Author: Hamdi Kumanova

Më 13.09.2025, në orën 02:30, në rrugën “Lupço Arsovski” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria dy të mitur nga qyteti. Sipas denoncimit paraprak, të miturit përpiqeshin të hynin në një shtëpi në këtë rrugë. Gjatë kontrollit, policia i gjeti ata me objekte të forta në duar, dhe njëri prej të miturve sulmoi fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrës. Të miturit u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Më 13.09.2025, në orën 04:32, në SPB Kumanovë është denoncuar se në oborrin e një banese në fshatin Konjarë e Poshtme, një person kishte spërkatur me benzinë automjetet “Jaguar” dhe “Audi” me qëllim t’i digjte. Sipas raportit, pronari i automjeteve reagoi dhe pengoi kryerësin, i cili iku para se të realizonte qëllimin. Po merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Më 12.09.2025, në ora 06:10, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, një nëpunës policor nga SPB Shkup ka konstatuar se raporti fillestar për vdekjen e një personi ishte i pasaktë. Sipas raportit, personi kishte vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor. Pas bisedave me personelin kujdestar dhe verifikimeve të tjera, u zbulua se S. B. (58) nga Shkupi kishte ardhur rreth mesnatës pa shenja jete. Pas rreth gjysmë ore reanimim, mjeku kishte konstatuar vdekjen. Personi më parë, më 11.09.2025, kishte shkuar për kontroll, duke u ankuar për dhimbje pas një aksidenti rrugor që kishte ndodhur…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka shpërthzer në kompaninë “Zero Mbeturina” në Turbarevë, ndërsa në shuarjen e tij janë përfshirë disa ekipe nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit, që paraprakisht kanë ndërhyrë edhe në shuarjen e zjarrit në Fabrikën e vjetër të Çimentos në rrugën “Gornovranovska” në Lisiçe të Epërme, konfirmuan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

Në gjysmën e parë të vitit 2025, 16 fëmijë janë përfshirë në aksidente me trotinete. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 6 fëmijë kanë përfunduar me lëndime të rënda, ndërsa 10 të tjerët me lëndime më të lehta. Alsat ka anketuar disa nxënës të shollave fillore dhe të mesme të cilët dëshmojnë se ngasja e trotineteve tashmë paraqet rrezik shumë të lartë, sepse shumica nuk respektojnë rregullat. “Mendoj se janë të rrezikshëm. Trotinet nuk ngas, nuk kam në shtëpi. A frikohesh? Jo, nuk dua, personalisht nuk dua”, tha një nxënës. “Shumë rrezik është pa helmet, pa mbrojtje të krahëve,…

Lexo më Shumë

Me çdo lëshim të segmentit të autostradës Kërçovë-Ohër, krijohen probleme për banorët që jetojnë në fshatrat pranë autostradës. Problemet lindin për shkak të rrugëve hyrëse të pandërtuara ose të ndërtuara në mënyrë jo të përshtatshme dhe mungesës së lidhjeve të duhura për fshatrat, thotë kryetari i Komunës së Debërcës, Zoran Nogaçeski, përmes territorit të së cilës kalon pjesa më e madhe e segmentit të autostradës. “Me hapjen e segmentit të parë, u krijuan disa probleme për fshatrat Cërvena Vodë dhe Novo Sellë, të cilët nuk kanë dhe ende nuk kanë lidhje të përshtatshme, sepse nuk janë ndërtuar rrugët hyrëse…

Lexo më Shumë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet që po ndodhin në rendin ndërkombëtar, të nxitura nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia. “Shikoni samitin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) – këto shtete po kërkojnë të rivendosin një rend botëror ku pushteti dhe forca përcaktojnë gjithçka”, u shpreh Kallas në një intervistë për median gjermane RND. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me shpejtësi dhe unitet, për të ruajtur rolin e tij si një aktor i besueshëm gjeopolitik. “Nëse marrim vendime më shpejt…

Lexo më Shumë

Sot në orën 18:00, në Muzeun e Artit Bashkëkohor, kandidati për Çair, Bujar Osmani, dhe arkitekti botërisht i njohur Michel Rojkind do të prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, një plan, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, gjithëpërfshirës, guximtar dhe transformues për zhvillimin e Çairit. “Për herë të parë në histori, Çairi merr një vizion të qartë dhe afatgjatë, një strategji dhe një plan zhvillimi që vendos në radhë të parë nevojat e qytetarëve. Plani parashikon infrastrukturë moderne të komunikacionit, sheshe të reja, parqe të gjelbra, hapësira publike dhe ambiente të sigurta për jetesë, lëvizje dhe shoqërim. Çairi fiton një të…

Lexo më Shumë

Dje në orën 19:22, në stacionin policor të fshatit Zajas, komunë Kërçovë, është raportuar se në një rrugë pyjore në të njëjtin fshat është gjetur nën një traktor “Universal” personi D.Zh. (52) nga Zajaz. Nga inspektimi i kryer u konstatua se ai, duke drejtuar traktorin, kishte humbur kontrollin, kishte rënë dhe ishte përplasur nga traktori. Mjeku nga Shërbimi i Emergjencës në Kërçovë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Lexo më Shumë

Autostrada Shkup–Tetov është një nga zonat më të monitoruara nga sistemi i ri i kamerave rrugore “Qytet i Sigurt”, i cili aktualisht është në fazë testimi. Sipas të dhënave jozyrtare të siguruara nga “Sakamdakazham.mk”, vetëm në disa pika ku janë vendosur kamerat janë regjistruar mbi 100.000 shkelje trafiku në ditë. Kamerat evidentojnë shpejtësinë e lartë, parakalimin e gabuar dhe kalimin në semafor me dritë të kuqe. Në nivel mujor, kjo shifër arrin rreth tre milionë shkelje, vetëm në pjesë të territorit që përfshin Shkupin, Tetovën dhe autostradat Shkup–Gjevgjeli e Shkup–Tetov. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se shifrat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, e uroi homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi, për zgjedhjen e tij. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se gjatë mandatit të z. Peleshi, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe vëllazërore midis vendeve tona, të ndërtuara mbi respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të thellohen më tej”, tha Gashi në një postim në Fejsbuk, i cili u raportua nga mediat.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Sekretari i partisë, Gjorgjija Sajkoski tha se për kandidatë të komunave janë përzgjedhur kuadrot që kanë treguar rezultate të mira në katër vitet e kaluara, ndërsa ka edhe kandidat të rinj. Zyrtarisht kandidaturën e tij për të parin e Qytetit të Shkupit e ka ka dorëzuar edhe Orce Gjorgjievski nga radhët e kësaj partie. Ai gjatë u zotua për një Shkup dinjitoz, modern, të pastër dhe të gjallë. “Për listat e këshilltareve janë përzgjedhur njerëz që janë propozuar nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së. Mund të them…

Lexo më Shumë