Author: Hamdi Kumanova

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, pranë nyjës së Negotinës, kanë privuar nga liria një 24-vjeçar nga fshati Studeniçan i Shkupit. “Më parë, pasi kishin marrë informacione se ai po transportonte emigrantë në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, policët nga Stacioni për Mbikëqyrje Kufitare – Mihajllovo i kishin dhënë sinjal për ndalim, por ai nuk ishte ndalur. Pas masave të ndërmarra, automjeti është ndalur me forcë. Më pas, gjatë kontrollit në terren, janë gjetur 10 emigrantë nga Egjipti, njoftuan mëngjesin e sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas Policisë, emigrantët janë vendosur në Qendrën Pranuese-Transit…

Lexo më Shumë

Pagesat pa para të gatshme prej kohësh janë pjesë e përditshmërisë së njeriut modern. Kartat e kreditit sigurojnë siguri, praktikueshmëri dhe fleksibilitet financiar në çdo transaksion. Pyetja e vërtetë nuk është nëse duhet të kemi një kartë, por cila Bankë ofron më shumë vlerë. Për sa i përket lehtësirave për përdoruesit, në treg veçohet veçanërisht UNIBanka – një bankë dinamike dhe moderne që e vë kënaqësinë e klientëve në plan të parë. Me një kartë krediti të UNIBankës, nëse gjatë muajit realizoni xhiro në tregti prej minimumi 6.000 denarë, liroheni nga anëtarësia – një nga kushtet më konkurruese në treg.…

Lexo më Shumë

Një armë automatike AK-47 me municion është gjetur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Radoševikë të Zubin Potokut, në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve nga burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 01:00 të datës 11 mars 2026, njësitë e NJRSH-së gjatë patrullimit kanë hasur në një hambar pranë një shtëpie të pabanuar, ku është zbuluar arma. Në vendin e ngjarjes është gjetur: një armë automatike AK-47, prodhim jugosllav, dy karikatorë, ku njëri ishte i mbushur me 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm, ndërsa tjetri i zbrazët, dy fishekë të armës së gjuetisë…

Lexo më Shumë

Kjo shënon fundin e një tjetër sage për futbollin kongolez. Të martën, ish-presidenti i Federatës Kongoleze të Futbollit (Fecofoot), Jean-Guy Blaise Mayolas, u shpall fajtor për pastrim parash, falsifikim dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara, si dhe përvetësim nga gjykata penale e Brazavilit. I munguar në gjyqin e tij, ai u dënua me burgim të përjetshëm, si dhe disa të afërm të tij, përfshirë djalin e tij Lionel Mayolas. Sekretari i përgjithshëm i Fecofoot, Badji Mombo Wantete, dhe arkëtari i saj, Raoul Kanda, u dënuan secili me nga pesë vjet burg. Jean-Guy Blaise Mayolas përvetësoi 1.1 milion euro fonde të marra…

Lexo më Shumë

Më 10.03.2026, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore Civile në Shkup për caktimin e masës urgjente të largimit nga shtëpia për personin L.B. (68) nga Shkupi, për shkak të ushtrimit të dhunës në familje. ​Ngjarja ka ndodhur më 09.03.2026, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policisë arrestuan personin në fjalë pas një denoncimi paraprak. Sipas raportit, në shtëpinë familjare në rajonin e Kisella Vodës, ai kishte drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë ndaj djalit të tij 35-vjeçar. ​Gykata ka nxjerrë vendim me të cilin personit L.B., në cilësinë e kryesit të dhunës…

Lexo më Shumë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkeldo të vlerësohet me urdhërin më të lartë evropian të meritës. Ajo i bashkohet radhëve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish-Presidentit polak Lech Walesa. Sipas Parlamentit Evropian, urdhëri, i prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, nderon individë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në integrimin evropian ose në promovimin e vlerave evropiane. Është çmimi i parë evropian i këtij lloji që jepet nga një institucion i BE-së. Çmim me disa nivele Merkel, Zelensky dhe Walesa marrin nderimin më të lartë. Çmime të tjera u takojnë kryesisht ish-presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së,…

Lexo më Shumë

FIFA njoftoi të martën në mbrëmje se pret që ekipi kombëtar iranian të lejohet të vijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës, pavarësisht luftës midis dy vendeve, e cila fillon së fundmi, disa muaj pas tensioneve të para. Irani është planifikuar të luajë në Ingleëood të Kalifornisë kundër Zelandës së Re më 15 qershor dhe Belgjikës më 21 qershor, përpara se të përfundojë fazën e grupeve me një ndeshje kundër Egjiptit në Seattle më 26 qershor. SHBA-të presin Kupën e Botës së bashku me Kanadanë dhe Meksikën nga 11 qershori deri më…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot pritet të vendosë nëse ligji që rregullon sistemin e monitorimit “Safe City” (Qyteti i Sigurt) është në përputhje me Kushtetutën. Në Gjykatën në fjalë janë ngritur katër raste në lidhje me ligjshmërinë e sistemit në fjalë. Gjyqtarja kushtetuese, Ana Pavllovska Daneva, konfirmoi se institucioni ka pranuar tre iniciativa të ndryshme që kontestojnë këtë sistem: Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit); Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës); Një iniciativë nga një student i Fakultetit Juridik. Të tria këto kërkesa janë bashkuar në një lëndë të vetme, e cila do të shqyrtohet si…

Lexo më Shumë

OKB -ja paralajmëroi të martën për pasoja të rënda ekonomike globale nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet. Duke cituar një raport të ri nga Komisariati i Tregtisë dhe Zhvillimit i OKB-së (UNCTAD) , zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha në një konferencë për shtyp se ndikimi i mundshëm i mbylljes së Ngushticës së Hormuzit do të paraqiste “rrezik të konsiderueshëm për Tregtinë dhe Zhvillimin Global”. “Ngushtica e Hormuzit është një pikë kontrolli kritike detare që transporton rreth një të katërtën e naftës globale të transportuar nga deti dhe afërsisht 1/3 e tregtisë globale të plehrave”, tha Dujarric, duke shtuar se kjo…

Lexo më Shumë

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me tre persona të plagosur me thikë në qytetin e Bulqizës. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur fillimisht brenda ambienteve të një lokali. Më pas, të rinjtë kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por debati ka agravuar dhe është shndërruar në një konflikt fizik, gjatë të cilit janë përdorur mjete prerëse. Si pasojë e përleshjes kanë mbetur të plagosur Fluturim Tolle, 26 vjeç, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. Mësohet…

Lexo më Shumë

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve. Monitor ka përpunuar të dhënat e të ardhurave për frymë në dollarë për vitin 2026 sipas publikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe çmimit aktual të naftës sipas Global Petrol Price. Të ardhurat mesatare për frymë në dollarë në Shqipëri për vitin 2026 janë 12 mijë dollarë, ose 33 dollarë në ditë, sipas pasqyrës Ekonomike Globale të FMN-së. Një litër naftë tregtohej dje në Shqipëri me rreth 200 lekë, ose 2.4 dollarë, me kursin aktual. Si rrjedhojë, një qytetari shqiptar do…

Lexo më Shumë