Dy anije luftarake nga Kanadaja dhe Australia kaluan tranzit në Ngushticën e Tajvanit ndërsa monitoroheshin nga Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), raportoi të shtunën media shtetërore e Kinës. Gazeta shtetërore kineze, Global Times, tha në një raport se fregata kanadeze Ville de Quebec dhe shkatërruesi australian me raketa të telekomanduara Brisbane ishin dy anijet që kaluan nëpër rrugën ujore që ndan Kinën komuniste nga ishulli demokratik i Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se nuk mund të komentonte menjëherë, dhe ushtritë kanadeze dhe australiane nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për koment. “Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) mbajti mbikëqyrje dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Zvicra shënoi fitore bindëse ndaj Kosovës me rezultat 4-0, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian. Por kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat, i cili pas ndeshjes deklaroi se mund të fitonin 6-0 ose 7-0. “Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do…
Debutim fantastik për Xhenaro Gatuzon, në stolin e Italisë, teksa të kaltrit triumfuan me rezultatin 5 me 0 ndaj Estonisë. Interesant është fakti se të gjitha golat u shënuan në fragmentin e dytë të sfidës. Falë këtij triumfi, Xhenaro Gatuzo bëhet trajneri i tretë që fiton në debutimin e tij me Italinë në vitet 2000, pas Antonio Kontes, që debutoi me fitore 2 me 0 kundër Holandës në shtator 2014 dhe Roberto Mançinit, që debutoi me fitoren 2 me 1 kundër Arabisë Saudite në muajin maj të vitit 2018.
Rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët e zjarrit që ra mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë nëntëkatëshe në White City të Londrës. Pesëmbëdhjetë automjete zjarrfikëse ishin gjithashtu të pranishme në ndërtesën në Wood Lane, me zjarrin që ka prekur katet drejt majës së ndërtesës, tha Brigada e Zjarrfikësve të Londrës. Wood Lane është mbyllur për trafikun dhe njerëzve u këshillohet ta shmangin këtë zonë. Raportet e para për flakët u morën menjëherë pas orës 3 të mëngjesit dhe ekipet nga Hammersmith, North Kensington, Kensington, Chiswick dhe stacionet përreth zjarrfikësve u mobilizuan në vendngjarje. Dy…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme për çdo lloj takimi diplomatik, përfshirë edhe takime dypalëshe apo trepalëshe, por shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar t’i japë fund luftës. Duke folur nëpërmjet video-lidhjes në hapjen e Forumit Ekonomik të Cernobbio-s, Zelensky tha se “askush nuk i beson Putinit, sepse ai vazhdon përshkallëzimin ushtarak në vend të armëpushimit”, duke e përshkruar si pengesën kryesore për paqen në Ukrainë. “Putini nuk dëshiron ta përfundojë luftën, këto janë vetëm fjalë. Nëse rritet presioni ndërkombëtar, ndoshta ai do të detyrohet ta bëjë këtë. Por sot, ai…
26 vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukrainë si pjesë e një force sigurie ose të ofrojnë ndihmë në tokë, në det ose në ajër si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron. Presidenti francez përsëriti se trupat ndërkombëtare nuk do të vendosen në zonat e kontaktit, por “në zonat gjeografike që aktualisht po përcaktohen”. “Kjo punë operative tani duhet të formalizohet në nivele politike dhe ligjore në mënyrë që garancitë e sigurisë të mund të zbatohen shpejt kur të arrihet një armëpushim ose një marrëveshje paqeje”, tha Macron. Disa vende do…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore Ambulanca e parë ka mbërritur në vendngjarje duke transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit…
Sot, më 6 shtator 2025, Policia e Kosovës shënon 26 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, në pajtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, Misioni i OSBE-së në Kosovë hapi zyrtarisht Shkollën e Policisë, duke nisur trajnimin e parë për kandidatët që do të shërbenin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e rekrutëve, e cila përbëhej nga 176 pjesëtarë, filloi trajnimin pikërisht në këtë datë dhe më pas, pas përfundimit me sukses të tij, ata nisën detyrën në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi të ri. Në…
Onkologia Meri Peshevska, punonjëse në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, sot para Gjykatës themelore penale Shkup e ka pranuar fajin. Peshevska, para Gjykatës tha se nuk është e sigurt nëse e ka vazhduar terapinë për shtatë pacientët për të cilët akuzohet, sepse, siç tha, vula e saj në atë periudhë rrinte në sportel dhe ajo e ka bërë këtë me qëllim për të shpejtuar gjërat dhe për të mos pritur pacientët. “Pohoj me ndërgjegje dhe përgjegjësi se fjalëkalimin në sistem dhe vulën time i kam lënë në sportel dhe se ato janë përdorur nga praktikantët dhe e…
Kandidati i koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, ka zhvilluar mbrëmë një tubim në konakun e familjes së njohur Haxhi Ibrahimi në Dyqanxhik, nën organizimin e Besnik Berishës. Në takim morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm, të cilët, siç tha Mexhiti, u bashkuan me një qëllim të përbashkët – të shohin Çairin duke ecur përpara. Mexhiti theksoi se qytetarët e Çairit kanë parë tashmë investime konkrete, ndërsa për vitet e ardhshme paralajmëroi projekte të reja, përfshirë rrugë të rregulluara, shkolla moderne, kushte më të mira për bizneset dhe investime të reja në lagje. “Mbështetja që na japin…
Kemi paralajmërim se do të dërgohen dokumente për organizimin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme profesionale për tetë pacientë, konfirmoi sot kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva – Stardellova, në deklaratë për mediat. “Që ta bëjmë këtë, duhet ta mbledhim komisionin për mbikëqyrje profesionale i cili do t’i shohë dokumentet dhe të vlerësojë sipas rregulloreve tona, të cilët tre, minimum, doktorë do t’i thirr që ta kryejnë mbikëqyrjen. Ata duhet të jenë nga sfera nga e cila bëhet mbikëqyrja. Sipas rregulloreve tona, duhet të jenë mjekë të cilët janë të punësuar në institucionet ku bëhet mbikëqyrja inspektuese”, theksoi Grivçeva –…
Në ishullin e qetë të Shurdhahut, në liqenin e Vaut të Dejës, ku ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës, janë intensifikuar gërmimet arkeologjike. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër bën me dije se projekti kërkimor shqiptaro-francez, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla, ka si qëllim dokumentimin e strukturave që shënjojnë urbanizimin e qytetit mesjetar, duke eksploruar një sektor të ri – qytetin e sipërm. Gjatë punimeve ka dalë në dritë një rrethim i ri, i cili dëshmon se Sarda ka pasur një sistem mbrojtës me tri unaza. “Projekti prej vitesh synon të zbërthejë dëshmi nga…

