Author: Hamdi Kumanova

Ngjyra e kuqe e liqenit Natron në Tanzani është si pasojë e disa baktereve që rriten në të, të cilat prodhojnë pigment të kuq. Ky fenomen verifikohet vetëm gjatë stinës kur përqendrimi i kripërave është mjaft i lartë, uji arrin një temperaturë deri në 60 gradë Celsius dhe nisin të rriten baktere e mikroorganizma, që e ngjyrosin në tonalitetet e së kuqes dhe portokallisë, në varësi të thellësisë së ujit, pavarësisht se maksimumi i saj është vetëm 3 metra Janë të pakta gjallesat që mund të qëndrojnë në këtë liqen, pasi mjedisi ka një pehash 10.5, i ngjashëm me amoniakun, gërryen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke e akuzuar se nuk po i përmbush nevojat e qytetarëve, as në aspektin ekonomik, e as në përmirësimin e kushteve të jetesës. “Qeveria nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për të përmbushur nevojat e qytetarëve – as kur bëhet fjalë për masa për uljen e çmimeve, e as për rritjen e pagave,” deklaroi Filipçe në një prononcim për media. Ai kujtoi se VMRO-DPMNE, partia aktualisht në pushtet, kishte premtuar një jetë më të mirë dhe standard më të lartë jetese para zgjedhjeve, por sipas…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, kandidat tani i BDI-së për kryetar të Çairit ka reaguar ndaj videos ku është prerë vetëm një pjesë ku flet për Izraelin. Ai thotë se ka deklaruar edhe se mbështet formimin e Palestinës si shtet i pavarur, njofton Top24 Osmani madje tregon edhe fakte për këtë ku dëshmon se ai ka lobuar për njohjen e shtetit palestinez dhe se qëndrimi aktual i shtetit të Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, është kontribut i tij. “Maqedonia e Veriut nuk ka pasur qëndrim për ta mbështetut shtetin palestinez, ajo që kam bërë unë, që politikën e…

Lexo më Shumë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Zaevit, Dragi Rashkovski, është kapur 20.000 euro, të cilat nuk kishte dokumente për mjetet e deklaruara në kufirin e Bogorodicës. Ai deri tani është ndaluar në kufirin e Bogorodicës, ndërsa mjetet janë konfiskuar. Nga Drejtoria e Doganave sqaruan se incidenti ka ndodhur në pikën kufitare Novo Sello drejt Bullgarisë. Ai ka dashur t’i kalojë këto para përmes Kullës në anën greke. Në përpjekjen për t’i nxjerrë paratë në mënyrë të paligjshme, ai është ndaluar në pikën kufitare Novo Sello dhe paratë e tepërta i janë konfiskuar. Nga Doganat theksojnë se aktualisht po zhvillohet e…

Lexo më Shumë

Më 5 shtator 2025, rreth orës 16:05, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Tetovë kanë ndaluar dhe privuar nga liria A.M. (43), banor i fshatit Lisec të Tetovës. Gjatë kontrollit të trafikut në autostradën Shkup–Tetovë, është konstatuar se ai po drejtonte automjetin e pasagjerëve të markës BMW me targa nacionale gjermane me një shpejtësi prej 176 kilometra në orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h. Për shkak të rrezikshmërisë së veprimit dhe shkeljes flagrante të rregullave të trafikut, i dyshuari është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij…

Lexo më Shumë

Më datë 5 shtator 2025, rreth orës 15:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gallatë kanë arrestuar I.A. (41), banor nga rrethi i Gostivarit, nën dyshimin për ushtrim dhune në familje. Arrestimi është bërë pas raportimit të bashkëshortes së tij, 40-vjeçare, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti në shtëpinë e tyre familjare. Pas intervenimit të menjëhershëm të policisë, i dyshuari është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Sipas autoriteteve, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë adekuate penale.TS

Lexo më Shumë

Në praninë e një numri të madh të të rinjve, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim ka prezantuar një platformë të hapur për ide nga të rinjtë për të rinjtë, ndërsa e ka quajtur “Laboratori i së ardhmes”. “Sot nuk jam këtu për t’ju premtuar të ardhmen. Jam këtu për t’ju dhënë hapësirë që ta krijoni vetë. Jam lodhur nga frazat boshe të politikanëve si ajo që e ardhmja u përket të rinjve. E tashmja u përket të rinjve, sepse nëse tani menjëherë nuk ndihen të rëndësishëm, të ardhmen do ta kërkojnë diku tjetër. Prandaj unë nuk kam plan për…

Lexo më Shumë

Gënjeshtrat e Bujar Osmanit kanë kaluar çdo kufi, e vërteta tashmë nuk mund të fshihet. Kështu ka thënë sot Arbnor Maliqi nga koalicioni VLEN, ndërsa i përmendin sërish “takimin” me Gruevskin. “Është bërë krejtësisht e qartë se gjatë gjithë karrierës së tij politike, Bujar Osmani jo vetëm që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna, por ka përdorur vazhdimisht gënjeshtra dhe manipulime për të mashtruar qytetarët shqiptar. E para, Bujar Osmani gënjeu lidhur me takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Ai publikisht e mohoi një gjë të tillë, ndërkohë që tashmë ekzistojnë dëshmi të qarta që e vërtetojnë të kundërtën.…

Lexo më Shumë

Në një vend që konsiderohet i varfër, i zhytur në borxhe dhe me emigracion masiv, partitë politike marrin miliona euro nga buxheti ynë, pa asnjë garanci për rezultate, llogaridhënie apo përfitim real për qytetarët, njoftuan sot “Të Pavarurit për Karposhin” përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton Portalb.mk. Në njoftim shkruan: Si financohen partitë nga buxheti? Sipas Ligjit për Financimin e Partive Politike: Neni 9: Fondet totale për financimin vjetor të partive politike arrijnë në 0.15% të të ardhurave totale burimore të buxhetit të shtetit. Neni 10: Fondet shpërndahen: 30% në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë që fituan…

Lexo më Shumë

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në gjithë territorin tonë dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, gjatë natës në orën 02:13 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Richter, ML 2.2.

Lexo më Shumë

Më 05.09.2025 në orën 22:05 në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, i kanë privuar nga liria personat M.B. (44) dhe H.B. (33) nga f. Poroj, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se pas një mosmarrëveshjeje rreth parkimit të automjetit, ata fizikisht e kanë sulmuar personin A.S. (35) nga Tetova dhe i kanë dëmtuar automjetin e tij “BMW” me targa të Tetovës. Gjithashtu, më 06.09.2025 në orën 00:30 në Spitalin Klinik Tetovë, pasi i është dhënë ndihmë mjekësore, është privuar nga liria edhe A.S., i cili pasi është sulmuar fizikisht nga M.B. dhe H.B., nga…

Lexo më Shumë

Me fillimin e vitit të ri shkollor, dyert e shkollave të mesme dhe fillore në Maqedoninë e Veriut u hapën për rreth 245 mijë nxënës, prej të cilëve mbi një e treta janë gjimnazistë dhe nxënës të shkollave profesionale. Këtë vit në arsimin e mesëm janë regjistruar 67.200 nxënës, mes tyre 17.230 fillestarë. Për procesin mësimor janë angazhuar 6.709 profesorë, ndërsa për herë të parë u përfshinë edhe 130 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta. Megjithatë, pas shifrave zyrtare fshihet një realitet shqetësues – numri i nxënësve po zvogëlohet ndjeshëm. Vetëm në dhjetë vitet e fundit, bankat shkollore…

Lexo më Shumë