Author: Hamdi Kumanova

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell TV21. Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali thotë se në bord ishin dy persona, ndërsa njëri ka pësuar lëndime. “Një aeroplan i vogël u rrëzua në Liqenin e Mavrovës. Në avion ndodheshin dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar. Incidenti u raportua në numrin për thirrje emergjente 112, dhe informacioni menjëherë u përcoll nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) tek Policia e Tetovës, Shërbimi i Emergjencës Mjekësore dhe Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK-Tetovë) për intervenim të menjëhershëm”, njoftoi…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa këtë mëngjes, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). “Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Ndërkohë raportohet se dukshmëria në Demir Kapi është zvogëluar në 50 metra për shkak të mjegullës. Vozitësit këshillohen të adaptojnë shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të…

Lexo më Shumë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot do të përcillet udhëtari i tre miliontë i këtij viti. “Udhëtari fatlum do të jetë nga fluturimi Shkup – Bari”, paralajmëroi TAV Maqedoni, operator i aeroporteve në shtet. Me rastin e përcjelljes së udhëtarit të tre miliontë, konferencë për media do të mbajnë Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje ka inspektuar punimet në asfalltimin e rrugëve në bllokun urban Tetovarja në Tetovë investim ky që do të përmirësoj infrastrukturën dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë lagje, transmeton zhurnal.mk. “Në terren, për të parë nga afër punimet për asfaltimin e bllokut në lagjen Tetovarja, një investim që do të përmirësojë dukshëm qarkullimin dhe jetën e banorëve të kësaj zone. Ky projekt është pjesë e angazhimit tonë për infrastrukturë më cilësore dhe lagje më funksionale për të gjithë qytetarët”, shkruan Kasami.

Lexo më Shumë

“VMRO-DPMNE do ta riemërojë statusin e emigrantëve në ‘punëtorë ekonomikë’. Me sa duket, kjo është arsyeja pse po u premtojnë atyre punë dhe akomodim, pra qëndrim të përhershëm”, tha LSDM në një deklaratë. Partia thotë se “plani i VMRO-DPMNE për të pranuar emigrantë në Maqedoni është zbuluar plotësisht”. “Dhe nuk janë vetëm shkrimet e mediave britanike dhe botërore që e konfirmojnë këtë. Duke ndjekur modelin e Vuçiqit me litiumin në Serbi, VMRO-DPMNE dhe Mickoski duan ta zbatojnë projektin emigrantë për para në Maqedoni me të njëjtën teknikë. Pakoja përmban edhe një marrëveshje kredie. Nuk ka para në shtet, nuk ka…

Lexo më Shumë

Rreth 80.000 kompani janë aktive në vend, ndërsa për 40 për qind është rritur numri i atyre që në mënyrë elektronike parashtrojnë fatura, informoi sot drejtoresha e Regjistrit Qendror, Anita Stamnova. Siç theksoi Stamnova, gjithnjë e më e vogël është tendenca e biznesit për punë me dokumente në formë letre. “Kemi rritje të numrit të kompanive të hapura, përkundër kompanive të mbyllura. Është evident interesimi te biznesi për punë të digjitalizuar, elektronike”, potencon drejtoresha. Në konferencë për media u bë e ditur se Drejtoria e Doganave dhe Regjistri Qendror lidhen në mënyrë elektronike që do të nënkuptojë lehtësim të madh…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, Komuna Vrapçishtit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. “Më 09.12.2025, J.M. (34) nga Gostivari ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, Gostivar, ishte larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë vuri re se më 07.12.2025 ajo ishte marrë me një automjet pasagjerësh “Fiat”, pas së cilës ajo nuk kishte qasje në telefonin e saj. Ai gjithashtu raportoi se…

Lexo më Shumë

Duke u nisur nga nevojat e klientëve, UniBanka AD Shkup, në bashkëpunim me SHSHP Spitali Klinik “Zhan Mitrev” Shkup dhe SHSHP  “ Zhan Mitrev Dijagnostik” Strumicë e paraqet mundësinë e rrallë për financimin e shërbimeve mjekësore- kredi e dedikuar konsumatore me 0% kamatë. Ky model i krijuar me kujdes për mbështetje financiare ka një qëllim të qartë: t’u mundësojë pacientët akses të shpejtë dhe të pandërprerë në kujdesin më të lartë shëndetësor dhe shërbime mjekësore cilësore, duke ulur në të njëjtën kohë barrën financiare që shpesh përbën një pengesë për diagnostikimin dhe trajtimin në kohën e duhur. Në një kohë…

Lexo më Shumë

Në Pejë, edhe pse janë alokuar më shumë se 200 mijë euro për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë, sulmet nga ana e tyre ndaj qytetarëve vazhdojnë. Në pesë ditët e fundit janë regjistruar tre raste sulmesh nga qentë endacakë, dhe dy prej tyre janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Një prej viktimave të këtyre sulmeve është një fëmijë i mitur, i cili ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor pas incidentit. Spitali i Pejës ka konfirmuar se fëmija ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, tha ai në emisionin “Ora 7”…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova politikisht “kurrë s’ka qenë më mirë se sot”, duke theksuar rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale, avancimin e ushtrisë dhe mbështetjen për bujqësinë, raporton GazetaBlic. Ai tha se dikujt mund të mos i pëlqejë kjo gjendje, sepse, sipas tij, ka pasur njerëz që kanë përfituar në periudhat kur vendi ka qenë keq, por sipas tij, Kosova sot është në nivelin më të mirë politik që nga çlirimi. “Politikisht, kurrë Kosova s’ka qenë më mirë. Nëse e shikoni rritjen ekonomike, rishpërndarjen sociale, ushtrinë, bujqësinë, kurrë s’ka qenë më mirë. Unë besoj që…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë dhe tejet tronditëse ka goditur vendin. Policia ka zbardhur vrasjen brutale të një gruaje nga Zdunja, e cila u rrëmbye me forcë dhe më pas u gjet e djegur në afërsi të fshatit Çegran. Dy persona janë vënë nën hetim, ndërsa njëra prej tyre ka pranuar përfshirjen në krim. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka zbardhur plotësisht rastin e vrasjes së një gruaje nga fshati Zdunje, e cila u rrëmbye, u privua nga jeta dhe më pas u dogj në territorin e fshatit Çegran. Rasti u raportua më 11 dhjetor, kur J.…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se një muaji nga zgjedhja e kryetarit të qytetit dhe pothuajse dy muaj nga zgjedhja e Këshillit të ri komunal, në Strugë nuk po mund të konsolidohet pushteti lokal. Kryeministri maqedonas, njëherësh udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vuri në dyshim mbështetjen për kryetarin Mendi Qyra, duke thënë se ai la një “përshtypje katastrofale” në fillim. Nga ana tjetër, asnjë nga partitë që hyri në Këshill komunal nuk ka dhe për momentin nuk mund të sigurojë shumicën, për çka ende nuk është zgjedhur as kryetar i Këshillit. Nëse nuk ka pushtet funksional, sipas përfaqësuesve të pushtetit politik me…

Lexo më Shumë