Author: Hamdi Kumanova

Donald Trump ka kërkuar dënimin me vdekje për DeCarlos Brown, 34-vjeçarin e pastrehë që vrau Iryna Zarutska, një vajzë 23-vjeçare ukrainase që i kishte ikur luftës në vendin e saj duke emigruar në Shtetet e Bashkuara. Vrasja ndodhi brenda një vagoni treni në Charlotte, Karolina e Veriut, kur burri, pa asnjë arsye të dukshme, e goditi me thikë gruan që ishte ulur përpara tij. “Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë një gjyq të shpejtë dhe dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”. Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal…

Lexo më Shumë

Ne qytetarët jemi lënë në varfëri të madhe. Jeta po bëhet shumë e shtrenjtë, ndërsa autoritetet nuk ndërmarrin asgjë për përmirësimin e fuqisë blerëse, thonë për Alsat. Qytetarët thonë se çmimet e kanë gëlltitur edhe rritjen e pensioneve prej një mijë denarësh. Sipas tyre politikanët vetëm premtojnë se do të ketë masa për uljen e çmimeve, ndërsa edhe kur i miratojnë zgjasin shkurt dhe më pas çmimet rriten edhe më shumë. “Shumë e shtrenjtë është jeta. Na dhanë një mijë denarë, tani do t’i harxhoj dhe çfarë kam për të blerë? Asgjë nuk mund të blesh me një mijë…

Lexo më Shumë

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.B. (36) nga Manastiri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Sipas raportit zyrtar, më 07 dhjetor 2024, në hyrje të Tregut të Qytetit në Manastir, nëpunësit policorë kanë kapur të denoncuarin duke shitur mjete piroteknike, të cilat iu konfiskuan. Policia njofton se po kryhen masa shtesë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, në fjalimin e sotëm në “Samitin Rajonal të Sportit Shkupi 2025” paralajmëroi investime edhe më të mëdha në infrastrukturën sportive në të gjithë vendin tonë dhe ndryshime ligjore për lehtësim financiar gjatë investimeve në sport. “Si qeveri, ne jemi seriozisht të përkushtuar ndaj sportit. Ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë në zhvillimin e infrastrukturës dhe t’u japim një shans të gjithë atyre që duan të luajnë sport. Ne kemi prezantuar një program ambicioz për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në të cilin ndahen mjete serioze për sportin. Përmes Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Gjatë një fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, kreu i PD, Sali Berisha dënoi ashpër sulmin ndaj televizionit News24 dhe mediave të Focus Group. Kryedemokrati tha se në Shqipëri nuk ka më media të lira dhe çdo zë kritik ndëshkohet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama Sipas tij, kompjuterët e gazetarëve u morën me një justifikim absurd. “Ata TV që thonë të vërtetën, iu vihen çelësat”, u shpreh Berisha, duke sthuar se Rama tha se kompjuterat e gazetarëve janë marrë pasi në ambientet e mediave do të ndërtohen dronë. Kreu i PD Sali Berisha: Sot në vend nuk ka…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku dy persona janë plagosur më thikë. Mësohet se të plagosurit janë dy vëllezër, teksa autori është po ashtu vëllai i tyre. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, pas një konflikti të çastit mes 3 vëllezërve. Autori është një 29-vjeçar, i cili është arrestuar, teksa thika që ka përdorur është sekuestruar. Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes vëllezërve. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë…

Lexo më Shumë

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 943-të të karrierës së tij, duke shfrytëzuar me qetësi një penallti kundër Hungarisë. Asi portugez gjithashtu e zgjeroi rekordin e tij të shënimit në 39 gola në kualifikueset e Kupës së Botës. Asnjë lojtar tjetër në botë nuk ka shënuar më shumë gola në këtë garë. Ai gjithashtu barazoi Carlos Ruiz, ish-sulmuesin e Guatemalës, me 39 gola në kualifikueset midis viteve 2000 dhe 2015. Sulmuesi 40-vjeçar vazhdon të arrijë shifra të pabesueshme në nivel ndërkombëtar, duke çimentuar statusin e tij si golashënuesi më i frytshëm në historinë e futbollit. Pavarësisht moshës së tij,…

Lexo më Shumë

VLEN nuk do të lejojë kurrë implikime apo ndikime të jashtme që cenojnë rrugën dhe orientimin euroatlantik të këtij vendi. Qeveria, pjesë e së cilës jemi edhe ne, është ndërtuar mbi katër shtylla të qarta: Integrimi Evropian, Zhvillimi Ekonomik, Shteti i së Drejtës dhe Lufta kundër Krimit e Korrupsionit, të cilat në vetëm 15 muaj qeverisje janë zbatuar me hapa konkretë. Pikërisht këto rezultate kanë trazuar forca që nuk ia duan të mirën këtij shteti, duke fabrikuar narrativa dhe duke përdorur mjete të një lufte hibride. Dilema është e qartë: pse pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve lokale kur…

Lexo më Shumë

Më 09.09.2025, rreth orës 15:30, në SPB Tetovë një 49-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi B. për shumën prej 5.000 euro. Sipas kallëzimit, në maj 2025 në Republikën Federale të Gjermanisë, ai ishte marrë vesh që t’ia dorëzonte automjetin e tij “Volkswagen Golf” për transport drejt RMV-së, vetëm me autorizim transporti. Por personi i dyshuar, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij, ka rregulluar dokumentacionin doganor – me gjasë duke falsifikuar dokumente – dhe më pas ia ka shitur automjetin një personi tjetër nga një fshat i Tetovës. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen…

Lexo më Shumë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal, dhe tentoi të vidhte me dhunë në një dyqan gjatë natës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas: -ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal; -ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar…

Lexo më Shumë

Më 09.09.2025, rreth orës 21:45, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, efektivët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.I. (18) nga Tetova. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I riu është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim penal përkatës.TS

Lexo më Shumë