë nuk është rrezikuar”. Sa i përket inflacionit, ky është mbi projektimet fillestare, me 6,7 përqind inflacion në janar. Mirëpo, ky është inflacion i moderuar, e jo galopues. Me rëndësi është që të theksohet dhe të bëhet dallim në publik se inflacioni nuk është edhe devalvim. Deklarojmë me përgjegjësi se denari është dhe do të mbetet stabil, thonë nga BPRMV, shkruan Vërtetmatësi. Рo recenzojmë një…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se pas dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, janë përcaktuar propozimet për Ambasadorë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, OKB. Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë. Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë…
Pas raportimeve të djeshme rreth kaosit të shkaktuar në pikat e karburantit, në terren kanë dalur ekipet e inspekotratit të tregut. Burime të Tv KlanMacedonia bëjnë me dije se janë konstatuar shkelje të vogla neper disa pompa te benzines, gjegjësisht shkelje nga disa kompani më të vogla që merren me shitjen e derivateve. Po ashtu mësohet se shkelje nga ana e Makpetrol nuk jane konstatuar./KlanMacedonia/
Certifikata për infektim të vlejë 180 ditë në vend të 45 ditëve, kthimi i grave shtatzëna në punë, kthimi i studentëve në fakultete me prani fizike, dalje nga shteti pa vërtetime për vaksina të pranuara, test negativ PCR ose certifikatë për infektim si dhe heqja e certifikatave gjatë hyrjes në qendrat tregtare janë kërkesat e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse e që u pranuan nga Shtabi i Krizës dhe sot janë në mbledhjen e qeverisë. Nëse miratohen këto masa në fuqi do të mbeten mbajtja e maskave në hapësira të mbyllura, ndërsa Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për këtë çështje do…
VMRO-DPMNE përmes një komunikate shprehet se çmimet e reja të derivateve të naftës janë për shkak të paaftësisë së qeverisë e cila para 4 muajve ka ditur për agresionin rus. “Qeveria e paaftës nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar rritjen e çmimeve”, thonë nga kjo parti duke kërkuar që shteti duhet të përgjysmojë akcizën për derivatet e naftës. Sipas tyre, me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, rrezikohet standardi i qytetarëve të cilët po ashtu kanë rritje edhe te prodhimet. “Rritja e çmimit te dizelli për 10 denarë dhe te benzina për 5.5 denarë për litër do të rrisin…
Po hyjmë në pasiguri e cila është katastrofë për biznesin. Kompanitë janë në një pozitë shumë të vështirë për momentin, sepse paqartësitë e tilla janë vdekje për aktivitetet investuese dhe zhvillimin e tyre, konsideron kryetari i Odës Ekonomike dhe bashkëkryetar i Forumit Investues të Odës, Branko Azeski. Këtë qëndrim ai e kumtoi në Forumin e Biznesit në Kopaonik, në kuadër të panelit të 10-të të titulluar “Bashkëpunimi rajonal si parakusht për rritje të qëndrueshme”. Azeski theksoi se para bashkimit ekonomik rajonal, ka ende shumë pyetje dhe dilema pa përgjigje për të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë. Për…
Pensioni mesatar mujor në fund të vitit të kaluar ishte 15.876 denarë, ndërsa në fund të vitit 2022 parashikimet janë të bëhet rreth 17.300 denarë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetaren e Lidhjes së Pensionistëve, Stanka Trajkova. “Javën e kaluar, përmes një dialogu të hapur me pensionistët, siguruam rritje të vazhdueshme të pensioneve, e me këtë edhe standardit të jetesës dhe cilësisë së tyre të jetës. Ne pranuam modelin e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, i cili e propozoi si një metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pensioneve. Atë që premtuam përmes dialogut me pensionistët po…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk ndërhyn në punën e Komisionit Rregullator për Energjetik, i cili në kushtet e rritjes së madhe të çmimit të naftës në tregjet botërore sot duhet të shpallë se sa do të kushtojnë derivatet e anftës. KRRE çdo të hënë pasdite ka publikuar çmimet e derivateve të naftës, ndërsa sot deri në këto momente nuk ka bërë një gjë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot kemi një nivel rekord më të lartë të energjisë elektrike dhe naftës, ndërsa sa i përket vendimeve të KRRE-së nuk e di dhe nuk ndërhyj. Duhet të marrë vendime në…
Është ditë dita e 10 kur 10 vjeçari Petari u humb në Mariovë nga oborri i shtëpisë në fshat. Ekipet e policisë, shërbimi kufitar, me helikopterë, ushtria, Qendra për Menaxhim me Kriza u përfshi në kërkimin e tij. “Shkuam deri në 70 metra te miniera “Partizansk”, por nuk kishte gjurmë. Të shtunën kërkuam Cërna Reka, por pa rezultat. Hetimi vazhdojnë”, tha kryetari i shërbimit të shpëtimit, Nedaoski. Nga SPB Manastir thonë se hetimi vazhdon, por nuk ka rezultate, ndërsa Prokuroria në Prilep para një jave hapi lëndë për fëmijën e humbur./Telegrafi/
Situata në tregjet globale të naftës po ndryshon çdo ditë, çmimet janë vazhdimisht në rritje dhe për rrjedhojë furnizuesit përballen me probleme me dërgimin në kohë të karburanteve tek partnerët e tyre. “Kërkesa për derivate në vend ditët e fundit është rritur jashtëzakonisht shumë, ndërsa ndër arsyet kryesore për këtë janë spekulimet dhe zërat në opinion se do të ketë mungesë, si dhe çmimet në bursat botërore. Gjithashtu, furnizimi ishte i vështirë për shkak se distributori ynë “Okta” të dielën nuk ka punuar. Gjithashtu, në Greqi, ku blihet karburanti, e diela është ditë jopune dhe kjo e hënë është festë…

