Nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri gjatë intervistës në Alsat-M ka thënë KSHZ është e përgatitur që të realizojë zgjedhjet në bazë të programit dhe afatit të paraparë. Sipas tij, tentativa për ndryshime në Kodin zgjedhor ishte e dështuar. “Një ditë pas dështimit të tentativës së këtillë, KSHZ mbajti seancë me të cilën atë ditë fillonte dhe procedura e parashikuar në nenin 63 i cili është në fuqi që të fillojë, që të legjitimohen propozuesit e kandidaturave të pavarura, pra është një procedurë që duhet respektuar në përputhje me nenin 63 të Kodit zgjedhor”, tha ai. E di një…
Author: Hamdi Kumanova
BDI ka rënë aq poshtë sa nuk fshihet më pas kulisave, por shfaqet hapur si partner politik i partisë më albanofobe në vend, LEVICËS së Dimitar Apasievit. Kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është vula e marrëveshjes së turpshme të kurdisur nga njerëzit e Ali Ahmetit me LEVICËN, me një qëllim të vetëm të ndalet fitorja e Mendi Qyrës në rrethin e parë. Sot, ashtu si në “dhomën 161” kur dhanë kryeparlamentarin vetëm për të mbetur në pushtet, BDI ka zgjedhur të bëhet bashkë me Levicën për të ndaluar ndryshimin. Kjo ujdi e BDI-së me Levicën është dëshmi…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes një person i moshës rreth 64 vjec ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën 6 zjarrfikës duke u përpjekur të ndihmonin të lënduarit.
Ish-komnadanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka thënë se ish-diplomati amerikan James Rubin dha dëshmi në Hagë, duke përcjellë disa mesazhe kryesore: Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës ushtarak në UÇK; ndërhyrja e NATO-s ishte për të ndalur terrorin dhe spastrimin etnik serb; SHBA do të mbështesë Kosovën vetëm nëse ajo zhvillohet drejt një shteti stabil me vlera perëndimore; Rubin paralajmëroi Serbinë dhe Rusinë për dhunë në Ballkan dhe kërkoi që gjykata të mos barazojë veprimet e UÇK-së me krimet e shtetit serb. Sipas tij, dëshmia ishte kryesisht politike dhe strategjike, duke ruajtur legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s dhe rolin e…
Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, bashkë me Urosh Vukasinoviq do të paraqiten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Atje, do të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Simiqit dhe Vukasinoviqit.
Analisti Driton Tali ka thënë se kushdo që formon Qeverinë e ardhshme me votat e Listës Serbe do të dëmtohet seriozisht. Sipas tij, Lista Serbe mund të jetë pjesë e Qeverisë, por qeveria duhet të sigurojë 61 vota nga partitë shtetëformuese dhe të njohura ndërkombëtarisht. Tali paralajmëron se krijimi i qeverisë me votat e Listës Serbe rrit rrezikun e shantazhit dhe ndikimit të Beogradit për interesa të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Postimi i plotë: Kushdo që e bënë Qeverinë me votat e Listës Serbe në zgjedhjet e radhës do të dëmtohet seriozisht. Lista Serbe, do (apo mbase:…
Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, i prezantuar nga mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars të vitit 1999, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ndryshe, dje dëshmitari Paul Williams mohoi që trupat gjermane të kenë gjetur 15 të burgosur – përfshirë një person të moshuar, i cili ishte gjetur i lidhur me pranga në një karrige, i rrahur dhe i vdekur – në ish-godinën e MUP-it në Prizren. Po ashtu, dëshmitari mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakt me Adem Demaçin, dhe tha…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se dyqanet e para të zinxhirit gjerman LIDL në vend do të hapen shumë shpejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se vizitoi punimet e kësaj kompanie në Kumanovë duke u njohur nga afër me ecurinë e projektit. “Shumë shpejt dyqanet e para të LIDL do të hapen për qytetarët tanë, duke kontribuar në ngritjen e standardeve tregtare dhe duke krijuar qindra vende të reja pune. Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e kushteve të punësimit në vend!”, shkroi Durmishi.…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të frytshëm me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar si një element kyç në rritjen e mirëkuptimit dhe afrimin e institucioneve mes Shkupit dhe Tiranës. “🇲🇰🇦🇱Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve…
Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) – Shkup, mori vendim për vazhdimin e paraburgimit për 48 orë të tjera për katër personat e përfshirë në procedurën për zjarr-vënien në Trubarevë, informuan nga Gjykata Penale- Shkup.
Si pjesë e masave të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për t’i dhënë fund keqpërdorimit të automjeteve zyrtare dhe për të rritur transparencën, qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë përdorimin e paligjshëm, partiak ose privat të këtyre automjeteve në numrin 070 399 050 dhe në adresën elektronike [email protected]. Në vijim është procedura për unifikimin e automjeteve me targa të posaçme, të cilat janë lehtësisht të dukshme dhe dallojnë qartë automjetet zyrtare nga ato private. Drejtori i SOPP-së, Ivica Tomovski, njoftoi dje se deri më tani mbi 500 automjete zyrtare në mbarë vendin janë pajisur…
Në korrik të këtij viti, përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) u paguan 1.022.217.192 denarë (16,5 milionë euro) konsorciumit “Behtel dhe Enka”, kontraktor i pjesëve të autostradës në korridoret 8 dhe 10d (Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir). Sipas Raportit nga mbikëqyrja e progresit të punëve, në korrik kontraktori vazhdoi të kryente punime kryesisht për punime hetimore gjeoteknike, projektim dhe specifikime të autostradës, projektim shpronësimi, aktivitete hetimi të municioneve të pashpërthyera, punime të përkohshme për menaxhimit të trafikut dhe punime mobilizimi dhe aktivitete ndërtimi kryesisht për punime tokësore, drenazh dhe konstruksione. Aktivitet ka për seksionet Tetovë-Gostivar (18 kilometra), Gostivar-Bukojçan…

