Author: Hamdi Kumanova

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjësve në sektorin shtetëror u zgjerua më tej duke arritur në 186,581 persona, teksa numri mesatar për të gjithë vitin 2025 ishte 185,386 punonjës. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT në krahasim me vitin 2024 administrata publike u zgjerua me rreth 3 mijë punonjës ose me 1.6% më shumë, duke shënuar nivelin më të lartë në që nga viti 2002. Në vitin 2002, vendi numëronte mbi 3 milionë banorë dhe shërbehej nga rreth 186 mijë punonjës publikë. Vitin e kaluar, 23 vite më pas popullsia ka pësuar një rënie drastike…

Lexo më Shumë

Mëngjesi në fshatin Dollc të Klinës ka nisur me një aksident trafiku. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të automjeteve në këtë zonë. Por, zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Na Policia ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së Ziadin Sela, ka reaguar sot ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, për të mos marrë në shqyrtim nismat rreth sistemit “Safe City”. Ai ishte njëri nga iniciuesit e nismave në Kushtetuese. Sipas Selës, vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend”, përcjell Alsat. Në reagimin e ASH-së thuhet se ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente…

Lexo më Shumë

Më 11.03.2026 rreth orës 22:10, policia e Gostivarit ka arrestuar një të mitur 17-vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës. Gjatë një kontrolli në rrugën rajonale Gradec–Gostivar, policia ndaloi një veturë “Golf” me targa të Tetovës të cilën e drejtonte i mituri pa patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit publik ai është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar. Rasti është raportuar edhe nga TetovaSot.

Lexo më Shumë

Reagim i perfaqesuesit te larte te Levizjes Arbëria, z.Bekim Fazliu lidhur me deklaraten e kryetarit te Gjykates Kushtetuese: “Para vitit 2001, burim i krizës në Maqedoni ishte Kushtetuta. Pas vitit 2001, burim i krizës po paraqitet Gjykata Kushtetuese. Për ta kuptuar këtë realitet, mjafton të kujtojmë shprehjen e Arbër Xhaferi: “Në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson ligji; çfarë të lejon ligji, ta pamundëson një administrator i thjeshtë maqedonas kur shkon ta realizosh një të drejtë qytetare.” Sot këtij paradoksi i është shtuar edhe një tjetër, edhe më absurd: 📍Në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson Gjykata Kushtetuese.…

Lexo më Shumë

Deputeti Rijad Shaqiri ka reaguar ashpër ndaj drejtimit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar kreun e saj për veprime të papërgjegjshme dhe për devijim nga roli kushtetues i institucionit. Sipas Shaqirit, kur në krye të Gjykatës Kushtetuese ndodhet një person që vepron “me instinkte dhe jo me përgjegjësi institucionale”, interpretimi i Kushtetutës rrezikon të kthehet në një akt arbitrar. Ai thekson se në vend që të mbrohet rendi kushtetues, ai mund të shkelet pikërisht nga ata që kanë detyrë ta mbrojnë atë. “Në momentin kur Kushtetuta nuk respektohet nga ata që kanë detyrë ta mbrojnë, shteti ligjor…

Lexo më Shumë

Një gjykatës i procedurës paraprake ka urdhëruar masa kujdesi – konfiskim të dokumentit të udhëtimit, ndalim për kryerjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale dhe ndalim për t’iu afruar profesorit nga shkolla e mesme artistike “Lazar Liçenoski”, i cili dyshohet për veprën penale “Ngacmim seksual” të nxënëses së tij. Gjykata Themelore Penale në Shkup informon se masat e përcaktuara bazohen në propozimin e Prokurorisë Themelore Publike. Profesori, siç është raportuar më parë nga MPB, u privua nga liria më 9 mars, pasi kishte marrë më parë një raport se kishte ngacmuar një nxënëse dhe kishte…

Lexo më Shumë

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend. Ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente për vendosjen e parimit të Badenterit gjatë votimit të ligjeve që sillen me Badenter në Kuvend, ose ligjeve dhe dispozitave të tjera që prekin të drejtat dhe barazinë e bashkësive etnike në vend. Aleanca për Shqiptarët dhe Kryetari, Ziadin Sela, si të parët që ngritën…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, një aeroplan special me 151 pasagjerë nga Lindja e Mesme, konkretisht nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Nga numri i përgjithshëm i pasagjerëve, 109 ishin shtetas të Maqedonisë, ndërsa pjesa tjetër vinin nga vende të ndryshme të tjera. Mucunski theksoi se me këtë fluturim të tretë të organizuar, shtetasit e RMV-së nga rajoni u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me një plan të përgatitur më parë, në koordinim të ngushtë me institucionet kompetente. Pasagjerët u transportuan…

Lexo më Shumë

Në vend që të dalë në shitje të hënën përmes një ankandi elektronik, automjeti luksoz Audi A6, me të cilin Ramiz Merko u vozit për disa vite dhe që kryetari aktual i Strugës, Mendi Qyra, kishte paralajmëruar se do ta shiste, është bllokuar nga një përmbarues për shlyerjen e borxheve që komuna i ka ndaj subjekteve juridike, mëson ekskluzivisht Alsat. Edhe në vetë automjetin, i cili ende ndodhet para ndërtesës së komunës, që nga dita e djeshme është vendosur një ngjitëse me mbishkrimin “I KONFISKUAR”, ku thuhet se ndalohet tjetërsimi, ngarkimi apo çfarëdo lloj disponimi me këtë send. Përmbaruesi thotë…

Lexo më Shumë