Ministrja sllovene e Punëve të Jashtme Tanja Fajon është pritur dje në zyrën e kolegut të saj Bujar Osmani në Shkup me nderimet më të larta, por me flamur të gabuar. Në tavolinën mes dy ministrave valonin flamuri sllovak dhe ai maqedonas. Nuk dihet nëse Fajon e ka vërejtur gabimin dhe nëse ka reaguar ndaj kolegut të saj Osmani. Ndryshe, flamujt e dy vendeve janë të ngjashëm. Fillojnë me të bardhë, blu, pastaj të kuqe. Dallimi është në stemën, e cila është kryesisht blu në flamurin slloven, dhe e kuqe në flamurin sllovak. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë Për Punë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (18.10.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejua. Nga MPB thonë se janë sanksionuar 141 drejtues automjetesh. Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 49 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 92 jashtë vendbanimit. “Aksionet e intensifikuara të…
Në qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale në qytetet në të gjithë vendin, nis sot vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, ndërsa deri tani janë regjistruar më shumë se 27 mijë qytetarë. Ministria rikujton se vaksinimi kundër gripit sezonal nuk është i detyrueshëm, por është i dedikuar për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Në takimin e sotëm të skriningut për kapitullin 19, “Punësimi dhe politika sociale”, zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij hyrëse tha se shpërndarja e drejtë e fondeve është pikënisja bazë për politikën sociale të Maqedonia dhe BE-ja dhe se Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe forcimin e dialogut social. “Strategjia e re Kombëtare e Punësimit 2021-2027, e cila është miratuar me Planin e Veprimit 2021-2023, përfshin politika për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës të denjë, përfshirjen e politikave të tregut të punës dhe…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në ora 20:45 në mes të tri veturave në rrugën kryesore Shtip-Koçan, afër vendit të quajtur udhëkryqi Çifliçka. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, transmeton Portalb.mk. Sipas zëdhënëses së SPB-Shtip, Gordana Panajotova, në aksident janë lënduar tre vozitësit që janë përfshirë në aksident. Në mesin e të lënduarve është edhe një grua 30-vjeçare nga Shtipi, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe është shtruar në Qendrën Klinike në Shkup. Zëdhënësja e Spitalit klinik të Shtipit, Marina Shumanska, konfirmoi se mbrëmë në spital është pranuar një grua, e cila menjëherë…
Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Berovë me minus katër gradë, në Manastir dhe Strumicë ishte zero, në Tetovë, Shkup Mavrovë, Demir Kapi një, në Kriva Pallankë, Prilep dhe Shtip janë matur dy gradë, Gjevgjeli katër, Ohër pesë, dhe në Krushevë, Dojran dhe Kodër të Diellit shtatë gradë. Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit edhe erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Në fund të ditës nga veriu vranësirat do të rriten. Temperatura maksimale do të jetë në interval…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se transporti publik dhe funksionimi i Ndërrmarjes Transportuese Publike (NTP) Shkup, janë para kolapsit për shkak paaftësisë, tenderëve dhe provizioneve të kuadrove të VMRO-DPMNE-së. “Jo vetëm që nuk ka autobusë të rinj, jo vetëm që nuk ka transport falas, por Shkupit i kanoset situata që fare të mos ketë transport publik, diçka që deri tani nuk ka ndodhur kurrë. Dhe e gjithë kjo për shkak pushtetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së dhe kryetares të cilën ata e promovuan, e mbështetën dhe të cilën e zgjodhën në krye me medarin Hristijan Mickoski, këtu është faji për…
Paga për muajin shtator ose ndërprerje të punës. Ky është mesazhi i punonjësve të Postës së Maqedonisë, të cilët nga sot nisin me ndërprerje paralajmëruese të punës prej gjysmë ore. Ndërprerjet paralajmëruese, thonë punonjësit, do të bëhen gjatë pauzës gjysmë ore për të mos dëmtuar përdoruesit e shërbimeve të tyre, por nëse nuk paguhen ata paralajmërojnë protesta edhe para Qeverisë. Greva e radhës tashmë është planifikuar për 29 tetor. Posta e Maqedonisë ka 2000 njerëz të punësuar.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 36 vjeçarin D.U. nga Struga. Sipas njoftimit të MPB-së gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar dy bomba dore, dy predha me kalibër të ndryshëm, një pushkë ajrore “Gamon” një qese me marijuhanë dhe lëndë të tjera, shkruan Alsat. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë të Strugës dhe pas konsultimeve me Prokurorin publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritën padi adekuate. /Alsat.mk
Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe nëpër disa lugina të vendit me mjegull, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 25 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në disa pjesë të luginës në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2,…
Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që deri në fund të muajit të publikojë konkurs në të cilin, nxënësit e shkollave të mesme do të aplikojnë për marrjen e bursave. Gjithashtu Qeveria ka caktuar numrin e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23. Siç njoftojnë nga Qeveria vlera e bursave për shumicën e kategorive do të jetë 3 500 denarë në muaj, për nxënës të talentuar – sportistë; nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike; nxënës të talentuar në fushën e arteve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për…
Në adresën elektronike të Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) “Shkupi” është dërguar njoftim se do të vendoset bombë në autobusin e tyre. Për shkak të kësaj, të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi. Nga kompania konfirmojnë për sdk.mk, se kanë marrë një email kërcënues mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes, sapo është parë të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi dhe rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Qyteti është në kaos që nga mëngjesi i sotëm. Pasagjerët presin me orë të tëra autobusët në stacione dhe nuk arrijnë dot në vendet e punës. Ngasin vetëm transportuesit privatë, por…

