Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, theksohet në komunikatën e LSDM-së. “Me vendim të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së në seancën e djeshme të pasdites, është dhënë pëlqim për katër kandidatura të reja për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale: Edis Hasan – kandidat për kryetar të Shuto Orizarit. Zhika Stojanovski – kandidat për kryetar të Komunës së Ilindenit. Igor Hristov – kandidat për kryetar të Komunës së Koçanit. Isuf Sinani – kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit. Me këtë, LSDM ka shpallur…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Kosovës i quajti “Serbia e vjetër”, duke përsëritur retorikën shoviniste dhe hegjemoniste serbe ndaj trojeve shqiptare. Në vend që të reagojnë ndaj kësaj fyerjeje të rëndë për shqiptarët dhe për shtetin tonë, grupimi politik që përfundimisht nuk VLEN zgjedh të heshtë dhe të gjithë energjinë e vet e përqendron në shpifje, paragjykime dhe në përpjekje për të poshtëruar shqiptarët. Ekponentët e këtij grupimi shkojnë aq larg, sa edhe spekulojnë duke akuzuar shqiptarët për nxitje të tensioneve ndëretnike, teksa njëkohësisht i shërbejnë grupeve…
Ish-futbollisti i kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë të parë do të fillojë punën si trajner. Ai është rikthyer në Australi, te ish-skuadra e Melburn Viktori. Berisha është emëruar trajner i parë i Akademisë së klubit nga Australia. Kujtojmë që Berisha licencën UEFA Pro e mori në Shqipëri, në kursin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Berisha është rekodmen në futbollin e Australisë. Ai ka shënuar 106 gola në ligë dhe ende është i pari në A-League si golashënuesi më i mirë. Ish-lojtari ishte transferuar edhe te FC Prishtina, por që dështoi në Superligën e Kosovës./Indeksonline
Bahri Cani Para 26 vitesh e kanë besuar mbase vetëm ata më të vendosurit me pushkë më dorë dhe gatishmërinë për të dhënë jetën për liri, ndërsa sot bëhet realitet: Trupat e Shqipërisë shkojnë në Kosovë në misionin e NATO-s. E di që disa prej jush ndoshta e lidhni edhe këtë veprim me politikë e politikanë, por për këtë kanë punuar shumë breza… Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes së sotme me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë. Përmes një…
Manchester City ka pranuar kërkesën e tifozëve të tyre për derbin kundër Manchester United. City ka marrë një vendim të rrallë në përpjekje për të ndezur atmosferën për përballjen e madhe derbi me rivalët e qytetit. Dy skuadrat do të zhvillojnë derbin e 197-të të Manchester-it në Etihad Stadium të dielën, me fillim nga ora 16:30. United është mbi Cityn në renditje pas tre ndeshjesh, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka pësuar dy humbje radhazi ndaj Spurs dhe Brighton, pas fitores 4-0 kundër Wolves. City ka nevojë urgjente të rikthehet te fitorja dhe të nisë siç duhet…
Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione në komuna të ndryshme të vendit, ku janë evidentuar raste të përdorimit të armëve dhe posedimit të substancave narkotike. Në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, pas një informate për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me një person të dyshuar. Arma e përfshirë në rast është sekuestruar dhe i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit. Kurse, në Prishtinë, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, dje gjatë një kontrolli rutinë, te një person të dyshuar është gjetur…
Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen. Sipas tij analiza fillestare e videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të pandehurit ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare. Ministri Reul shtoi më vonë se provat për motivim islamist po shtohen. Sipas burimeve nga organet e rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video. Në atë video ai deklaron se arsyeja për krimin…
Bashkimi Demokratik për Integrim me indinjatë të thellë e dënon video-mesazhin e publikuar nga ministrja serbe Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, e cila, duke i përsëritur të njëjtat teza të rrezikshme, tenton të legjitimojë pushtimin serb të Maqedonisë dhe Kosovës si “çlirim”, pavarësisht masakrave të shumta ndaj popullatës civile, ndaj shqiptarëve, maaedonasve dhe shqiptarëve ortodoks. Ky është revizionizëm historik i pastër, që synon të relativizojë okupimin dhe dhunën shtetërore të ushtruar mbi shqiptarët dhe popujt e tjerë të rajonit. Për më tepër, ky narrativ, i shprehur hapur nga një ministre e Qeverisë së Serbisë, është përpjekje për ta institucionalizuar “botën serbe” në…
Në qelinë e ish-drejtorit të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, janë gjetur tre telefona celularë, për të cilët ai para gjykatës deklaroi se nuk janë të tij. Gjyqtarja Slavica Naumovska Josifovska, para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për rastin Onkologjia 2, kundër Vasevit dhe Nehat Nuhit për tenderë fiktivë dhe menaxhim të papërgjegjshëm ekonomik, informoi se Gjykata ka marrë njoftim nga Burgu i Shkupit se në qelinë e Nino Vasevit janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona celularë. Vasev, lidhur me telefonat e gjetur, para gjykatës tha se atij nuk i është marrë asnjë telefon. “Dua t’ju…
Një furgon që transportonte punëtorë këtë mëngjes rrëshqiti nga ura mbi lumin Balatiliska në autostradën Shtip-Radovish. Sipas informacioneve të para, ka të vdekur dhe të plagosur. Aktualisht, në vendngjarje ndodhen dy automjete të ndihmës së shpejtë, një ekip zjarrfikësish nga Departamenti i Zjarrfikësve të Shtipit dhe oficerë policie nga Stacioni Policor i Shtipit. Detajet rreth këtij aksidenti të rëndë priten gjatë gjithë ditës.
Gjatë ditës së djeshme është mbuluar me dhe një pjesë e hapësirës së deponisë Drislla nga e cila kishte tym. Sot mbulimi me dhe vazhdon pasi gjatë ditës së djeshme dje ishin kryer disa punë logjistike të cilat mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te pika kritike, informoi sot në mëngjes drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov. Tymi nga deponia Drislla ende është aktiv, por në një vëllim shumë më të vogël. Deponia e egër Vardarishte, është shuar plotësisht dhe nga ajo nuk ka tym. Në lidhje me polemikat nëse ajri…
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi akuzhot se dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e mitur. Në sallën operative të komisariatit të Krujës mbërriti një denoncim për dhunë të familje dhe kanosje me armë zjarri në lagjen “Derede”, duke bërë të mundur dhe parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë krliminale. I arrestuar gjithashtu është dhe 22-vjeçari me iniciale A. M. Gjithashtu nga kontrollet në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje 44-vjeçari E. M. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale…

