Author: Hamdi Kumanova

“MË NXJERRI DHE MË SHTYU JASHTË, RREZIKOHEM TË MBES NË KARROCË” 33 vjeçari Marko Josifovski vuan nga një formë e rëndë të hemofilisë. Një javë më parë shkoi në Klinikën e Transfuziologjisë për të marrë dokument i cili do të dëshmon se nuk ka ilaç për sëmundjen e tij. E në vend se të merr ilaçin u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga drejtori i Klinikës Venko Stomnaroski. “Filloi të më tërheq, të më nxjërr nga spitali dhe më thot se nuk mund të hyjë brenda, une thoja se unë guxoj të hyjë brenda dhe se ky institucion duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Të mërkurën pas orës 12:00 qytetarët bëjnë mirë të mendojnë një alternativë tjetër, përveç transportit publik, për të lëvizur nëpër kryeqytet, sepse autobusët mund të fikën dhe të parkohen para qeverisë, pasi të punësuarit hidhen në grevë për shkak të borxhit që pushtetit qendror i ka Ndërmarrjes për Transport Publik. Nga Qyteti i Shkupit kërkojnë që Qeveria urgjentisht të shlyej borxhin që ndërmarrja të ketë para për pagat e të punësuarve, shumë e cila do të mbulojë vetëm rrogat për shtatorin dhe tetorin. Shpenzimet mujore për rrogat arrijnë deri në 65 milion denarë. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ambasadës së saj në Sofje, dërgoi Notë proteste, përmes së cilës shprehu pakënaqësinë e thellë për deklaratat e fundit publike të deputetit të Parlamentit Evropian dhe bashkëkryetarit të partisë politike VMRO- BND, Angell Xhambaski. “Xhambaski në më shumë raste ka shprehur pretendime irredentiste dhe territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka fyer rëndë reputacionin e përfaqësuesve të lartë shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke shprehur kërcënime dhe ofendime të rënda, duke cenuar dinjitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj,…

Lexo më Shumë

Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NQP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Qarkullim Publik. Më tej thuhet se gjendja në të cilët ndodhet NQP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin…

Lexo më Shumë

Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres-konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. “Ja sot këtu paralajmëroj se në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas ashtu siç është premtuar”,deklaroi Arsovska. Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet. Ndryshe Arsovska para se të merrte postin e kryetares së komunës premtoi se kaosi i trafikut në Shkup do të jetë një…

Lexo më Shumë

“Profiterët e krizës” që përfitojnë nga rritja e çmimeve duhet që të dënohen dhe t’u konfiskohet fitimi i padrejtë. Këtë e deklaroi sot rektori i UEJL-së, akademik Abdylmenaf Bexheti, gjatë panelit të diskutimit me temë “Kriza Energjetike dhe Inflacioni”, ku mori pjesë edhe ish kryeministri Zoran Zaev, në cilësinë e bisnesmenit. Bexheti deklaroi se shteti duhet të përforcojë kontrollet e çmimeve bazike të jetesës, pasi siç tha ai, ka disa, siç i quan ai profiter të krizave, të cilët e keqpërdorin këtë krizë dhe i kanë fryrë çmimet shumë. ABDYLMENAF BEXHETI, REKTOR NË UEJL “Evidencat tregojnë se krahasimisht me një…

Lexo më Shumë

Edhe pse është zonë e kontaminuar me arsen dhe metale të tjera të rrezikshme, në Llojan dhe Tabanoc nuk kryen analiza të rregullta laboratorike për prezencën e këtyre helmeve në ujë, tokë dhe ushqim. Në deponinë tek miniera mëparshme në „Llojan” në afërsi të fshatit me të njëjtin emër janë të vendosur 15.000 tona sulfid arseni, ndërsa vetëm 100 metra më larg ndodhet shkolla fillore „Rilindja”. Në afërsi të stacionit të trenit në Tabanoc janë të vendosur edhe qindra tonelata të tjera mbeturina shtesë nga miniera, ndërsa në afërsi direkte të tyre ka shtëpi dhe ara në të cilat mbillen…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhje tematike kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të shënimit të muajit tetor, në nivel botëror, si muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit. Konkluzionet e arritura i referohen vendosjes së kontrollove të detyrueshme shëndetësore, si dhe ofrimit të skriningut mamografik mobil. Është konkluaduar që të obligohet Ministria e Financave që në Buxhetin e vitit 2023 të parasheh mjete për promovimin e parandalimit në këtë fushë dhe përcaktimi i qëllimit specifik të mjeteve duhet të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithashtu, është…

Lexo më Shumë

MITREVSKI: NUK DO TË LEJOJMË QË VMRO-DPMNE TË FUS VENDIN NË KRIZË KUSHTETUESE Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka reaguar sot ndaj prolongimeve të vazhdueshme të seancës së 88 në dy ditët e fundit. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski akuzoi shumicën parlamentare se bllokon punën e Kuvend dhe i bëri thirrje që të fillojnë të sillen me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Në lidhje me votimin e dy gjykatësve kushtetues, që janë në rend dite në këtë seancë parlamentare, Micevski tha se, do të kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës, pasi mënyra e zgjedhjes së…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 teste, ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 15 riinfeksione. Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 9 pacientë të shëruar nga coronavirus. Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Struga (86 vjeç), i cili ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Zoran Zaev, si biznesmen ka marrë pjesë në debatin me studentët në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka folur për krizën energjetike dhe rritjen e inflacionit. Sipas Zaevit, kriza energjetike në të cilën ndodhet sot vendi është rezultat i investimeve të pamjaftueshme në ndërtimin e kapaciteteve energjetike, si në kohën kur ai ishte kryeministër, ashtu edhe në periudhën e qeverive të kaluara. “Si ish-kryeministër ndoshta do të vija bast se TE Oslomej vështirë të vihej në punë. Por ja, të dy turbinat janë duke punuar. Punon Oslomej, punojnë dy blloqet në Manastir, si dhe termocentrali me gaz…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje të ftuar mbrëmë në servisin publik RTVM nuk ka përjashtuar formimin e një shumice të re parlamentare dhe se sipas pretendimeve të tij po negociohet për këtë. “Ashtu siç ata po thonë se po negociojnë për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese, edhe ne kemi të drejtë të punojmë edhe për një mazhorancë të re për të rrëzuar qeverinë. Natyrisht që po punojmë, ka hapa konkretë. Ne thjesht po sigurohemi që të mos ketë një Kastriot të ri. Po bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski. Ai mohoi se ka mosmarrëveshje…

Lexo më Shumë