Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e realizoi takimin e parë protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson, nga ku u bisedua për mbrojtjen e mjedisit me fokus të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e synimeve ambicioze klimatike, transmeton Portalb.mk. “Në takim u shkëmbyen informacione për aktivitetet e kryera në përputhje me konkluzionet e Konferencës së vitit të kaluar të Palëve të UNFCCC, COP 26, që u mbajt në Glasgov nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkuar. Natyrisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen vendet përpara COP 27 të ri, i cili…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar, në takimin ministror të ministrave të mbrojtjes të mbajtur në Bruksel, NATO-ja i dorëzoi Maqedonisë listën e pajisjeve ushtarake që do të nevojiten për Ukrainën, njoftoi sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Për momentin, Maqedonia nuk ka marrë vendim të ri për dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, por në konsultim me Shtabin e Përgjithshëm, nëse do të ketë mundësi të plotësohen disa nga nevojat, do të bëhet. “Javën e kaluar në Bruksel u mbajt një takim ministror i ministrave të mbrojtjes. Ndërkohë, ka pasur edhe një seancë kushtuar Ukrainës, si qendër e ngjarjeve në këtë periudhë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara kryer 598 teste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të reja me COVID-19. Nga numri total i rasteve pozitive (34), janë regjistruar 9 riinfeksione. Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (72 vjeç) dhe Prilepi (77 vjeç). Një person ka humbur jetën në shtëpi dhe një në spital. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej…

Lexo më Shumë

Më 19 tetor, Ambasadori i Japonisë, H.E. Sawada Hironori, së bashku me zonjën Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e presidentit Pendarovski, morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të GGP projektit në Institutin për Shëndet Publik (ISHP) Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup. Ceremonia u organizua nga dr. Silvana Filipova, drejtoreshë e ISHP Entit për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup, në shenjë falënderimi për donacionin. Përmes këtij projekti, Japonia i mundësoi Entit për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup të pajiset me sistem biofeedback, dorezë inteligjente, pajisje vocaStim Master dhe tabelë…

Lexo më Shumë

Për shkak të borxheve të grumbulluara dhe kamatës ndëshkuese kryesisht për energjinë elektrike, përmbaruesit ua marrin qytetarëve një të tretën e pagës. Kështu, borxhi fillestar rritet deri në dhjetëfish duke i bë qytetarët borxhlinj të përjetshëm. Avokati i Popullit Naser Ziberi deponoi iniciativë në Qeveri për ndryshime ligjore e cila mes tjerash parasheh që kamata ndëshkuese të ndalojë të rrjedhë kur shuma e interesit të arritur do të arrijë shumën e borxhit kryesor. “Në Ligjin mbi Marrëdhëniet Detyrimore të shtohet një nen i ri në të cilin do të thuhet: Interesi ndëshkues do të ndalojë të rrjedhë kur shuma e…

Lexo më Shumë

Reformat në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës janë larg nga përfundimi, sipas ambasadorit evropian David Geer. Sipas tij, procesi i integrimit në BE, i cili tani po merr vrull pas hapjes së negociatave dhe sjell kërkesa shtesë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duhet të përdoret për t’i çuar ato përpara. “Duhen përpjekje dhe vullnet shtesë nga ana e Qeverisë, Parlamentit dhe partive politike dhe palëve të tjera të interesit, jo vetëm për shkak të procesit të negociatave me BE-në, por mbi të gjitha për shkak të interesave të qytetarëve”, tha Geer në…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht investon në arsimin inkluziv. Ndërtimi i sistemit arsimor më të mirë nënkupton ofrimin e mundësive për çdo fëmijë, sipas potencialit të tij, në përputhje me njohuritë dhe aftësitë që i nevojiten për të qenë pjesëmarrës i rëndësishëm dhe aktiv në jetën shoqërore. Për këtë qëllim janë përzgjedhur 118 shkolla fillore, nga të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilat do të realizohen intervenime për përmirësimin e aksesit deri te dhe në objekte, si dhe për përmirësimin e kushteve higjenike -sanitare. Ekipi i Ministrisë së bashku me ekspertë, në bazë të…

Lexo më Shumë

Dje (18-tetor) në ora 17:45 në SPB Tetovë është raportuar se më pak se një orë më herët në Pallçisht të Epërm të Tetovës personi H.Q.(40) nga ky fshat, pas një debati të mëparshëm verbal me babain e H.Q dhe disa persona të tjerë, në fshat është sulmuar fizikisht nga 55-vjeçari Z.I. nga Palçishti i Poshtëm. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (18-tetor) rreth orës 20:00, në SPB Tetovë është paraqitur 62-vjeçarja R.M., shtetase e Gjermanisë, e cila një ditë më parë në orën 21:20 është denoncuar nga një 60-vjeçare nga Tetova, përndryshe motra e saj, se në banesën ku banonte në Tetovë, R.M. e ka sulmuar fizikisht. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe gjatë ditës për të do të përgatitet parashtresa përkatëse me të cilën do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Lexo më Shumë

“NDRYSHIMET NË PJESËN E PAGESËS SË INTERESIT NË PROCESIN E PËRMBARIMIT” Avokati I Popullit, Naser Ziberi, njoftoi se në Qeverinë e RMV-së do të dorëzojë nisma për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie detyrimore dhe ligjet për përmbarim. Ndryshimet kanë të bëjnë për pjesën e pagesës së kamatave në procesin e përmbarimit. Avokati I Popullit propozon që interesi apo kamata ndëshkuese nuk mund të jetë më e lartë se borxhi bazë, respektivisht se ndryshimet duhet të rezultojnë me atë se kur kamata të mbërrijë borxhin kryesor I njëjti të ndërpritet. Nevojën për ndryshime, Avokati I Popullit Naser Ziberi e ilustroi me…

Lexo më Shumë

Qeveria, gjykatat, Kuvendi, presidenti i shtetit, EMV dhe MEPSO në muajin shtator të këtij viti kanë kursyer gjithsej 20 përqind rrymë elektrike, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas analizës që sot e prezantoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nëse merren parasysh të dhënat konsumatore vetëm nga ndërtesat administrative të ministrive, presidentit të shtetit, Kuvendit, Qeverisë, EMV-së dhe MEPSO-s, kursimi i energjisë elektrike arrin në 25 përqind. Njëkohësisht, gjashtë subjekte kanë ulur konsumin e energjisë në muajin shtator, por nuk kanë arritur kursime prej 15 për qind sipas detyrimeve, ndërsa subjektet e mbetura kanë realizuar kursime…

Lexo më Shumë